Kosova & Rajoni
Bilanci i 24 orëve në Kosovë/ Bien shifrat e viktimave e të infektuarve me Covid

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar pesë viktima nga koronavirusi.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në raportin ditor thotë se bazuar në testimin e 1.842 mostrave janë shënuar edhe 288 raste me COVID-19. Sëmundjen e kanë mundur edhe 256 pacientë ndërsa raste aktive aktualisht janë 5.879.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 58.687 të prekur nga sëmundja COVID-19. Prej tyre 1.471 pacientë kanë humbur jetën ndërsa 51.337 janë shëruar./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Aksion në Ministri/ Arrestohet kreu i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë
Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Sipas mediave kosovare, në këtë aksion është arrestuar kreu...

Arratiset ish-drejtori i Shërbimit Sekret i Maqedonisë
Autoritetet maqedonase thonë se janë në kërkim të ish-drejtorit të Drejtorisë për Siguri Kombëtare, Sasho Mijallkov, pasi i njëjti nuk është gjetur në asnjë nga...