Connect with Us

Merret vendimi/ Gjykimi në Senat ndaj ish-Presidentit Trump më 9 shkurt

Bota

Merret vendimi/ Gjykimi në Senat ndaj ish-Presidentit Trump më 9 shkurt

Publikuar

-

Merret vendimi/ Gjykimi në Senat ndaj ish-Presidentit Trump më 9 shkurt

Ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve depozituan në Senat akuzën ndaj ish-Presidentin Donald Trump për nxitje të sulmit të dhunshëm ndaj Kapitolit, gjatë fjalimit para mbështetësve të tij më 6 janar.

Nëntë demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët do të shërbejnë si prokurorë në procesin gjyqësor që do të zhvillohet në Senat, dorëzuan akuzën e shkruar duke përshkruar fillimisht të njëjtën rrugë që ndoqi turma e mbështetësve të zotit Trump ndërsa përleshej me policinë.

Me sjelljen e tij ndërsa ishte President i Shteteve të Bashkuara, në shkelje të betimit të bërë ndaj Kushtetutës për besnikëri në zbatimin e detyrës së Presidentit, si dhe për mbrojtjen dhe garantimin e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, Donald John Trump u përfshi në shkelje të rënda ligjore e kundërvajtje duke nxitur dhunë kundër qeverisë së Shteteve të Bashkuara“, tha Jamie Raskin, ligjvënësi demokrat i cili kryeson grupin e ligjvënësve që do të shërbejnë si prokurorë të çështjes së ngritur ndaj ish-Presidentit.

Senati pritet ta nisë gjykimin më 9 shkurt. Udhëheqësit e Senatit ranë dakord ta shtyjnë fillimin e procesit gjyqësor ndaj zotit Trump, duke i dhënë kësaj dhome më shumë kohë për t’u përqëndruar tek axhenda legjislative e Presidentit Joe Biden si dhe miratimi i anëtarëve të Kabinetit të tij përpara se të shndërrohet në një arenë debati politik rreth ish-presidentit. Ekipi mbrojtës i zotit Trump do të paraqesë një përgjigje me shkrim ndaj akuzës më 2 shkurt.

100 senatorët do të shërbejnë si anëtarë të jurisë gjatë një procesi që mund të rezultojnë në skualifikimin e zotit Trump nga çdo mundësi për të kandiduar sërisht për postin e presidentit. Gjatë votimit për ngritjen e zyrtarisht të akuzës ndaj zotit Trump më 13 janar, demokratëve iu bashkuan edhe dhjetë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve. Ngritja e akuzave nxiti reagimin e republikanëve që mbështesin zotin Trump.

Denoncova dhunën politike që vjen nga çdo kah i politikës. Por mos gaboni, e majta në Amerikë ka nxitur shumë më shumë dhunë politike sesa e djathta. Për muaj me radhë, qytetet tona u dogjën, stacionet e policisë u dogjën, bizneset tona u shkatërruan dhe demokratët nuk thanë asgjë! Tashmë disa kanë permendur metaforën se ishte presidenti që ndezi dhunën. Por demokratët e lanë flakën dhe zjarrin të digjej…!, tha ligjvënësi republikan i Floridës Matt Gaetz.

LEXO EDHE:  Gjermania, me Francёn pёr BE, me SHBA pёr armёt atomike?

Që Senati të marrë një vendim për fajësimin e ish-presidentit Trump, do të duhen votat e 2/3 së anëtarëve të Senatit, thënë ndryshe demokratët do të kenë nevojë për mbështetjen e 17 republikanëve të kësaj dhome, një gjë që duket e vështirë duke pasur parasysh besnikërinë e vazhdueshme ndaj zotit Trump mes bazës konservatore të votuesve të Partisë Republikane.

Zakonisht seancat gjyqësore në Senat drejtohen nga kryetari i Gjykatës së Lartë. Por nisur nga fakti se procesi do të zhvillohet ndaj një ish-Presidenti, gjykimi në Senat pritet të udhëhiqet nga anëtari më jetëgjatë i kësaj dhome të Kongresit dhe ai është demokrati Patrick Leahy.

Zoti Trump është i vetmi president ndaj të cilit janë ngritur dy herë akuza për shkarkim nga Dhoma e Përfaqësuesve. Tashmë ai do të jetë gjithashtu i pari që do të përballet me një gjykim në Senat pas largimit nga detyra më 20 janar. Sipas gjetjeve të një sondazhi të agjencisë Reuters dhe kompanisë Ipsos publikuar të premten një shumicë e vogël amerikanësh besojnë se zoti Trump duhet të fajësohet e të ndalohet të mbajë funksione publike. Përgjigjet ishin pothuajse tërësisht në linja partiake, me nëntë në 10 demokratë që ishin pro fajësimit të zotit Trump të dënuar dhe me më pak se dy në 10 republikanë që ishin në të njëjtën linjë. Zoti Trump ka thënë se ai mund të rikandidojë në zgjedhjet presidenciale të 2024. Por fati i tij mund të varet nga kreu u republikanëve në Senat Mitch McConnell, pozicioni i të cilit ka të ngjarë të ndikojë tek republikanët e tjerë. Këtë javë zoti McConnell tha se turma që sulmoi Kapitolin ishte “ushqyer me gënjeshtra” dhe se ishte “provokuar nga presidenti e njerëz të tjerë të fuqishëm”./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Bota

Izraeli i shqetësuar për një marrëveshje të re me Iranin

Publikuar

-

Nga

Izraeli i shqetësuar për një marrëveshje të re me Iranin

Administrata e Presidentit Biden dhe zyrtarët evropianë vazhdojnë përpjekjet për të rihapur negociatat me Iranin në lidhje me një marrëveshje të re bërthamore, pavarësisht refuzimit të Iranit për të biseduar me Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë, siç raporton Linda Gradstein për Zërin e Amerikës nga Jeruzalemi, tensionet në rajon po rriten.

Tensionet midis Izraelit dhe Iranit janë rritur pas një sulmi ndaj një anijeje në pronësi të Izraelit dhe hakmarrjes së Izraelit ndaj objektivave iraniane në Siri. Udhëheqësit ushtarakë të Izraelit paralajmërojnë se ata do të veprojnë kundër të gjitha kërcënimeve të terrorizmit dhe zhvillimit të armëve bërthamore.

Përshkallëzimi vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe evropianët punojnë për të rifilluar negociatat me Iranin për një marrëveshje bërthamore. Izraeli kundërshtoi me forcë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 dhe përshëndeti ish-Presidentin Trump për tërheqjen nga marrëveshja.

Sanksionet që rivendosi ish-Presidenti Trump kanë dëmtuar ekonominë e Iranit, por jo programin e tij bërthamor. Irani ka vazhduar të pasurojë uranium, shumë më tepër sesa ishte lejuar sipas marrëveshjes bërthamore, thotë Izraeli, si dhe u ka vendosur kufizime inspektorëve të Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA).

“Nga pikëpamja izraelite është shumë e qartë. Është një marrëveshje shumë e keqe që u lejoi iranianëve të vazhdojnë me sistemin e tyre të pasurimit (të uraniumit). Tani ata kanë centrifuga shumë më të mira sesa kishin para marrëveshjes. Perëndimi i diellit është shumë pranë – mendoj se në vitin 2025 ata fillojnë të kthehen në normalitet dhe për shtatë vjet do të kenë të gjithë legjitimitetin për të vazhduar me projektin bërthamor”, thotë Yaakov Amidror, nga Instituti Hebre për Sigurinë Kombëtare të Amerikës.

Por disa zyrtarë të ushtrisë dhe zbulimit izraelit kanë shprehur mbështetjen për një kthim të Shteteve të Bashkuara në marrëveshjen bërthamore të Iranit, në kundërshtim me politikën e qeverisë izraelite.

LEXO EDHE:  Nga Ilir Babaramo/Për trampistët e Tiranës dhe të djathtët që lajnë pjata në Detroit

LEXO EDHE:  Nga Ilir Babaramo/Për trampistët e Tiranës dhe të djathtët që lajnë pjata në Detroit

“Unë nuk mendoj se mund t’i besojmë Iranit, por kjo është arsyeja pse ka një marrëveshje. Dhe ka vëzhgues, vëzhgues të OKB-së. Dhe unë u besoj aftësive të zbulimit të Shteteve të Bashkuara dhe të Izraelit për të parë nëse iranianët do ta zbatojnë marrëveshjen”, thotë deputeti Omer Bar Lev.

Disa analistë ushtarakë izraelitë thonë se përpjekja e Iranit për armë bërthamore është pjesë e politikës së tij më të gjerë të jashtme.

“Irani në thelb po përdor një mega-strategji për t’u bërë një superfuqi rajonale, mbase një superfuqi globale. Së pari duke zhvilluar aftësitë bërthamore dhe së dyti, hegjemoninë në Lindjen e Mesme përmes mbështetjes së grupeve terroriste dhe të gjitha aktiviteteve të tyre në Irak, Siri, Liban dhe Jemen”, thotë Amos Jadlin, nga Instituti për Studime të Sigurisë Kombëtare.

Ndërsa tensionet rajonale rriten, Shtetet e Bashkuara sulmuan gjithashtu objektivat e mbështetur nga Irani në Siri, përdorimi i parë i forcës ushtarake nga Presidenti Biden./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova mund t’i përfitojë vaksinat përmes COVAX-it deri në maj

Publikuar

-

Nga

Kosova mund t'i përfitojë vaksinat përmes COVAX-it deri në maj

Skema e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVOX, përmes së cilës pritet të shpërndahen vaksinat për koronavirus në vendet e varfra, ka bërë të ditur se Kosova mund të furnizohet me këtë vaksinë deri në muajin maj.

Sipas Faik Hotit, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë, në përditësimin e fundit të kësaj skeme, për raundin e parë të ndarjes së vaksinave, periudha kohore e shpërndarjes së vaksinave në Kosovë është nga shkurti deri në maj të këtij viti.

Në dërgesën e parë përmes COVAX-it, Kosova do të përfitojë 100,800 doza të vaksinës së prodhuar nga kompania AstraZeneca.

LEXO EDHE:  Vreri i demokratëve, do të sjellë rizgjedhjen në detyrë të Donald Trumpit

LEXO EDHE:  Vizat në SHBA/ Ambasada këshillon qytetarët shqiptarë: Sigurohuni që…

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj kanë thënë në vazhdimësi se në muajin shkurt do të arrijë vaksina në Kosovë, por kjo gjë ende nuk ka ndodhur.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, në fillim të muajit janar, pati njoftuar se ka marrë konfirmim nga kompania amerikane, Pfizer, për sigurimin e 535,000 vaksinave kundër koronavirusit.

Mirëpo zyrtarë të kësaj kompanie i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ende janë në diskutime me Qeverinë në detyrë të Kosovës për furnizim me vaksina./rel

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Bilanci i 24 orëve në Kosovë/ Tetë viktima dhe rreth 500 të infektuar nga Covid

Publikuar

-

Nga

Shërbeu për 48 vite me radhë si pneumologe/ Humb betejën me koronavirusin një tjetër mjeke

Gjatë 24 orëve të fundiot në Kosovë, tetë persona kanë humbur betejën me Covid.

Nga 2,886 testime të realizuara, 488 persona rezultuan pozitivë për Covid-19. Gjithashtu Instituti i Shëndetit Publik raportoi se 270 persona janë shëruar nga kjo sëmundje gjatë 24 orëve të fundit.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet e këtij vendi kanë regjistruar 70.185 persona të infektuar me këtë virus, prej tyre 1.616 kanë humbur jetën./CNA.al

LEXO TE PLOTE