Kronika
59 vjeçarja i jep fund jetës me armë gjahu/ Policia merr në pyetje familjarët

Një grua 59 vjeçare i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e sotme në Mamurras.
Policia njofton se rreth orës 22:20 në banesën e saj gruaja me inicialet A. Sh. i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armë gjahu.
Policia thekson se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet marrja në pyetje e familjarëve./CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania