LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Letra sekrete e 21 janarit/ Prendi rrëfen paralajmërimin për sulm ndaj ish presidentit

26 Janar 2021, 07:21, Kronika CNA
Letra sekrete e 21 janarit/ Prendi rrëfen paralajmërimin për sulm

Ish-komandat i Gradës së Republikës së Shqipërisë, Ndrea Prendi ka folur mbrëmjen e djeshme në ?Opinion? në lidhje me protestën e 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë 4 qytetarë para kryeministrisë.

Prendi u shpreh se për protestën e 21 janarit kishte marrë tre letra me shkrim nga departamenti kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të cilat paralajmëronin situatën që mund të krijohej gjatë protestës. Ish-komandati i Gradës sqaroi se letrat ishin dërguar nga Interpoli gjerman, Departamenti kundër krimit të organizuar si dhe kishin marrë informacion nga burime kofidenciale.

Sipas Prendit, në letrën e parë nga interpoli gjerman ka pasur informacion se organizata terrosite do të organizonte sulme kundër institucionit të Presidentit dhe Kuvendit. Kujtojmë se në 21 janar 2011, Bamir Topi ka qenë në detyrë si president i Republikës dhe sipas Prendit në atë kohë është paralajmëruar sulm ndaj tij.

?Nga Interpol gjermani kemi patur informacion se: Sipas këtij mesazhi informohemi se organizata terroriste do të organizojnë sulme me lëndë kimike kundër instiucionit të Presidentit dhe Kuvendit në disa vende të ndryshme të Europës gjithashu edhe instituionet homologe në Shqipëri?, u shpreh Prendi./CNA.al

Lajmet e fundit nga