Kronika
Atentati në Vlorë/ Policia jep detaje

Një atentat ka tronditur ditën e sotme qytetin e Vlorës, ku ka mbetur i plagosur Marjon Mitro, ishte i arrestuar më parë për akuzën e “Akteve Terroriste”.
Sipas informacioneve nga Policia, bëhet me dije se ende nuk ka informacione të nëse autorët janë ndihmuar nga persona të tjerë apo jo.
Marjon Mitro ishte dhe anëtar i bandës së vrasësve me pagesë të Julian Sinanajt, ndërsa makina që u gjet e djegur sot në Vlorë dyshohet se i përket autorëve.
Po ashtu, Policia thotë se në atentat kanë marrë pjesë dy persona, ndërsa arma që është qëlluar nuk le gëzhoja.
Mitro ka marrë dy plumba, një në krah dhe një tjetër e ka ‘gërvishtur’ në kokë, u qëllua nga një mjet në ecje.
Atentati ndaj Mitros ka ndodhur në lagjen “29 nëntori”, pranë bibliotekës së qyetit “Shevqet Musaraj”./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Lala bën deklaratën e fortë/ Behar Sofia i përfshirë në fushatë elektorale, do hapte thesin për…
Gazetarja Klodiana Lala, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme për vrasjen e Behar Sofisë në mes të Tiranës, i njohur ndryshe si...

“Ke shkuar me gruan time, më ke turpëruar”/ Burri nga Kukësi i zhvat 12 milionë lekë 72 vjeçarit
Një të moshuari në Kukës i janë zhvatur në periudha të ndryshme kohore 12 milionë lekë të vjetra nga një bashkëqytetar. Mësohet se qytetari e...