Connect with Us

Greqia zbulon raste të mutacionit anglez të koronavirusit

Bota

Greqia zbulon raste të mutacionit anglez të koronavirusit

Publikuar

-

Situata nga Covid në Greqi/ Atika kalon në lockdown, mbyllen shkollat në Athinë

Greqia zbulon raste të mutacionit anglez të koronavirusit

Lajmin e ka bërë të ditur Profesoresha e Departamentit të Mjekësisë në Universitetin Aristoteli të Selanikut, Anna Papa.
Mediat greke duke cituar ekspertët, thonë se dyshimet janë që në vend të ketë një numër më të madh rastesh me variantin “anglez” të koronavirusit.
Papa, e cila zbuloi rastin e parë të koronavirusit në Selanik , është shprehur se ishte thjesht çështje kohe para se varianti i ri i Covid-19 të konfirmohej në Greqi.

“Llojet e reja të virusit që ka pësuar mutacion u identifikuan dy ditë më parë në laborator. Ne nuk u habitëm sepse ishte vetëm çështje kohe.., pasi që tashmë ishte bërë e ditur se ishte konfirmuar në Athinë dhe Kretë. Kjo është arsyeja pse kemi nevojë për vëmendje nga të gjithë ne, duhet t’i zbatojmë masat në mënyrë korrekte, ” u shpreh ajo.

LEXO EDHE:  Rritja e numrit të infektimeve/ Pipero: Situata ishte e pritshme, ka ndodhur në të gjitha vendet

Autoritetet e shëndetit në vend kanë bërë të ditur se nëse konfirmohet një numër i madh rastesh me këtë lloj të Covid-19, më tej vendi mund të shtrëngojë më tej masat anti-covid./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kosova & Rajoni

Kosova mund t’i përfitojë vaksinat përmes COVAX-it deri në maj

Publikuar

-

Nga

Kosova mund t'i përfitojë vaksinat përmes COVAX-it deri në maj

Skema e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVOX, përmes së cilës pritet të shpërndahen vaksinat për koronavirus në vendet e varfra, ka bërë të ditur se Kosova mund të furnizohet me këtë vaksinë deri në muajin maj.

Sipas Faik Hotit, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë, në përditësimin e fundit të kësaj skeme, për raundin e parë të ndarjes së vaksinave, periudha kohore e shpërndarjes së vaksinave në Kosovë është nga shkurti deri në maj të këtij viti.

Në dërgesën e parë përmes COVAX-it, Kosova do të përfitojë 100,800 doza të vaksinës së prodhuar nga kompania AstraZeneca.

LEXO EDHE:  Katër viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Ulet numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit

LEXO EDHE:  Çështja e Detit në Hagë/ Zaganjori: Vendim i parakohshëm, gjykata nuk ka si ta pranojë kërkesën

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj kanë thënë në vazhdimësi se në muajin shkurt do të arrijë vaksina në Kosovë, por kjo gjë ende nuk ka ndodhur.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, në fillim të muajit janar, pati njoftuar se ka marrë konfirmim nga kompania amerikane, Pfizer, për sigurimin e 535,000 vaksinave kundër koronavirusit.

Mirëpo zyrtarë të kësaj kompanie i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ende janë në diskutime me Qeverinë në detyrë të Kosovës për furnizim me vaksina./rel

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Bilanci i 24 orëve në Kosovë/ Tetë viktima dhe rreth 500 të infektuar nga Covid

Publikuar

-

Nga

Shërbeu për 48 vite me radhë si pneumologe/ Humb betejën me koronavirusin një tjetër mjeke

Gjatë 24 orëve të fundiot në Kosovë, tetë persona kanë humbur betejën me Covid.

Nga 2,886 testime të realizuara, 488 persona rezultuan pozitivë për Covid-19. Gjithashtu Instituti i Shëndetit Publik raportoi se 270 persona janë shëruar nga kjo sëmundje gjatë 24 orëve të fundit.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet e këtij vendi kanë regjistruar 70.185 persona të infektuar me këtë virus, prej tyre 1.616 kanë humbur jetën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

OBSH: Koronavirusi nuk ka gjasa të përfundojë deri në fund të vitit

Publikuar

-

Nga

OBSH: Situata me variantin e ri të virusit është alarmante

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se do të ishte “joreale” të presësh që pandemia e COVID-19 të mbarojë deri në fund të vitit 2021.

Në një konferencë për shtyp në Gjenevë, Dr Michael Ryan tha se vaksinimi i njerëzve më të prekshëm, përfshirë dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor, do të ndihmonte në heqjen e frikës dhe do të lehtësonte presionin në spitale, duke e mbajtur virusin në kontroll.

“Do të ishte herët dhe mendoj jo reale, të mendojmë se do të mposhtim virusin deri në fund të vitit”, tha drejtori ekzekutiv i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i shërbimeve të urgjencës, Michael Ryan.

“Nëse vaksinat fillojnë të kenë ndikim jo vetëm në evitimin e numrit të viktimave dhe në shtrimin e pacientëve në spitale, por një ndikim të rëndësishëm në dinamikën e transmetimit dhe rrezikun e transmetimit, atëherë unë besoj se ne do të përshpejtojmë drejt kontrollit të kësaj pandemie”, shtoi ai.

LEXO EDHE:  Presidenti Trump drejt konfirmimit/ Ja shtetet vendimtare dhe rezultatet që e tregojnë fitues

LEXO EDHE:  Presidenti Trump drejt konfirmimit/ Ja shtetet vendimtare dhe rezultatet që e tregojnë fitues

Bazuar në të dhënat e Worldometer, numri i përgjithshëm i të infektuarve nga coronavirusi u rrit në 115 milionë, derisa numri i viktimave është globalisht 2.5 milionë, transmeton Telegrafi.

Vetëm në SHBA janë regjistruar tashmë 29 milionë raste si pasojë e pandemisë si dhe 527 mijë viktima. Në luftën kundër virusit vdekjeprurës vendi tanimë ka aprovuar tre vaksina kundër sëmundjes së COVID-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE