Connect with Us

Fiaskoja e vaksinimit në Europë

Bota

Fiaskoja e vaksinimit në Europë

Publikuar

-

Fiaskoja e vaksinimit në Europë

BE ndodhet në drejtim të vaksinimit shumë më pas Britanisë së Madhe dhe SHBA-së. Pas problemeve organizative në fillim, tani mungojnë vaksinat. Komisioni Europian kishte porositur rreth 8 miliardë doza tek tetë prodhues. Por furnizimi vjen për momentin vetëm nga BioNTech/Pfizer dhe ky ka bërë të ditur, se prodhimi në fund të janarit reduktohet përkohësisht. AstraZeneca kërkon nga ana e saj të furnizojë vetëm 40% të sasisë së rënë dakord në tremujorin e parë. A po shërbehen shtete të tjera më mirë se BE apo BE nuk ka bërë nuk marrëveshje të mira?

Nga historia e suksesit në fiasko?

Komisioni Europian e ka paraqitur deri tani sigurimin e vaksinave si historinë më të madhe të suksesit, që u krijon në mënyrë të drejtë vendeve anëtare qasje tek vaksina. Pas njoftimeve të fundit zëdhënësi i KE, Eric Mamer u shpreh, se “ne jemi aktivë në drejtim të bashkëpunimit me sipërmarrjet mbi bazën e kontratave, që kanë nënshkruar me ne. Çështja është çfarë mund të bëjnë të gjithë aktorët që të kemi sukses.”

Stella Kyriakides

Të hënën një komision i BE zhvilloi bisedime me AstraZeneca për t’i kujtuar detyrimet kontraktuese. BE ka porositur 400 milionë doza të vaksinës që megjithëse të premten pritet të marrë lejen, konsiderohet si më konkurruese, më e leverdishme dhe e transportueshme. Komisionerja për Shëndetin, Stella Kyriakides u shpreh pas takimit se përgjigjet e sipërmarrjes nuk ishin të kënaqshme. “Plani i ri nuk është i pranueshëm, (…) BE ka financuar në avancë zhvillimin dhe prodhimin e vaksinës dhe do të përfitojë nga kjo.” Kontrata duhet të respektohet plotësisht, tha Kyriakides. Pas kësaj fshihet akuza, se AstraZeneca do të vazhdojë të furnizojë Britaninë e Madhe dhe do të lerë BE duarbosh. Eksperti për shëndetësinë i Parlamentit Europian, Peter Liese dyshon në shpjegimet e koncernit. “Justifikimi i dobët, se ka probleme në zinxhirin e furnizimeve, por jo diku tjetër, nuk është i besueshëm, sepse nuk ka probleme të çosh vaksinën në Britaninë e Madhe”, tha Liese.

Problemet e furnizimit si rregull

Luigi Di Maio

Ngushtica në furnizimi ka edhe tek Pfizer. Zëdhënësja e koncernit, Marie-Lise Verschelden tha se “për të plotësuar të gjitha kërkesat, (…) veçanërisht nga Komisioni Europian, duhet të rrisim kapacitetet e prodhimit. Kjo do të thotë, se procedura të ndryshme duhen ndryshuar, dhe kemi nevojë për furnizes të rinj. Këto ndryshime duhen miratuar. Kjo e justifikon atë që kemi vonesa.” Nga shkurti, prodhimi duhet të shtohet, siguron Pfizer.

Qeveria italiane do të hedhë në gjyq Pfizer dhe AstraZeneca për mosrespektim të marrëveshjeve. “Ne duam t’i kemi këto doza, asnjë dëmshpërblim, nuk bëhet fjalë për para”, tha ministri i Jashtëm Luigi di Maio. Italisë i duhet të shtyjë fushatën e vaksinimit me dy muaj, sipas njoftimeve. Edhe ministri francez për Europën, Clement Beaune kërkoi nga Pfizer që të “respektojë detyrimet”. Irlanda është po ashtu e zemëruar, sepse planet e vaksinimit të vendit po bëhen të pavlefshme për shkak të vonesave në furnizimin me vaksina. E njëjta gjë vlen edhe për Suedinë, Norvegjinë, dhe vendet europianolindore.

LEXO EDHE:  Manastirliu flet me shifra/ Tregon sasinë e vaksinës që ka prenotuar

Lidhur me vaksinën Moderna, që është zhvilluar në SHBA, një konsorcium prej tre koncernesh farmaceutike zvicerane e të tjerë do të marrë përsipër prodhimin në Europë. Zhvilluesit e vaksinës nuk kanë prodhuar ndonjëherë vaksina në përmasa të tilla. Edhe këtu priten vështirësi në prodhim dhe në furnizim.

Clement Beaune

Presion, po si?

Ekspertja e shëndetësisë dhe eurodeputete e Të Gjelbërve, Jutta Paulus, thotë, se me zhvillimin e vaksinave u ec më shpejt, se sa pritej, por koncernet nuk kanë kapacitetet e duhura prodhuese. Edhe tek vaksinat mbi bazën e mRNA-së (Pfizer dhe Moderna) ngritja e kapaciteteve prodhuese nuk ecën aq shpejt. “Janë procedura komplekse të reja, ka rregulla strike për prodhimin dhe të punësuarit duhet edhe të kualifikohen për këtë.” Eurodeputetja nuk e sheh problemin për këtë situatë tek Brukseli. “AstraZeneca duket që ka marrë një shumë 3 shifrore milionëshe për të prodhuar menjëherë dhe që para dhënies së lejes. Nëse ata nuk i mbeten kontratës, ky nuk është faji i Komisionit Europian.” Duhet pyetur, pse vazhdon të furnizohet Britania e Madhe.

Sipas Paulus liçencat për vaksinat duhet të kthehen në të mira publika. “Tani duhet të ketë liçenca të ndara, sepse vaksinat janë subvencionuar me fonde publike.” Vende si India apo Afrika jugore të tregojnë se si mund të bëhet; ato prodhimin e ilaçeve kundër Sidës e morën vetë në dorë. Për këtë duhet të zhdëmtohen zhvilluesit e vaksinës. Por a kanë ide të tilla radikale një shans në Bruksel? Nga qendra e Europës dëgjohet, se për momentin ky nuk është opcion, por nuk përjashtohet. Me këtë BE ka me siguri një mjet të fortë presioni në dorë për të detyruar koncernet farmaceutike të ndërrojnë rrugë./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Bota

Izraeli i shqetësuar për një marrëveshje të re me Iranin

Publikuar

-

Nga

Izraeli i shqetësuar për një marrëveshje të re me Iranin

Administrata e Presidentit Biden dhe zyrtarët evropianë vazhdojnë përpjekjet për të rihapur negociatat me Iranin në lidhje me një marrëveshje të re bërthamore, pavarësisht refuzimit të Iranit për të biseduar me Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë, siç raporton Linda Gradstein për Zërin e Amerikës nga Jeruzalemi, tensionet në rajon po rriten.

Tensionet midis Izraelit dhe Iranit janë rritur pas një sulmi ndaj një anijeje në pronësi të Izraelit dhe hakmarrjes së Izraelit ndaj objektivave iraniane në Siri. Udhëheqësit ushtarakë të Izraelit paralajmërojnë se ata do të veprojnë kundër të gjitha kërcënimeve të terrorizmit dhe zhvillimit të armëve bërthamore.

Përshkallëzimi vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe evropianët punojnë për të rifilluar negociatat me Iranin për një marrëveshje bërthamore. Izraeli kundërshtoi me forcë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 dhe përshëndeti ish-Presidentin Trump për tërheqjen nga marrëveshja.

Sanksionet që rivendosi ish-Presidenti Trump kanë dëmtuar ekonominë e Iranit, por jo programin e tij bërthamor. Irani ka vazhduar të pasurojë uranium, shumë më tepër sesa ishte lejuar sipas marrëveshjes bërthamore, thotë Izraeli, si dhe u ka vendosur kufizime inspektorëve të Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA).

“Nga pikëpamja izraelite është shumë e qartë. Është një marrëveshje shumë e keqe që u lejoi iranianëve të vazhdojnë me sistemin e tyre të pasurimit (të uraniumit). Tani ata kanë centrifuga shumë më të mira sesa kishin para marrëveshjes. Perëndimi i diellit është shumë pranë – mendoj se në vitin 2025 ata fillojnë të kthehen në normalitet dhe për shtatë vjet do të kenë të gjithë legjitimitetin për të vazhduar me projektin bërthamor”, thotë Yaakov Amidror, nga Instituti Hebre për Sigurinë Kombëtare të Amerikës.

Por disa zyrtarë të ushtrisë dhe zbulimit izraelit kanë shprehur mbështetjen për një kthim të Shteteve të Bashkuara në marrëveshjen bërthamore të Iranit, në kundërshtim me politikën e qeverisë izraelite.

LEXO EDHE:  Manastirliu flet me shifra/ Tregon sasinë e vaksinës që ka prenotuar

LEXO EDHE:  Debati/ Cilët duhet të vaksinohen të parët kundër Covid-19?

“Unë nuk mendoj se mund t’i besojmë Iranit, por kjo është arsyeja pse ka një marrëveshje. Dhe ka vëzhgues, vëzhgues të OKB-së. Dhe unë u besoj aftësive të zbulimit të Shteteve të Bashkuara dhe të Izraelit për të parë nëse iranianët do ta zbatojnë marrëveshjen”, thotë deputeti Omer Bar Lev.

Disa analistë ushtarakë izraelitë thonë se përpjekja e Iranit për armë bërthamore është pjesë e politikës së tij më të gjerë të jashtme.

“Irani në thelb po përdor një mega-strategji për t’u bërë një superfuqi rajonale, mbase një superfuqi globale. Së pari duke zhvilluar aftësitë bërthamore dhe së dyti, hegjemoninë në Lindjen e Mesme përmes mbështetjes së grupeve terroriste dhe të gjitha aktiviteteve të tyre në Irak, Siri, Liban dhe Jemen”, thotë Amos Jadlin, nga Instituti për Studime të Sigurisë Kombëtare.

Ndërsa tensionet rajonale rriten, Shtetet e Bashkuara sulmuan gjithashtu objektivat e mbështetur nga Irani në Siri, përdorimi i parë i forcës ushtarake nga Presidenti Biden./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova mund t’i përfitojë vaksinat përmes COVAX-it deri në maj

Publikuar

-

Nga

Kosova mund t'i përfitojë vaksinat përmes COVAX-it deri në maj

Skema e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVOX, përmes së cilës pritet të shpërndahen vaksinat për koronavirus në vendet e varfra, ka bërë të ditur se Kosova mund të furnizohet me këtë vaksinë deri në muajin maj.

Sipas Faik Hotit, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë, në përditësimin e fundit të kësaj skeme, për raundin e parë të ndarjes së vaksinave, periudha kohore e shpërndarjes së vaksinave në Kosovë është nga shkurti deri në maj të këtij viti.

Në dërgesën e parë përmes COVAX-it, Kosova do të përfitojë 100,800 doza të vaksinës së prodhuar nga kompania AstraZeneca.

LEXO EDHE:  Mjeku shqiptar i licensuar për vaksinën anti Covid: Mund të japë efekte anësore mes 12-14 orëve

LEXO EDHE:  Mikroçipa? - Jo! - Ja lista e plotë e përbërësve në vaksinat kundër Covid-19

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj kanë thënë në vazhdimësi se në muajin shkurt do të arrijë vaksina në Kosovë, por kjo gjë ende nuk ka ndodhur.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, në fillim të muajit janar, pati njoftuar se ka marrë konfirmim nga kompania amerikane, Pfizer, për sigurimin e 535,000 vaksinave kundër koronavirusit.

Mirëpo zyrtarë të kësaj kompanie i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ende janë në diskutime me Qeverinë në detyrë të Kosovës për furnizim me vaksina./rel

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Bilanci i 24 orëve në Kosovë/ Tetë viktima dhe rreth 500 të infektuar nga Covid

Publikuar

-

Nga

Shërbeu për 48 vite me radhë si pneumologe/ Humb betejën me koronavirusin një tjetër mjeke

Gjatë 24 orëve të fundiot në Kosovë, tetë persona kanë humbur betejën me Covid.

Nga 2,886 testime të realizuara, 488 persona rezultuan pozitivë për Covid-19. Gjithashtu Instituti i Shëndetit Publik raportoi se 270 persona janë shëruar nga kjo sëmundje gjatë 24 orëve të fundit.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet e këtij vendi kanë regjistruar 70.185 persona të infektuar me këtë virus, prej tyre 1.616 kanë humbur jetën./CNA.al

LEXO TE PLOTE