Connect with Us

Çështja e detit/ Bushati: Dy ndryshime dhe një mësim

Politikë

Çështja e detit/ Bushati: Dy ndryshime dhe një mësim

Publikuar

-

Integrimi i Shqipërisë në BE/ Bushati tregon pengesat që janë hasur gjatë procesit

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është ndalur sërish tek cështja e delimitimit të hapësirës detare Shqipëri-Greqi, zhvillimet më të fundit në lidhje me këtë cështje dhe mësimet që duhet të nxjerrë shqipëria nga gjithë këto zhvillime.

Në një shkrim të gjatë me titull: “Dy ndryshime dhe një mësim”, ish-ministri ndalet gjerësisht tek përfundimi i marrëveshjeve të delimitimit të hapësirave detare me Italinë dhe Egjyptin, rifillimit të diskutimeve eksploratore me Turqinë si dhe deklarimit publik se delimitimi i hapësirave detare me Shqipërinë do të kryhet nga një gjykatë ndërkombëtare.

Bushati thekson se “Vendimi i Greqisë për të zgjeruar detin territorial në 12 milje në detin Jon është një mesazh i qartë politik që reflekton ndryshimet e dy viteve të fundit”. Megjithëse ky hap i Greqisë ka efekte vetëm në zgjerimin e hapësirës së ujërave territoriale në detin Jon, ndërkohë që Turqia e konsideron çdo zgjerim në Egje një casus belli, është e qartë se jemi para një ndryshimi të qëndrimit tradicional të politikës së jashtme greke, e cila ka synuar gjithnjë që zgjerimin e Detit Territorial ta niste fillimisht nga Egjeu. Pra, ky ndryshim qëndrimi synon të diferencojë trajtimin e çështjeve të delimitimit të hapësirave detare me Turqinë, përkundrejt vendeve të tjera, por, duke përfituar sa të jetë e mundur nga precedentët që krijohen.

Rifillimi i diskutimeve eksploratore greko-turke, më shumë sesa një zgjidhje të problematikës së majisur mes dy vendeve, synon qetësimin e ujërave mes tyre, evitimin e sanksioneve të BE-së ndaj Turqisë, duke njohur rolin e pazëvendësueshëm të kësaj të fundit në Mesdhe dhe Lindje të Mesme, në pritje të një fotografie më të qartë të ekuilibrave të rinj në rajon, që priten të vendosen me administratën e re amerikane të Presidentit Biden.

Në kushtet kur Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohen një gjykate ndërkombëtare për delimitimin e hapësirave detare, qasja e re e Greqisë në ushtrimin e të drejtës së detit dhe precedentët e krijuar, duhet të shërbejnë si mësim për ne, për një orientim sa më të mirë, me qëllim arritjen e një ndarje të drejtë e të ndershme në detin Jon.

LEXO EDHE:  Profesori bën deklaratën e fortë/ Marrëveshja e detit antishqiptare, Bashën e pret burgu

Nuk duhet harruar se marrëveshja e vitit 2009 ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, injoroi në kurrizin tonë precedentin e vendosur që në vitin 1977, për uljen e peshës së ishullit Othonoi në Shelfin Kontinental përballë tokës kontinentale. Precedent ky i konfirmuar edhe në marrëveshjet e fundit Itali-Greqi dhe Greqi-Egjipt.

Marrëveshjet e mësipërme vlejnë për të kuptuar se pavarësisht legjislacionit të brendshëm për gjerësinë e detit territorial, përparësi merr gjithnjë e drejta ndërkombëtare e detit dhe pasqyrimi i parimit të 12 miljeve në tërrenin gjeografik përkatës.

Greqia ndan Det Territorial vetëm me Shqipërinë dhe Turqinë, sepse distancat ndërmjet brigjeve janë më të vogla se 24 milje. Për pasojë, në dallim nga rastet e mësipërme me Italinë dhe Egjyptin, ku parimi i 12 miljeve përfitohet automatikisht nga Konventa e të Drejtës së Detit të Montego Bay, pa pasur nevojën e përcaktimit të një vije delimituese për Detin Territorial, në rastet Shqipëri-Greqi dhe Greqi-Turqi duhet të përcaktohen edhe vijat delimituese në Detin Territorial.

Precedentët e vendosur, sidomos në rajon, janë orientues për pritshmëritë dhe rezultatet e procesit gjyqësor që do të zhvillohet me Greqinë për delimitimin e hapësirës detare. Ndaj, lipset një qasje sistematike e institucioneve tona për të punuar në vijimësi për përmbylljen e proceseve të delimitimit edhe me Italinë e Malin e Zi, si prioritet strategjik dhe pse jo krijimin e precedentëve nga ana jonë. Tek e fundit, ushtrimi i së drejtës së detit duhet të rikonfirmojë rëndësinë e dimensionit mesdhetar të politikës sonë të jashtme, shkruan ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Lëvizja e Partisë Demokratike/ Andi Bushati: Një radikalizëm fals, ja çfarë synon Basha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Partia Demokratike parashtroi sot tri çështjet kryesore për mënyrën se si do të vijojë betejën e saj parlamentare.

Ajo renditi ‘vjedhjen e zgjedhjeve’, ‘inceneratorët’ dhe çështjen ‘Beccheti’, që sipas opozitës shqiptarët duhet t’i paguajnë sipërmarrësit italian 120 milionë euro për shkak të kryeministrit Edi Rama.

Kjo temë i diskutua mbrëmjen e sotme në “Shock” në Euronews Albania. Analisti Andi Bushati thotë se ky ‘radikalizim” i Partisë Demokratike është fals, duke shtuar se ajo ka patuar lëvizje edhe më të bujshme, por në fund është tërhequr.



Një lloj radikalizmi fals, sepse kjo opozitë ka përdorur shumë masa radikale dhe në fund është tërhequr. Ky radikalizëm i duhet në këtë moment për të bërë rolin e opozitës radikale për të sfumuar lëvizjen e Berishës”, tha ai.

LEXO EDHE:  “Furtunë” në kupolën e Policisë/ CNA.al paralajmëroi lëvizjet, një muaj më parë

LEXO EDHE:  Foto- "Magjia" e make up/ Zbuloni ndryshimet drastike tek këto vajza

Por pse pikërisht PD-ja po kërkon ngritjen e tre komisioneve hetimore parlamentare për çështjet e mësipërme, këtë taktikë të z. Basha, analisti Bushati e lidh me përjashtimin e Berishës dhe gjendjen aktuale ku ndodhet sot PD-ja.

Nëse ka një problem PD dhe opozita, që të flasë për incineratorët, ka tre vjet që e bën, me gjithë këto kauza pati rezultatin e 25 prillit. Problemi real është se ka një problem me Sali Berishën dhe bazën e partisë, e cila po shkon drejt Berishës. Bashës po i ikin dhe niveli drejtues dhe baza e dytë dhe për ta fshehur këtë katastrofë që po i ndodh, mundohet të bëjë lëvizje si këto, që mua më duket në kufijtë e qesharakes”, tha ai./Euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD duhet të demokratizohet”/ Ristani: Bashës s’i besohet fjala ‘kurrë’

Publikuar

-

Nga

Ish-sekretari i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i ftuar në Syri Tv, ka komentuar situatën brenda partisë ndërsa theksoi se Bashës nuk mund t’i besohet fjala ‘kurrë’.

Ai shton se duhet që PD duhet të demokratizohet, gjë të cilën e tha edhe Berisha tek “Foltorja” në Vlorë.



“Basha thoshte kurrë nuk do hyjmë në zgjedhje me Ramën e nuk ndodhi. Basha tha se Fatmir Xhafaj nuk do bëhet ministër i Brendshëm dhe ndodhi. Del, se Bashës nuk i besohet kur thotë “kurrë”.

PD është mirë që kalon në të tilla debate, se lëvizin ujërat në parti.  Duhet të ketë Kuvend mbi bazë të platformë të plotë. Duhet të demokratizohet PD, e tha edhe Berisha, teksa foli për primaret. Basha përpiqet të asociohet me SHBA. Basha është humbës përsëritës. Berisha është shansi i fundit për rikthim aty ku duhet”, deklaroi Ristani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Marrëdhëniet e “ftohta” me Kurtin/ Rama: Kemi mosdakordësi për Ballkanin e Hapur

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhëniet me homologun e tij, albin Kurit, të cilat shpesh janë komentuar sit ë ftohta.

I ftuar në Open me Eni Vasilin, Rama është shprehur se marrëdhëniet e ftohta mes tyre janë një sajesë mediatike.

Kryeministri thekson që me Kurtin ka një marrëdhënie konstante dhe se të gjithë e dinë për mosadkordësinë përsa i përket Ballkanit të Hapur.



Marrëdhëniet e ftohta janë një sajesë mediatike. Ne kemi marrëdhënie konstante. Kemi një mosdakordësi për pjesën e Ballkanit të Hapur që dihet tashmë. Përtej kësaj kemi një kontakt të vazhdueshëm.

Tema kryesore sot në takim ishte çuarja përpara e bashkëpunimit duke bërë një rivijim të marrëveshjeve që janë bërë.

Do mbajmë një mbledhje të radhës në Durrës. Qëndrimi i sotëm s’ka dallim nga qëndrimi balancues, kritikët kanë punën e tyre.”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE