Connect with Us

Grabiti institucionin e dhënies së kredive në Tiranë/ Identifikohet autori 21 vjeçar

Kronika

Grabiti institucionin e dhënies së kredive në Tiranë/ Identifikohet autori 21 vjeçar

Publikuar

-

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i vjedhjes së filialit të një institucioni për dhënie kredisë tre ditë më parë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit K. Ç., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet si autor i dyshuar i vjedhjes së filialit të një institucioni për dhënie kredisë me datë 23.01.2021 si dhe si autor i vjedhjes së një farmacie me datë 21.01.2021.

LEXO EDHE:  Krim brenda familjes në Tiranë/ Burri vret gruan me armë zjarri dhe më pas veten (Emrat)

Ndërkohë po punohet për kapjen dhe shoqerimin e këtij shtetasi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kronika

Aksident në aksin Lushnjë-Divjakë/ Humbin jetën dy persona

Publikuar

-

Nga

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin Lushnjë-Divjakë ka ndodhur pasditen e sotme ku dy persona kanë humbur jetën.

Mësohet se një makinë ka përplasur një motor dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi 51-vjeçar, Arben Sina dhe pasagjeri i tij.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Ishin bërë tmerri i banorëve/ Arrestohen dy shtetas

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrau 17-vjeçaren Griselda Gjikolajn/ Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për autorin

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë, arrest për jetë për Robert Përperaj i cili akuzohet për vrasjen e 17-vjeçares Griselda Gjikolajt tre vite më parë.

17-vjeçarja bashkë me vëllain e saj binjak jetonin të vetëm në Tiranë pasi prindërit ishin të divorcuar. Babai i saj jetonte në zonën e Kurbneshit në Mirditë, ndërsa mamaja në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi më 26 nëntor të vitit 2019. Një përplasje mes të rinjve la të vrarë Griselda Gjikolaj 17-vjeçe dhe të plagosur shokun e saj Erjon Benga. Dy plumba në kokë shkaktuan vdekjen e 17-vjeçares.

Prepepaj u konfliktua më parë me Bengën pranë fushës së aviacionit në Tiranë për shkakun se Prepepaj përndiqte Gjikolën. Nga hetimet paraprake thuhet se Benga i ka kërkuar atij që të mos i ngacmonte të fejuarën e mikut të tij, Samirit dhe në zënkë e sipër e ka qëlluar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tragjedia në Berat/ Gjendet një tjetër trup i pajetë nga shtëpia e shkrumbuar

Publikuar

-

Nga

Zjarr në një banesë në Tiranë/ Policia zjarrëfikësja në vendngjarje

Zbardhen detaje të reja tragjike nga zjarri i një shtëpie natës së kaluar në lagjen “Muzakaj”, në Berat.

Është bërë me dije se në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur një tjeter trup i djegur, i cili dyshohet se është shtetasi M.V., 37 vjeç, i biri i shtetasit J.V.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Berat. Pak orë më parë është gjendur mes shkrumbëve edhe trupi i pajetë i 61-veçarit Jovan Vangjeli./CNA.al

LEXO TE PLOTE