Connect with Us

Merkel fton Bidenin për vizitë në Gjermani

Bota

Merkel fton Bidenin për vizitë në Gjermani

Publikuar

-

Merkel fton Bidenin për vizitë në Gjermani

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel e ka ftuar Presidentin amerikan, Joe Biden për një vizitë në Gjermani, sapo këtë ta lejojë situata e pandemisë. Ftesën e bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, pas një telefonate të hënën të kancelares gjermane me Presidentin e ri të SHBA.

Sipas qeverisë gjermane, Merkeli i transmetoi Presidentit Biden se Gjermania është e gatshme që për të përballuar detyrat ndërkombëtare të marrë përsipër përgjegjësi, së bashku me partnerët evropianë dhe transatlantikë. Tema të tjera të bisedës u fokusuan në politikën e jashtme, kryesisht në gjendjen në Afganistan dhe në Iran, si dhe në politikën tregtare dhe ndaj klimës. Merkeli përshëndeti edhe vendimin që SHBA do të kthehen në Marrëveshjen e Klimës së Parisit.

SHBA: Kina, Rusia dhe Ballkani Perëndimor – prioritete të përbashkëta

Qeveria e SHBA bëri të ditur në një deklaratë se Bideni i përcolli Merkelit dëshirën e tij për t’i forcuar marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe SHBA. Bideni shprehu synimin e tij për ta rigjallëruar aleancën transatlantike, në këtë kuadër edhe marrëdhëniet me NATO-n dhe me BE.

Partneritetin transatlantik Presidenti Biden e quajti “gur themeli i sigurisë sonë kolektive dhe vlerave të përbashkëta demokratike”. Merkel dhe Biden ranë dakord më tej edhe për rëndësinë e bashkëpunimit global.

Në deklaratën e qeverisë amerikane thuhet se liderët ranë dakord që të bashkëpunojnë për prioritete të përbashkëta të politikës së jashtme, si Afganistani, Kina, Irani, Rusia, Ukraina dhe Ballkani Perëndimor.

Vëzhguesve në mediat gjermane u tërheq vëmendjen fakti që telefonata e Presidentit Biden me kancelaren Merkel u zhvillua pasi ai kishte telefonuar të shtunën me kryeministrin britanik, Boris Johnson dhe të dielën me Presidentin francez, Emmanuel Macron.

Radha e telefonatave të Bidenit ngre pyetje

I pyetur se a duhet parë si shenjë jo pozitive për marrëdhëniet dypalëshe kjo radhë telefonatash, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas u shpreh: “Mund ta shikojmë si të tillë, por nuk jemi të detyruar ta shohim si të tillë. Besoj se për ne ka rëndësi thelbësore, se me cilat tema përballemi. Dhe këtu unë kam shumë besim se ndodhemi para shansesh të mëdha dhe se varet nga ne, se çfarë do të bëjmë me to.”

Pas sjelljes shokuese për shumë vëzhgues të ish-Presidentit Trump me Gjermaninë, i cili e kishte Gjermaninë shënjestër të preferuar për çështje nga më të ndryshmet, që nga tepricat në buxhet e deri në shpenzimet ushtarake të Gjermanisë, ndërrimi i administratës në Uashington u prit në Berlin me kënaqësi.

Por që në krye, politikanët gjermanë paralajmëruan se çështje të caktuara do të vazhdojnë të mbeten për diskutim me SHBA.

Në konferencën e shtypit që mbajti të enjten (21.01.) kancelarja Merkel tha se është e natyrshme që Gjermania dhe SHBA të mos jenë të të njëjtit mendim për çdo gjë.

“Mos mendoni se që prej nesër do të jetë vetëm harmoni midis nesh”. “Do të ketë edhe diskutime, si t’i bëjmë më mirë gjërat për vendet tona”.

Kancelarja gjermane kujtoi faktin se “Joe Biden përfaqëson interesat e SHBA, kurse unë përfaqësoj interesat e RFGJ”. Në këtë kuadër Merkeli tha se ishte ndeshur me Bidenin kur ai ishte zëvendëspresident për kuptimin e shitjes së disa lloje armësh Ukrainës.

LEXO EDHE:  Vota e Shqipërisë kundër SHBA-ve në OKB/ Reagon Ministria e Jashtme

Merkel: Edhe SHBA kanë blerë naftë nga Rusia

E pyetur për sanksionet amerikane për gazsjellësin Nordstream 2, kancelarja Merkel kujtoi faktin se edhe SHBA kanë blerë naftë nga Rusia.

Kancelarja gjermane theksoi se “nuk kishte ndryshuar” qëndrim për Nord Stream 2, “në kuptimin që të them se projekti nuk duhet të ekzistojë”.

Por ajo tha se dëshironte të diskutonte gjerësisht me SHBA marrëdhëniet energjetike të Evropës me Rusinë. Për këtë duhej vendosur “gjithçka në tryezë”.

“Ne duhet të flasim për atë se cilat marrëdhënie ekonomike me Rusinë në sektorin e gazit janë të pranueshme dhe cilat nuk janë,” tha Merkel. “Ne duhet të flasim se a nuk do të kemi më tregti me Rusinë në fushën e gazit, ose cili nivel i varësisë është i tolerueshëm”, tha kancelarja Merkel.

Kina dhe marrëveshja e investimeve me BE

Marrëdhëniet me Kinën janë fusha tjetër e përplasjes midis BE dhe SHBA. Për marrëveshjen për investimet reciproke mes BE dhe Kinës këmbënguli veçanërisht Gjermania, gjatë Presidencës në BE. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA, Jake Sullivan i bëri thirrje BE të mendohej dy herë para se ta nënshkruajë marrëveshjen me Kinën. Sipas medieve gjermane, bashkëpunëtorët e Bidenit qenë përpjekur ta pengonin arritjen e kësaj marrëveshjeje.

Uashingtoni dhe Berlini presin nga njëri-tjetri

Radha e telefonatave të Presidentit Biden mund të shihet si veprim taktik, për ta nxitur Berlinin të përparojë në fushat ku është shprehur i gatshëm, ose për t’u afruar me qëndrimet amerikane.

Në telefonatën me Presidentin Macron, Presidenti Biden e quajti Francën “aleatin më të vjetër”. Por kjo nuk do të thotë se Uashingtoni nuk e di se cili është shteti më i madh, prej të cilin formësohen vendimet në Bashkimin Evropian. Rrethana që ministri i ri i Jashtëm i SHBA, Anthony Blinken ka studiuar dhe punuar në Paris në rininë e tij mund të nxisë afëri me Francën, por ka pak gjasa ta bëjë administratën Biden që për Evropën të trokasë në radhë të parë në Paris: kjo vetëm do ta ndërlikonte komunikimin me Evropën.

Sipas një sondazhi të Institutit Gallup, vetëm 6 përqind e gjermanëve kishin në fund të vitit 2020 mendim pozitiv për performancën e udhëheqjes amerikane. Kaq pak SHBA i vlerësonte vetëm Irani. Kjo shpjegohet me shmangien e vazhdueshme nga normat diplomatike ndaj Gjermanisë të administratës së Trumpit. Administrata Biden ka në këtë drejtim potencial përmirësimi./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Bota

Izraeli i shqetësuar për një marrëveshje të re me Iranin

Publikuar

-

Nga

Izraeli i shqetësuar për një marrëveshje të re me Iranin

Administrata e Presidentit Biden dhe zyrtarët evropianë vazhdojnë përpjekjet për të rihapur negociatat me Iranin në lidhje me një marrëveshje të re bërthamore, pavarësisht refuzimit të Iranit për të biseduar me Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë, siç raporton Linda Gradstein për Zërin e Amerikës nga Jeruzalemi, tensionet në rajon po rriten.

Tensionet midis Izraelit dhe Iranit janë rritur pas një sulmi ndaj një anijeje në pronësi të Izraelit dhe hakmarrjes së Izraelit ndaj objektivave iraniane në Siri. Udhëheqësit ushtarakë të Izraelit paralajmërojnë se ata do të veprojnë kundër të gjitha kërcënimeve të terrorizmit dhe zhvillimit të armëve bërthamore.

Përshkallëzimi vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe evropianët punojnë për të rifilluar negociatat me Iranin për një marrëveshje bërthamore. Izraeli kundërshtoi me forcë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 dhe përshëndeti ish-Presidentin Trump për tërheqjen nga marrëveshja.

Sanksionet që rivendosi ish-Presidenti Trump kanë dëmtuar ekonominë e Iranit, por jo programin e tij bërthamor. Irani ka vazhduar të pasurojë uranium, shumë më tepër sesa ishte lejuar sipas marrëveshjes bërthamore, thotë Izraeli, si dhe u ka vendosur kufizime inspektorëve të Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA).

“Nga pikëpamja izraelite është shumë e qartë. Është një marrëveshje shumë e keqe që u lejoi iranianëve të vazhdojnë me sistemin e tyre të pasurimit (të uraniumit). Tani ata kanë centrifuga shumë më të mira sesa kishin para marrëveshjes. Perëndimi i diellit është shumë pranë – mendoj se në vitin 2025 ata fillojnë të kthehen në normalitet dhe për shtatë vjet do të kenë të gjithë legjitimitetin për të vazhduar me projektin bërthamor”, thotë Yaakov Amidror, nga Instituti Hebre për Sigurinë Kombëtare të Amerikës.

Por disa zyrtarë të ushtrisë dhe zbulimit izraelit kanë shprehur mbështetjen për një kthim të Shteteve të Bashkuara në marrëveshjen bërthamore të Iranit, në kundërshtim me politikën e qeverisë izraelite.

LEXO EDHE:  Gënjeshtra e Republikës së Re për zgjedhjet e parakohshme

LEXO EDHE:  Zgjidhja e konfliktit në Siri/ Fuqitë e mëdha takim të jashtëzakonshëm

“Unë nuk mendoj se mund t’i besojmë Iranit, por kjo është arsyeja pse ka një marrëveshje. Dhe ka vëzhgues, vëzhgues të OKB-së. Dhe unë u besoj aftësive të zbulimit të Shteteve të Bashkuara dhe të Izraelit për të parë nëse iranianët do ta zbatojnë marrëveshjen”, thotë deputeti Omer Bar Lev.

Disa analistë ushtarakë izraelitë thonë se përpjekja e Iranit për armë bërthamore është pjesë e politikës së tij më të gjerë të jashtme.

“Irani në thelb po përdor një mega-strategji për t’u bërë një superfuqi rajonale, mbase një superfuqi globale. Së pari duke zhvilluar aftësitë bërthamore dhe së dyti, hegjemoninë në Lindjen e Mesme përmes mbështetjes së grupeve terroriste dhe të gjitha aktiviteteve të tyre në Irak, Siri, Liban dhe Jemen”, thotë Amos Jadlin, nga Instituti për Studime të Sigurisë Kombëtare.

Ndërsa tensionet rajonale rriten, Shtetet e Bashkuara sulmuan gjithashtu objektivat e mbështetur nga Irani në Siri, përdorimi i parë i forcës ushtarake nga Presidenti Biden./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova mund t’i përfitojë vaksinat përmes COVAX-it deri në maj

Publikuar

-

Nga

Kosova mund t'i përfitojë vaksinat përmes COVAX-it deri në maj

Skema e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVOX, përmes së cilës pritet të shpërndahen vaksinat për koronavirus në vendet e varfra, ka bërë të ditur se Kosova mund të furnizohet me këtë vaksinë deri në muajin maj.

Sipas Faik Hotit, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë, në përditësimin e fundit të kësaj skeme, për raundin e parë të ndarjes së vaksinave, periudha kohore e shpërndarjes së vaksinave në Kosovë është nga shkurti deri në maj të këtij viti.

Në dërgesën e parë përmes COVAX-it, Kosova do të përfitojë 100,800 doza të vaksinës së prodhuar nga kompania AstraZeneca.

LEXO EDHE:  Rivalitetet e mëdha në Shtëpinë e Bardhë, nga Truman tek Trumpi

LEXO EDHE:  Kur produktet kozmetike ishin radioaktive

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj kanë thënë në vazhdimësi se në muajin shkurt do të arrijë vaksina në Kosovë, por kjo gjë ende nuk ka ndodhur.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, në fillim të muajit janar, pati njoftuar se ka marrë konfirmim nga kompania amerikane, Pfizer, për sigurimin e 535,000 vaksinave kundër koronavirusit.

Mirëpo zyrtarë të kësaj kompanie i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ende janë në diskutime me Qeverinë në detyrë të Kosovës për furnizim me vaksina./rel

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Bilanci i 24 orëve në Kosovë/ Tetë viktima dhe rreth 500 të infektuar nga Covid

Publikuar

-

Nga

Shërbeu për 48 vite me radhë si pneumologe/ Humb betejën me koronavirusin një tjetër mjeke

Gjatë 24 orëve të fundiot në Kosovë, tetë persona kanë humbur betejën me Covid.

Nga 2,886 testime të realizuara, 488 persona rezultuan pozitivë për Covid-19. Gjithashtu Instituti i Shëndetit Publik raportoi se 270 persona janë shëruar nga kjo sëmundje gjatë 24 orëve të fundit.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet e këtij vendi kanë regjistruar 70.185 persona të infektuar me këtë virus, prej tyre 1.616 kanë humbur jetën./CNA.al

LEXO TE PLOTE