Connect with Us

“Flas me Ramën dhe Tefik Osmanin”, Tare: Statuti i FSHF është zgjedhje dobësie…

Sport

“Flas me Ramën dhe Tefik Osmanin”, Tare: Statuti i FSHF është zgjedhje dobësie…

Publikuar

-

Impenjimi në shumë fronte me Lacion, që është kthyer në një prej skuadrave më të mira të Serisë A, nuk heq vëmendjen e Igli Tares nga Shqipëria. Drejtuesi shqiptar i Lacios ka treguar për “SportTime” se nuk e ndjek aq sa do të dëshironte, por ndërkohë është në kontakt herë pas here me drejtuesit e Partizanit dhe Tiranës. Në intervistën e tij, Tare ka folur edhe për statutin e FSHF-së, që u ndryshua pikërisht për të vendosur pengesa për figura si ai që të kandidonin për kreun e FSHF-së.

“E ndjek kampionatin shqiptar, me aq sa ma lejon koha. Nuk jam i informuar aq shumë. Me Olsi Ramën ndaj një miqësi të përbashkët, me Osmanin kam folur disa herë. Nuk flasim për çfarë ndodh aty, por për anën formale+.

Rivaliteti në Serinë A? Është diçka shumë e mirë edhe për kampionatin, pasi edhe disa skuadra janë përforcuar me lojtarët e duhur. Juventusi ka pasur problemet e tyre, nuk janë më ajo skuadra e vitit të kaluar, por mbeten pretendentë. Interi është disi më ndryshe, pasi nuk luan në Kupat e Europës.

Ne e provuam vetë diçka të tillë dhe e dimë si është. Kishim probleme si skuadër. Shpresoj që të jemi protagonistë këtë sezon. Objektivi jonë maksimal është kualifikimi në Champions. Nëse arrihet diçka më e madhe, do ishte qershia mbi torte.

Kam pasur gjithmonë idenë që afroj lojtarët që janë të mirë, nuk ka rëndësi nëse është serb apo brazilian apo diçka tjetër. Nuk është e lehtë të luash në kampionatin italian. Për momentin jemi të lumtur me këta që kemi. Kur kam qenë te Kombëtarja ka qenë një gjeneratë shumë e mirë. Mund të them se shumë lojtarë nga ata mund të luanim pa problem në Serinë A.

Statuti i FSHF? E kam ndjekur me aq mundësi sa kam pasur. Është një dobësi e atyre që e kanë pasur idenë për këtë vendim. Nuk mund t’ia mohosh të drejtën shumë figurave të futbollit shqiptar, që kanë dhënë shumë. Mendoj e është një zgjedhje dobësie.

Trajnerët shqiptarë jashtë? Rëndësi ka të jesh një trajner shqiptar, që ka pasur suksese në futbollin europian. Kanë bërë mirë në skuadra me traditë. Mjafton të kujtojmë Besnik Hasin, ka bërë mirë me shumë skuadra. Ervin Skela mund të bëjë mirë, pasi po bën punë të mirë me moshat te Frankfurti.

Shqipëria në Botëror? Unë nuk e shikoj si problem grupin. Të luash kundër Anglisë është e vështirë. Polonia dhe Hungaria gjithashtu. Është grup i luftuar, Shqipëria nëse ia del mund ta arrijë atë vendin e dytë.

Çfarë të bëjnë më tepër se kaq sa kemi arritur?! Ajo humbja me Lituaninë ishte diçka e keqe, por pastaj ia dolën të arrijnë kualifikimin për në grupin B. Kombëtarja është një ekip me lojtarë të rinj, arrijnë të luajnë me Kombëtaren pavarësisht mungesës së minutave. Nuk është e lehtë për t’u ambientuar. Mbrojtja është shumë e ekuilibruar, në nivel mbi mesatar.

Në mesfushë e shikoj pikën më të dobët, mungojnë dy lojtarë, që t’i japin jetëgjatësi këtij reparti. Bare është mirë, Gjasula me eksperiencë. Është një repart që e shikoj me pak vështirësi. Sulmi, kanë disa lojtarë të rinj plus Cikalleshin dhe Sadikun.

Unë jam me mendimin që eksperiencat në jetë, të ndihmojnë se kur është momenti i duhur dhe personi i duhur dhe e bën atë zgjedhjen e duhur. Një bashkëshorte e mirë dhe familjare e mirë. Më e rëndësishme është mirëkuptimi. Kur e kalon këtë provë e bën zgjedhjen e duhur.

Lacio në Shqipëri ose Kosovë? Nuk është në dëshirën trime. Problemi është te të tjerët, janë shtuar tifozët e Lacios në vitet e fundit, por shpresoj që një ditë të realizohet kjo”.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Surprizat në Europa League/ Slavia eliminon Leicesterin, Leverkuseni eliminohet nga Young Boys

Publikuar

-

Nga

Skuadra zvicerane, Young Boys, ka bërë befasinë e natës duke mposhtur Bayer Leverkusenin dhe duke e eliminuar nga Europa League, ndërsa Leicester ishte viktimë e Salvia Prague.

Young Boys kishin mposhtur Bayer Leverkusenin në ndeshjen e parë me rezultatin 4-3, por që pritej një rikthim i gjermanëve në ndeshjen kthyese.

Ishte Siebatcheu i cili shënoi golin e vetëm për Young Boys në min (43′). Skaudrat shkuan në pushime me avantazhin e zviceranëve. Ndeshje përfundoi, rezultati përfundimtar, Bayer Leverkusen 0-1 Young Boys.

Në anën tjetër, Leicesteri është shokuar në King Power Stadium nga skaudra çeke, Slavia Prague.

Pjesa e parë përfundoi pa gola në Angli, por çekët në pjesën e dytë shokuan anglezët. Ishte fillimisht Provod i cili shënoi në min (49′) për ti dhënë avantazhin Slavia Pragës.

Goditjen përfundimtare për Slavia Prague e dhe Sima në min (79′). Rezultati përfundimtar, Leicester City 0-2 Slavia Prague.

LEXO TE PLOTE

Sport

Milani kualifikohet me fat, ja të gjitha rezultatet e ndeshjeve në Europa League

Publikuar

-

Nga

Milan ka triumfuar duke eliminuar Crvena Zvezdan nga një duel i vështirë në kuadër të 1/16 të Europa League.

Edhe pse skaudrat u ndanë në barazim 1-1, Milani ka shënuar dy gola në Beograd, dhe me rregullin e golit mik kualifikohet me tej.

Ndërkaq, në ndeshjet e mbrëmjes, nuk pa pasur shumë surpriza, teksa këto janë të gjitha rezultatet:

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

17-vjeçari i Bayernit zgjedh kombëtaren e Gjermanisë

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi 17-vjeçar i Bayernit të Mynihut, Jamal Musiala, ka zgjedhur “Pancerat” dhe do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së trajnerit Joakim Lëv në ndeshjet e muajit mars. Lëv është takuar personalisht me lojtarin dhe me sa duket e ka bindur atë që të refuzojë çdo tentativë të Anglisë për të zgjedhur kombëtaren e “Tre Luanëve”.

Ky lajm është konfirmuar edhe nga vetë “Sky Sport” dhe “Bild” ditën e djeshme, të cilët janë shkruar se Musiala është i bindur edhe nga trajneri i Bajernit, Hansi Flik për të zgjedhur kombëtaren gjermane. Kujtojmë që lojtari luan prej dy sezonesh në Mynih dhe konsiderohet një nga lojtarët më premtues për të ardhmen në skuadrën e Bajernit të Mynihut.

Vetë lojtari pranoi dje për faqen zyrtare të federatës gjermane të futbollit se e kishte patur të vështirë për të zgjedhur kombëtaren e duhur. “Nuk ishte e lehtë të zgjidhje mes këtyre dy kombeve. Mendoj që kam bërë zgjedhjen e duhur, kam lindur në Gjermani dhe luaj prej disa kohësh këtu. Edhe pse në Angli jam rritur dhe kam hedhur hapat e para si lojtar. Mezi pres të veshë fanellën e “Pancerave”, do të jetë një ndjesi e veçantë”, tha Musiala.

I pyetur nëse kishte shpresë për të qenë një lojtar i kombëtares në Europian, talenti u shpreh: “Është një ëndërr që dua ta bëj realitet. Edhe pse duhet që më parë të ingranohem me skuadrën. Shpresoj shumë që të jem pjesë e Gjermanisë në një turne aq të madh. Më parë duhet të bind trajnerin Lëv, nuk do të jetë lehtë pasi në skuadër ka shumë lojtarë të mëdhenj. Këtë e di shumë mirë pasi shumë prej tyre luajnë te Bajerni. Të shohim se çfarë do të ndodhë”.

LEXO TE PLOTE