Connect with Us

Këndvështrim mbi vaksinën

Shëndeti

Këndvështrim mbi vaksinën

Publikuar

-

Nga: Megi Nasto

Të flasësh sot rreth proçesit të vaksinimit kundër COVID-19 është një temë shumë delikate. Është diskutimi më i gjerë shkencor dhe jo shkencor i këtyre muajve, me shumë këndvështrime dhe të panjohura. Vaksinat në vetvete janë të dobishme. Ato kanë sjellë shumë benefite në dekursin e historisë së shoqërisë njerëzore.

Të prodhuara nga nevoja për të luftuar sëmundjet infektuese, u bënë shkak për zhdukjen, reduktimin dhe menaxhimin e shumë prej tyre. Patjetër që këto benefite shëndetësore patën impakt në rritjen e mirëqënies sociale dhe ekonomike të mbarë botës. Ajo ku dua të ndalem sot janë disa zona të nxehta diskutimi të vaksinave të reja.

Aktualisht të vetmet vaksina që kanë autorizimin e përdorimit në emergjencë (EUA) janë Pfizer- BioNTech dhe Moderna. Ky autorizim është dhënë nga FDA për lehtësimin e masave shëndetësore në kushtet e emergjencës dhe prodhimin e tyre në mbarë botën.

Nuk është proçes çertifikimi, por përdorimi të shpejtë në kushtet e pandemisë dhe vazhdimi të studimeve të mëtejshme rreth tyre.

FDA= Administrata e Ushqimit dhe Barnave, është një agjensi qeveritare e themeluar në 1906 me miratimin e Ligjit Federal të Ushqimit dhe Barnave e njohur për punën e saj në rregullimin e zhvillimit të barnave të reja. Ajo ka zhvilluar rregulla në lidhje me provat klinike që duhet të bëhen në të gjitha medikamentet e reja.

Kompanitë farmaceutike duhet të testojnë barnat në katër faza të provave klinike para se ato të shiten tek individët. Në këto faza kalon edhe çdo vaksinë e prodhuar.

Faza I– Testohet në një grup të vogël njerëzish.

Faza II– Grupi i testimit zgjerohet dhe vaksina u jepet individëve që kanë karakteristika të ngjashme me grupet e riskut, për të cilat është prodhuar.

Faza III– Vaksina testohet në mijëra njerëz për të parë efikasitetin dhe sigurinë. Faza IV- Në të ndërmerren studime formale pas aprovimit të vaksinës.

Aprovimi i vaksinës vjen pas fazës së tretë. Në mungesë të pandemisë kjo fazë zgjat 1-4 vjet. Ajo që vjen post është çertifimi. Në rastin konkret të dy vaksinave, Pfizer dhe Moderna, faza e III ka nisur 26-27 korrik dhe përfundoi afërisisht nga mesi i nëntorit (17-18).

Kohëzgjatja e tyre disa mujore ishte e suksesshme për pikën përfundimtare primare ( primary endpoint): ndalimi i infeksionit Covid 19 në 50% të vaksinuarve. Krahas përfundimit kryesor ka edhe përfundime dytësore, të cilat përfshijnë nëse vaksinat zvogëlojnë numrin e rasteve të rënda Covid dhe sa mirë ato funksionojnë në nëngrupet e rëndësishme të popullatës, si të moshuarit ose njerëzit me ngjyrë, të cilët janë goditur në mënyrë disproporcionale nga pandemia, ndërveprimet me medikamentet, etj.

Faza e III përbën pikën kyçe për efikasitetin e vaksinës dhe sigurinë e saj. Individët, që marrin pjesë, ndahen në mënyrë rastërore në dy grupe: njëri grup merr vaksinën dhe grupit tjetër i injektohet placebo ( tretësirë me sheqer ose kripë), pa qënë të informuar se çfarë iu injektua. Këta vullnetarë mbahen gjatë në kontakt me kompaninë që drejton studimin për të parë zhvillimin e ngjarjeve pas ekspozimit ndaj virusit.

Kështu mblidhen të dhënat e provës klinike. Për të dy kompanitë, që kanë marrë EUA, kjo fazë do të vazhdojë afërisht dy vjet, deri para çertifikimit.

Pfizer ka njoftuar që do të lajmerojë vullnetarët të grupit të placebos, nëse ata i përkasin një grupi me risk, për t’u vaksinuar. Moderna u shpreh se këtë zgjedhje do ta shtyjë sa më shumë të jetë e mundur.

Këto fakte kanë qënë shqetësuese për FDA, e cila në një mbledhje, para miratimit të EUA, shprehu pasiguritë se një faze të III solide.

Stephanie Schrag, një epidemiologe nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, gjate nje mbledhjes për miratimin e EUA, tha:  “Ne mund të kemi informacion të kufizuar dhe në disa raste asnjë informacion në lidhje me disa nga perfundimet dytësore. Kjo do të ishte veçanërisht e vërtetë në rastin e një EUA të hershme, sepse shumë prej këtyre përfundimeve dytësore kërkojnë kohë më të gjatë se ajo e përfundimit kryesor për të përftuar ngjarje”

Jesse Goodman, një ish shkencëtar kryesor i FDA-së pajtohet me shqetësimet e agjencisë:

“Përgjigjet se sa mirë funksionojnë këto vaksina, sa kohë funksionojnë dhe cilat funksionojnë më mirë për cilin segment të popullatës do të jenë gjithnjë më të qarta nëse gjenerohen nga prova të kontrolluara në mënyrë rastësore. Le të themi se njëra nga këto vaksina ka 60% efikasitet dhe një tjetër ka 80%. Ose njërës prej tyre, efikasiteti iu dobësua pas katër muajsh, dhe tjetrës i zgjati një vit. Këto të dhëna do të përfitoheshin më mirë pas një testimi më afatgjatë”.

Sheldon Toubman, një avokat nga Neë Haven, Conn., i cili është përfaqësuesi i konsumatorit në panel, tha se do të ishte preferenca e tij që vaksinat të mos vendoseshin nën autorizimin e përdorimit emergjent. Toubman tha se publiku ka frikë se politika, jo shkenca, po drejton proçesin e miratimeve dhe EUA nuk do duhet t’i ndajë këto pikëpamje. Mendimi i Toubman u përqafua nga përfaqësuesit e Shoqatës Mjekësore HIV dhe Shoqërisë së Sëmundjeve Infektive të Amerikës Emily Martin, asistent-pedagoge e epidemiologjisë dhe sëmundjeve infektive në Universitetin i Miçiganit, e cila studion efektivitetin e vaksinave, e nxiti komitetin të këshillojë FDA që EUA të mos lejojë ndërrmarjet për të ndaluar provat e tyre klinike herët.

“Pa të dhëna të plota të përzgjedhjes së rastësishme, do të na mungojë baza e provave të nevojshme për të monitoruar dhe përshtatur strategjitë e vaksinimit, siç është e nevojshme për shumë vite, që këto vaksina të përdoren. Përfundimi i hershëm i tyre do të pengojë në mënyrë të pakthyeshme aftësinë tonë për të optimizuar përdorimin efektiv të vaksinave që po ecin përpara.”

Goodman ra, gjithashtu, dakord që një EUA e hershme mund të linte një prodhues me shumë pak të dhëna për të bindur FDA për të lëshuar një licencë të plotë, megjithëse ai mendoi se nuk ishte skenari më i mirë.

“Unë mendoj se ka më shumë gjasa se kaq, por në të vërtetë, përsa i përket pikëpamjes së shëndetit publik do të ishte nëse … ne nuk marrim informacionin e duhur të mjaftueshëm për të kuptuar se si këto vaksina krahasohen me njëra-tjetrën dhe performojnë në lidhje me sigurinë dhe efikasitetin e tyre, ne nuk dimë se si t’i përdorim ato në një kontekst të shëndetit publik, e cila mund të përfundojë duke dëmtuar shumë më tepër njerëz në fund të ditës”.

LEXO EDHE:  Covid-19 ka bërë që politikanët ta trajtojnë publikun si fëmijë

Risia tjetër e këtyre vaksinave është mekanizmi i veprimit. Teknika e re e përdorimit të ARNm. Zhvillimi i vaksinave nukleotide bazuar në ADN dhe molekulën e ARN, është një fushë premtuese dhe në zhvillim e sipër. Si funksionon?

Në secilën qelizë të një organizmi të gjallë, ADN-ja është molekula që përmban informacionin gjenetik të organizmit. Ajo është e përbërë nga një seri prej katër blloqesh, sekuenca e të cilave jep udhëzime për të fabrikuar proteina.  Ky proçes kërkon një ndërmjetës kalimtar të quajtur ARN, që mbart informacionin gjenetik në makinerinë qelizore, përgjegjëse për sintezën e proteinave.

Një analogji simpatike e HAVARD: “… për ta kuptuar më mirë është nëse dikush mund të shohë ADN-në si një libër gatimi në një bibliotekë. Receta ruhet këtu, por nuk mund të përdoret. Ndihmësi kuzhinieri, së pari bën një kopje (ARN) të një recete specifike dhe e sjell atë në kuzhinë. Informacioni tani është i gatshëm për t’u përdorur nga shefi i kuzhinës, i cili mund të shtojë përbërësit në rendin e specifikuar nga receta dhe të krijojë një tortë (proteina).

Për një vaksinë klasike, antigeni ( virus/ bakter/ pjesëza të tyre) futet në trup për të prodhuar një përgjigje imune. Sidoqoftë, në rastin e vaksinave të bazuara në ADN ose ARN, nuk futet asnjë antigen, vetëm ARN ose ADN që përmbajnë informacionin gjenetik për të prodhuar antigenin.

Futja e ARN-së ofron udhëzime për trupin, për të prodhuar vetë antigenin. Injeksioni i ARN, nga ana tjetër, është si të shtoni përkohësisht një recetë të re në librin e gatimit duke i mbajtur ato të vjetra të paprekura dhe për këtë arsye nuk do të rezultojë në ndryshime të habitshme të recetave ekzistuese.”

Me përparimin e konsiderueshëm në sekuencën e ADN-së, është bërë e lehtë të përcaktohet sekuenca gjenomike e patogjenëve ( shkaktarëve të sëmundjes). Kështu ARN mund të prodhohet in vitro, dmth jashtë qelizave, duke përdorur një shabllon ADN që përmban sekuencën e një antigeni specifik. Kjo mundëson prodhimin më të shpejtë, në kohë të tyre. Ky është një proçes shumë më i thjeshtë sesa kultura e virusit në vezë, e cila është mënyra më e zakonshme e prodhimit të vaksinave virale.

Diskutim të gjerë ka patur për mënyrën e prodhimit dhe testimit të këtyre vaksinave. Nëse janë përdorur në prodhimin e tyre qeliza fetale.

Të paktën pesë nga vaksinat kandidate COVID-19 kanë përdorur një nga dy linjat qelizore të fetuseve njerëzore: HEK-293-një linjë qelizash te veshkës, e përdorur gjerësisht në kërkime dhe industri, që vjen nga një fetus i abortuar në 1972 dhe PER.C6-një linjë qelizash në pronësi të Janssen, një filial i Johnson & Johnson, e zhvilluar nga qelizat e retinës nga një fetus 18 javësh i abortuar në 1985. Të dy linjat qelizore u zhvilluan në laboratorin e biologut molekular Alex van der Eb në Universitetin Leiden.

Disa nga vaksinat në përdorim ose zhvillim për COVID-19 përdorin linjat qelizore HEK-293 ose PER.C6 për prodhim. Në raste të tjera, veçanërisht, vaksinat e Pfizer dhe Moderna, HEK-293 u përdorën gjatë fazës së testimit.

Varianti i ri i Covid i afrohet Shqipërisë/ Një i infektuar në vendin fqinj

Në rastin e prodhimit me qeliza fetale, këto të fundit, përdoren si “fabrika” miniaturë për të gjeneruar sasi të mëdha adenovirusesh ( një lloj i caktuar virusesh) të ndryshuara gjenetikisht, që të mos mund të kopjohen, por të përdoren si mjete për të transportuar genet e SARS-CoV-2. Kur adenoviruset jepen si vaksinë, qelizat e marrësve fillojnë të prodhojnë proteina nga koronavirusi, duke shpresuar që të shkaktojnë një përgjigje imune mbrojtëse.

Rreth kësaj çështje, David Prentice, nënkryetar dhe drejtor kërkimesh në Institutin Charlotte Lozier, i cili kundërshton abortin, vëren se studiuesit që bëjnë vaksina adenovirusesh kanë modifikuar qelizat HEK-293 për të qenë të afta në paketimin e gjeneve të reja, të tilla si ato që drejtojnë qelizat për të mbledhur proteina spike të koronavirusit, në adenoviruse. Por ai shton se teknologji të tjera janë në dispozicion, duke përfshirë përdorimin e qelizave të kapura nga amniocenteza, të cilat janë krijuar për të bërë adenoviruse të mangët në replikim.”

“Përdorimi i qelizave nga fetuset e abortuara me zgjedhje për prodhimin e vaksinave i bën këto programe vaksinash COVID-19 joetike, sepse ato shfrytëzojnë qeniet njerëzore të pafajshme që u abortuan”, Prentice dhe një bashkëautor-biolog molekular, James Sherley, bashkëpunëtor i Institutit Lozier, studiuesi dhe drejtori i kompanisë së qelizave burimore të të rriturve Asymmetrex, shkruajti në një letër të botuar muajin e kaluar.

Qendra katolike e bioetikës u shpreh se në mungesë të alternativave të tjera, katolikët mund, me ndërgjegje të mirë, të marrin vaksinat e bëra duke përdorur linjat historike të qelizave fetale njerëzore. Vaksina më e mirë, sipas tyre, do ishte ajo vaksinë, e cila nuk do të përmbante në asnjë fazë testimi apo prodhimi këto linja qelizore.

Zhurmë të madhe kanë bërë, në media dhe rrjete sociale, efektet e mundshme anësore të këtyre vaksinave të reja, qofshin afatgjata ose afatshkurtra. Këtu nuk do ndalem, pasi siç u përmend më sipër, do duhet kohë për të mbledhur të dhëna të sigurta. Prandaj firmat prodhuese kanë firmosur me FDA, që nuk mbajnë përgjegjësi rreth efekteve të tyre anësore.

Shkruajta, gjatë, një përmbledhje rreth njohurive të mia modeste për vaksinat e reja, në përgjigje të të gjitha pyetjeve, që me janë parashtruar si mjeke, gjithashtu edhe përgjegjësisë modeste të detyrës sime. Duke qënë një temë me shumë këndvështrime dhe të panjohura e duke patur parasysh që në qendër të të gjithë diskutimit është në lojë shëndeti juaj, ju ftoj të bëni “kërkimet tuaja personale” dhe pasi të keni të dhëna të mjaftueshme bindëse, të merrni një vendim, që ju bën JU dhe vetëm JUVE përgjegjës të çdo benifiti ose pasoje në shëndetin tuaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Shpresa dhe pikëpyetje për pasaportat e vaksinimit

Publikuar

-

Nga

Shpresa dhe pikëpyetje për pasaportat e vaksinimit

Me premtimin për kthim gradual në normalitet tani që shumë vende kanë filluar fushatat e vaksinimit, po ndizet debate për pasaportat e vaksinimit. Ata që e mbështesin këtë ide thonë se do të lejojë për lëvizjen e sigurtë të njerëzve, por të tjerët e kundërshtojnë duke ngritur pikëpyetje për diskriminim të atyre pa pasaportë:

Për muaj me radhë qytete turistike kanë qenë të boshatisura, por tani njerëzit kanë filluar të bëjnë plane udhëtimesh të ushqyera nga premtimi i vaksinës kundër COVID-it.

“Dua të shoh diçka tjetër përveç katër mureve të shtëpisë. Mendoj se shumë prej nesh këtu në Britani po vuajmë të njëjtin stres. Sa mirë do të ishte sikur të shihnim diçka ndryshe, mezi e pres,” thotë një britanik.

Ky padurim dhe shpresa për rihapje nga vaksinat ka rezultuar në shtim të interesimit për prenotimin e udhëtimeve turistike.

“Kemi filluar të shohim rezervime për në fund të verës. Shohim që njerëzit po shfaqin më shumë interes dhe po tregohen më aktivë në plane,” thotë Alan French, agjent udhëtimesh.

Në Britani, së shpejti njerëzve mund t’u kërkohet të hapin një aplikacion në celular që shërben si pasaportë për të vërtetuar se mund të frekuentosh bare e objekte publike.

Disa drejtues sektorësh e mbështesin këtë ide. Charlie Mullins drejton një kompani për punime hidraulike. Ai thotë nuk do të marrë në punë njerëz që nuk kanë pasaportë vaksinimi:

“Aktualisht njerëzit do të zvarriteshin pa rroba nëpër borë për të bërë vaksinën. Përse ta bëjmë kaq të komplikuar? Kjo mënyrë na jep mundësi ta vëmë situatën nën kontroll,” thotë zoti Mullins.

Nëse pasaportat e vaksinimit fillojnë të praktikohen në masë, ato mund të bëhen çelësi që u garanton njerëzve pjesëmarrje në grumbullime masive si festivale apo bankete, të cilat u anuluan gjatë pandemisë.

LEXO EDHE:  Video/ Rama nuk heq dorë nga “qokat”, karantinon shqiptarët në hotelin e deputetit të PS-së

LEXO EDHE:  Kalo flet disa orë pas vaksinimit/ Çfarë duhet të bëni nëse ju shfaqen këto simptoma

Por kjo ide ka hasur në rezistencë nga disa grupime.

Juristi David Samuels paralajmëron kompanitë dhe vendet që po e peshojnë këtë mundësi:

“Nëse bëhet fjalë për njerëz që kanë probleme të caktuara shëndetësore, ata mund të jenë të përjashtuar nga vaksina. Ka njerëz që nuk duan të vaksinohen për arsye ideologjike. Këta individë do ta shohin si të padrejtë përjashtimin nga shoqëria, pasi nuk kanë pasaporta vaksinimi”.

Kur bëhet fjalë për udhëtime ndërkombëtare, dalin ndërlikime të tjera që kanë të bëjnë me kornizën ligjore. Nuk pritet që kompanitë e fluturimeve ta përqafojnë idenë e pasaportave të vaksinimit:

“Mund të duhen 25 vjet për të rënë dakord për standarde ndërkombëtare për këto pasaporta. Unë mendoj se mjafton të kesh konfirmim nga mjeku i familjes apo klinika ku je vaksinuar,” thotë Michael O’Leary, shefi ekzekutiv i kompanisë ajrore “Ryanair”.

Megjithë pikëpyetjet, shumë qeveri po analizojnë propozime për të kërkuar dokumentacion që vërteton se personi nuk përbën rrezik për përhapjen e virusit.

Danimarka tha në fillim të muajit se po bashkërendon veprimet me bizneset për të krijuar një pasaportë dixhitale për vaksinën kundër COVID-it, duke e reklamuar këtë përpjekje si hap drejt normalizmit.

Duket se edhe Kryeministri britanik, Boris Johnson e mbështet këtë ide:

“Nuk ka diskutim që këtë drejtim do të ndjekin shumë vende. Ato do të kërkojnë pasaporta vaksine kundër COVID-it, ashtu siç kërkonin provë se personi ishte vaksinuar nga ethet e verdha apo sëmundje të tjera. Do të praktikohet në shkallë ndërkombëtare”.

Ngaqë ende nuk dihet si do të ndryshojnë rregulloret nga një vend në tjetrin, shumë njerëz për momentin po bëjnë plane për udhëtime brenda vendit./ VOA

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

U pushua nga puna dy muaj më parë/ Ilir Allkja kërkesë qeverisë: Dua të jem vullnetar në Urgjencë

Publikuar

-

Nga

U pushua nga puna dy muaj më parë/ Ilir Allkja kërkesë qeverisë: Dua të jem vullnetar në Urgjencë

Ish mjeku i Urgjencës, Ilir Allkja i cili u pushua nga puna dy muaj më parë, i ka paraqitur një kërkesë qeverisë për të punuar vullnetarë në ekipet e urgjencës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Allkja shkruan se duke marrë parasysh situatën e rënduar të Covid-19 në Shqipëri, ai dëshiron që t’i vijë në ndihmë sa më shumë qytetarëve shqiptarë duke punuar vullnetarë në Urgjencën Kombëtare.

“Vullnetar për t’i shërbyer vendit.

Në kushtet e rënda të epidemisë së covid-19 që po kalon Shqipëria, nisur nga mungesat e theksuara në mjekë, unë do të doja të punoja vullnetar në ekipet e urgjencës për t’i ndihmuar sa më shumë njerëzit e vendit tim.

LEXO EDHE:  “Tjetër armë në arsenalin e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin”/ Yuri Kim jep mesazhin e fortë

LEXO EDHE:  Video/ Rama nuk heq dorë nga “qokat”, karantinon shqiptarët në hotelin e deputetit të PS-së

Megjithëse Rama në prononcimin e tij më 14 janar, në emisionin OPEN e ka mbyllur këtë opsion, menaxherët e sistemit shëndetësor duhet të mendojnë për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish e jo për tekat e një kryeministri të dalë duarsh”, shkruan Allkja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rritet numri i viktimave nga Covid/ Regjistrohen 986 raste të reja

Publikuar

-

Nga

Rritet numri i viktimave nga Covid/ Regjistrohen 986 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit të situatës nga Covid.

Sipas raportimeve, 24 orët e fundit janë kryer 3691 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 986 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  385 raste në Tiranë, 47 raste në Korçë, 41 raste në Tepelenë, 34 raste në Fier, 33 raste në Durrës, Vlorë, 32 raste në Shkodër, 28 raste në Lushnje, Gjirokastër, Sarandë, 27 raste në Elbasan, 26 raste në Berat, 25 raste në Peqin, 22 raste në Krujë, 17 raste në Mallakastër, Kuçovë, 13 raste në Kurbin, Kavajë, Kamëz, 12 raste në Delvinë, 11 raste në Gramsh, 10 raste në Kukës, 9 raste në Lezhë, 8 raste në Përmet, Malësi e Madhe, Kolonjë, 7 raste në Mirditë, Mat, 4 raste në Devoll, Rrogozhinë, Bulqizë, 3 raste në Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Dibër, Skrapar, Vorë,  2 raste në Librazhd, Divjakë, Himarë, Shijak, Patos, 1 rast në Tropojë, Cërrik, Poliçan, Këlcyrë.

LEXO EDHE:  Kalo flet disa orë pas vaksinimit/ Çfarë duhet të bëni nëse ju shfaqen këto simptoma

LEXO EDHE:  Katër arsye që tregojnë se imuniteti i tufës nuk funksionon!

Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar 849 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 67,158 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 628 pacientë, 46 në terapi intensive, nga të cilët 18 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19, nga 19 që ishin një ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19./CNA.al

LEXO TE PLOTE