LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ardjan Takaj lë pas problemet shëndetësore, kthehet pas shumë kohësh pranë Skënderbeut

26 Janar 2021, 12:34, Sport CNA
Ardjan Takaj lë pas problemet shëndetësore, kthehet pas

Pas një kohe të gjatë mungese, presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, është rikthyer në Korçë.

Ai ka qenë gjatë fundjavës me ekipin dhe në gjendje të mirë shëndetësore pas problemit që kaloi disa javë më parë.

Në tribunën VIP  për ndeshjen ndaj fierekëve, të barazuar 1-1, nuk munguan as drejtuesit e Apolonisë.

Tashmë pritet që Takaj të jetë më pranë ekipit, pasi problemet shëndetësore kanë kaluar dhe ai po merret personalisht me merkaton.

Te Skënderbeu priten lëvizje të tjera këto ditë të fundit që kanë mbetur nga merkatoja e janarit./CNA.al

Lajmet e fundit nga