Showbizz
Linda Rei rrëfen historinë nga fëmijëria/ “Profesori ishte homofob, më detyronte të…”

Linda Rei ka folur për vështirësitë që ka hasur në fëmijërinë e saj. Ajo ka rrëfyer se kur ishte në shkollën 8-vjeçare, kishte një profesor homofob, i cili e detyronte të luante futboll edhe pse ajo nuk pëlqente.
E ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ajo ka rrëfyer të gjithë situatën që i ka ngelur në mendje që nga ajo kohë.
“Unë kam pasur probleme të kundërta kur isha në 8-vjeçare se nuk kam pasur qejf asnjë lloj sporti, por në shkollë kishim fiskulturën dhe në shkollë kisha një profesor homofob. Ai kishte vendosur se s’bën që çunat të luanin futboll dhe vajzat të luanin volejboll. Nuk doja të luaja futboll dhe kisha rrezik të më ngelnin. i thashë dhe mamit, shkuam tek drejtoresha. Nuk kishte si ta zgjidhje këtë gjë. Ti je çun, do luash futboll me zor”, tregon Linda./CNA.al