Connect with Us

E shkarkuan nga stoli i Chelseat, Broja i shkruan Lampardit

Premier Liga

E shkarkuan nga stoli i Chelseat, Broja i shkruan Lampardit

Publikuar

-

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja i shprehu mirënjohje ish-teknikutë Çelsit, Frenk Lampard për realizimin e debutimit me fanelën blu në Premier Ligën vitin e kaluar.

Në rrjetet sociale, 19-vjeçari iu shpreh mirënjohës teknikut anglez, i cili u shkarkua dje nga posti i trajnerit të Çelsit pas një viti e gjysmë.

“Faleminderit që e bëre ëndrrën time realitet”, skruan Broja për ish-teknikun e Çelsit.

Broja debutoi me ekipin e parë të Çelsit në 8 mars të vitit të kaluar në sfidën Çelsi-Everton 4-0. Sulmuesi kuqezi u aktivizua në fushë në minutën e 86-të në vend të Oliver Zhirusë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Premier Liga

Ja ku do luhet ndeshja e kthimit mes Leipzig dhe Liverpoolit

Publikuar

-

Nga

Ndeshja e parë mes Lajpcig dhe Liverpul në Ligën e Kampionëve e përfunduar me rezultatin 0-2, u luajt në stadiumin Pushkash Arena të Hungarisë për shkak se anglezët nuk lejoheshin të futeshin në Gjermani si pasojë e COVID-19.

Mirëpo edhe ndeshja e kthimit është zyrtarizuar të luhet në fushë neutrale dhe sfida do të mbetet në Hungari.

Kjo vjen si pasojë e rregullave të vendosura nga autoritet britanike të cilët kërkojnë që secili që futet në Angli të karantinohet për 10 ditë.

Diçka që pengon aktivitetin normal të botës së futbollit, e në këtë formë, UEFA i ka dhënë zgjidhjen më të mirë të mundshme.

Kështu, stadiumin Pushkash Arena secila nga skuadrat do ta përdorin nga njëherë si shtëpinë e tyre dhe tashmë pas Lajpcig, i takon Liverpulit ta bëjë këtë.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

E bujshme/ Myrto Uzunin e duan në dy nga kampionatet më të forta në botë

Publikuar

-

Nga

Myrto Uzuni po kalon një sezon fantastik me Ferancvaroshin në Hungari, ku ai u transferua në merkaton e verës. Sulmuesi i Shqipërisë, përveç se në kampionatin hungarez, tregoi paraqitje të shkëlqyera edhe në Ligën e Kampionëve, ku arriti të shënonte edhe një gol, pikërisht ndaj Juventusit, ku përballë kishte idhullin e tij Kristiano Ronaldon.

Duke parë formën e mirë që po kalon, në gjurmët e beratasit janë vënë skuadra nga kampionatet e mëdha europiane. Vetë agjenti i lojtarit, Franci Bode, në një prononcim të dhënë për “Insporti”, është shprehur se interes për lojtarin kanë shfaqur ekipe nga Bundesliga gjermane dhe Premier Liga angleze.

“Klube nga Premier Liga angleze dhe Bundesliga më kanë kontaktuar duke shprehur interesim për Uzunin. Në të kaluarën kemi pasur edhe nga Serie A, megjithatë jemi të fokusuar në sezonin që është duke u zhvilluar. Uzuni është i fokusuar vetëm tek klubi i Ferencvarosh”, tha Bode.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

E trishtë/ Ndërron jetë legjenda e Liverpulit

Publikuar

-

Nga

Bota e futbollit në zi. Legjenda e Liverpulit, Ian St Xhon ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare, i cili vuante prej një kohe të gjatë, nga një sëmundje e rëndë në prostë. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i kuq, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

“Ne jemi shumë të pikëlluar nga vdekja e një legjende të vërtetë si  Ian St Xhon. Mendimet e të gjithëve në klubin e Liverpulit janë me familjen dhe miqtë e Ian në këtë kohë të trishtuar dhe të vështirë”, shkruhej ndër të tjera në deklaratën ngushëlluese të klubit anglez.

Ish- sulmuesi skocez kishte fituar dy tituj të ligës së parë nën urdhrat e Bill Shanklit në Anflied në sezonet 1963/64 dhe 1965/66, derisa kishte shënuar edhe golin fitues në finale të FA Cup në vitin 1965.

Xhon gjithashtu kishte përfaqësuar Skocinë 26 herë, derisa më vonë ai u bë trajner i klubit të tij të fëmijërisë, Motheruell, si dhe Portsmuthi.

LEXO TE PLOTE