LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“PD mori goditje të fortë me përjashtimin e Topallit”/ Bushati: Basha u soll shumë keq

26 Janar 2021, 21:08, Aktualitet CNA
“PD mori goditje të fortë me përjashtimin e

Dy analistët e njohur, Baton Haxhiu dhe Andi Bushati parashtruan në emisionin ?Shock? në Euroneës Albania argumentet e tyre për synimet dhe aleancat e mundshme, që Jozefina Topalli mund të ketë në politikën shqiptare.

Përballë gazetares Bruna Çifligu, z. Haxhiu tha se me ridaljen në skenën politike ish-kryeparlamentarja në qeverinë Berisha së pari i shërben qëllimit të saj, ndërsa e përjashtoi mundësinë e një bashkëpunim të mundshëm me Partinë Socialiste.

?Jozefina është me veten së pari dhe pastaj është kundër përjashtimit dhe kundër PS. Është kundër përjashtimi për arsye se një lidere si Jozefina nuk përjashtohet nga partia, por i gjendet mënyra për ta nderuar. Nuk mund të jetë me Ramën, se po të ishte me Ramën do të ishte në listën e tij. Po të ishte me Ramën do kishte postin e lartë. Ajo i ndihmon më shumë momentit të saj dhe kthimit te hakmarrja për faktin që i ka ndodhur ajo që i ka ndodhur?, tha Haxhiu.

Analisti Bushati thotë se Partia Demokratike me përjashtimin e Jozefina Topallit nga radhët e saj mori një goditje të fortë politike.

?Jam dakord me pjesën që PD është sjellë shumë keq me Topallin. Ajo është në të drejtën e saj dhe ka të gjithë liritë të jetë një aktore politike, sipas forcës që ka. PD u vetëdëmtua duke nxjerrë mënjanë Topallin?, tha Bushati./CNA.al

Lajmet e fundit nga