LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Bushi te Gega, ja kush pritet ta marrë drejtimin e Tiranës

26 Janar 2021, 08:58, Sport CNA
Nga Bushi te Gega, ja kush pritet ta marrë drejtimin e Tiranës

Alban Bushi, Skënder Gega dhe Bledar Devolli. Janë këto tri emrat më të lakuar për stolin e Tiranës vetëm pak orë pas largimit të Nevil Dedes. ?Panorama Sport? zbulon nga burime të sigurta në klubin bardheblu, se presidenca po shqyrton me kujdes kandidatët potencialë që mund të marrin drejtimin e skuadrës në këtë situatë kaotike. Shkarkimi i Emanuel Egbosë dhe ajo që ndodhi dje me Deden, e kthejnë Tiranën dy vite pas, kur ndryshoi tre trajnerë gjatë një sezoni.

ALBAN BUSHI ? Nuk është hera e parë që trajneri i Kombëtares U-21 përflitet për të marrë drejtimin e Tiranës. Ai ka qenë një opsion serioz për Halilin që në momentin kur u shkarkua Emanuel Egbo. Megjithatë, Bushi vendosi të vazhdonte deri në fund kontratën me FSHF-në si trajner i Shpresave. Megjithatë, tani nuk ka ende një konfirmim zyrtar nëse do të vazhdojë me U-21 edhe në edicionin e radhës.

SKËNDER GEGA ? Pak javë më parë u largua nga Kukësi, ndërsa në sezonin 2018- 2019 shpalli kampion Partizanin pas 26 vitesh. Gega është aktualisht pa skuadër dhe një ?flirt? me Tiranën ka pasur edhe pak muaji pasi u largua nga të kuqtë në verën e vitit 2019. Tashmë dëshira e presidentit Halili mund të bëhet realitet me Gegën në pankinë. 57- vjeçari iku shumë shpejt nga Kukësi prej rezultateve të dobëta, edhe pse skuadrën e kishte ndërtuar vetë, duke bërë ndryshime rrënjësore.

BLEDAR DEVOLLI ? Ridel në skenë si kandidat për drejtimin e bardhebluve. Trajneri gjirokastrit ka lënë shumë mbresa në periudhën kur ka drejtuar të rinjtë e klubit bardheblu. Halili e njeh mirë dhe
mësohet se njerëz të besuar të presidentit e kanë kontaktuar pak orë pas largimit të Dedes. Devolli është aktualisht trajner i Drenicës në Kosovë, por nëse Tirana insiston për ta bindur, gjasat janë që 43-vjeçari të prishë kontratën. Pak ditë më parë refuzoi stolin e Kukësit.

Lajmet e fundit nga