Politikë
Kryemadhi flet për betejën me kancerin/ E kam të vështirë të gjej….

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur mbrëmjen e sotme për betejën e saj me kancerin në qafën e mitrës.
Kryemadhi tregoi se ajo është e detyruar që një deri dy herë në vit të marrë serum në gjak, ndërsa rrëfeu një problem që e has gjithmonë.
Ajo deklaroi në emisionin “Real Story” se e ka shumë të vështirë të gjejë një infermier që t’i gjejë asaj venën, pasi theksoi se e shpojnë 10 herë.
“Nëse kam erdhur në këtë drejtim. Nuk e kam thënë asnjëherë, po e them këtu sot. Unë jam një person i kategorizuar me kancerin në qafën e mitrës, që jam operuar. 1-2 herë në vit duhet të marr serum në gjak. E kam të vështirë të gjej infermier në Shqipëri, të më çpojë e gjejë venat pa 10 herë.
Është vetëm një djalë, i cili e ka aftësinë për të gjetur. Nëse ky djali ikën Gjermani, unë do përfundoj 1-2 herë në vit do shpohem në damarët e qafës. Imagjinoni qytetarët e tjerë. Sa të vështirë e kanë qytetarët me COVID-19. Sot duhet infermier, nesër elektricist, hidraulik. Duhen inxhiniera, specialistë. Duhen inxhinierë nafte”, tha kryetarja e LSI-së./ CNA.al