Connect with Us

KQZ nuk lejon kandidimin e Albin Kurtit në zgjedhje/ Abazi: Do ankimojmë në Gjykatën Supreme

Politikë

KQZ nuk lejon kandidimin e Albin Kurtit në zgjedhje/ Abazi: Do ankimojmë në Gjykatën Supreme

Publikuar

-

KQZ nuk lejon kandidimin e Albin Kurtit në zgjedhje/ Abazi: Do ankimojmë në Gjykatën Supreme

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar të certifikojë Albin Kurtin si kandidat për zgjedhjet e 14 Shkurtit për shkak të problemeve me ligjin, por Lëvizja Vetëvendosje nuk dorëzohet.

Kryetari i Qendrës së VV në Shqipëri, tha në emisionin Përballë se vendimi do të ankimohet në gjykatë.

Hapi i radhës është ankesa në Gjykatën Supreme. Ju e nisët emisionin me 14 shkurtin që rastis me ditën e zgjedhjeve, po një gjë ka lidhje me dashurinë. Populli e do Lëvizjen Vetvendosje më shumë se kurrë”, tha Abazi.

Sipas Abazit, refuzimi i Albin Kurtit si kandidat për zgjedhjet në Kosovë është manovër për shkak të përkrahjes masive që ka Vetvendosje nga populli.

LEXO EDHE:  Paralajmëron Berisha/ Opozita po bëhet gati për një 20 shkurt të dytë

Kjo përkthehet edhe në shifra sidomos ato të Diasporës. Ku 40 mijë veta janë regjistruar në zgjedhjet e fundit ato të 2019, ndërkohë mbi 119 mijë janë regjistruar në këto zgjedhje pra mbi trefishi. Për shkak të kësaj përkrahje masive ka një tentativë, po bëjnë manovra nga më të ndryshmet sicc është rasti I vendimit të fundit i institucioneve të kapura në Kosovë”, tha Abazi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Halim Kosova tregon tenderin korruptiv/ Tritani më kërkoi të mbyll sytë

Publikuar

-

Nga

“Nuk ka strategji”/ Shehu leksion qeverisë: Duhet të stimulohen laboratorët

Mjeku Halim Kosova tregoi  mbrëmjen e sotme për një tender korruptiv për një ilaç për leuceminë, q ëish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, i kishte kërkuar të mbyllte sytë.

Kosova tha se Shehu kishte ndërhyrë dhe I kishte dërguar një person në zyrë.

Kur kam qenë ministër është po Tritani që ka ndërhyrë që unë të mbyll sytë për një tender korruptiv, për një ilaç për leuceminë që e kishte çmimin shumë herë më të lartë se në treg. Ky është i joni më tha, për atë personin. Edhe më erdhi personi në zyrë, më tha jo kështu po ashtu, e i thashë: mos më vidh në sistemin shëndetësor sa të jem unë këtu se të gjen belaja”, u shpreh ai në emisionin “Open”.

Gjithahstu mjeku tregoi edhe një episod tjetër që i kisnte ndodhur në kohën kur ishte ministër me Genc Rulin.

LEXO EDHE:  “PD ka humbur shumë nga aleanca me LSI”/ Patozi “i përvishet” Metës: Këneta e partisë së tij po thahet

LEXO EDHE:  Berisha kundër Bashës/ Jozefina Topallit i takon të kandidojë në listat e PD

“Kur kam qenë ministër Shëndetësie më sinjalizuan njëherë për një vjedhje në Gjirokastër, çova një ekip kontrollues dhe personi i parë që më erdhi ishte Ruli, deputeti i parë në listën e PD në atë qark, e më tha ai është njeriu im, po t’i bësh gjë atij ma kë bërë mua. Drejtorit të spitalit të Gjirokastrës domethënë. I thashë stafit mos bëni gjë dhe një javë sa të jetë zgjedhjet se do më thonë mua e ka fajin ky do ma faturojë mua që doli keq në zgjedhje. Dhe një javë pas zgjedhjeve ky drejtori i spitalit dha dorëheqjen”, theksoi Kosova./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklaratat e Halim Kosovës kundër Bashës/ Reagon Kulluri: Të vërteta të dhimbshme

Publikuar

-

Nga

Deklaratat e Halim Kosovës kundër Bashës/ Reagon Kulluri: Të vërteta të dhimbshme

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri, ka reaguar lidhur me deklaratat e Halim Kosovës sonte në ‘Open’ ku nuk e kurseu aspak Lulzim Bashën.

Me tone ironike, Kulluri shkruan se po ta kishte ditur se ish deputeti demokrat do thoshte disa të vërteta të dhimbshme për PD e Lulzim Bashës nuk do kishte folur asnjë fjalë 4 vite për të gjitha abuzimet arbitrare.

“Po ta kisha ditur qe Halim Kosova do thoshte disa te verteta te dhimbshme aq thjeshte per PD e Lulzim Bashes por jo te demokrateve, nuk do kisha folur asnje fjale 4 vite per te gjitha shtremberimet demokratike, abuzimin arbitrar me karrigen e kryetarit te PD, lartesimin e modelit te pazareve mes njerezve te korruptuar dhe medioker patologjik!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berisha është vlerë politike”/ Halim Kosova: Lum kush di të mësojë nga ai

Publikuar

-

Nga

“Berisha është vlerë politike”/ Halim Kosova: Lum kush di të mësojë nga ai

Mjeku i njohur Halim Kosova ka folur me superlativa për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Kosova tha se me Berishën ka raporte shumë të veçanta, ndërsa e cilësoi si një njeri me vlera politike.

Kam raporte shumë të veçanta. Berisha për mua ka qenë shumë i veçantë, se sa vite që e kam pasur pedagog me thonte çohu në dërrasë të zezë dhe mundohej ku të më kapte. Më bënte pyetje të shumta dhe unë që mundohesha si e si ta gjeja diçka derisa ai qeshi dhe më tha: Nuk është shpikur akoma kjo që po kërkon të gjesh ti.

Berisha është një vlerë politike. Lum kush di të mësojë nga ai”, theksoi mjeku në emisionin “Open”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE