Connect with Us

Zgjedhjet e 25 prillit/ ODHIR përfundon takimin në selinë e PS

Aktualitet

Zgjedhjet e 25 prillit/ ODHIR përfundon takimin në selinë e PS

Publikuar

-

Zbardhen pesë kandidatët e PS për Shkodrën/ Ish-drejtori i Berishës në krye të listës

Ka përfunduar takimi në Selinë e PS-së midis përfaqësuesve të ODIHR-it dhe mazhorancës me fokus zgjedhjet e 25 prillit.

Misioni u prit në takim nga Agron Tare, zëvendës-Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme. Pas këtij takimi, misioni i ODIHR-it prit të takojë përfaqësues të PD-së dhe LSI-së.

“Agron Tare ka mirëpritur sot NAM-ODIHR gjatë vizitës së tyre në Shqipëri. Misioni vlerësoi qasjen bashkëpunuese dhe bashkëpunimin e ODIHR me institucionet në lidhje me zgjedhjet. Shqipëria është e përkushtuar të përmbushë shumicën e rekomandimeve të OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet,” shkruan Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

ODIHR do të zhvillojë një takim midis datave 24-29 me partitë politike, median dhe shoqërinë civile lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme më 25-prill.

LEXO EDHE:  Kokëdhima sulmon ashpër Ramën/Zgjedhjet e ndotura u shërbejnë vetëm dinosaurëve!

Gjithashtu në takimi 5 ditor që do të bëjnë në Tiranë, ata do të zhvillojnë takime edhe me përfaqësues të KQZ-së./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Albin Kurti i thotë jo koalicionit me partitë shqiptare/”Kandidatët tanë të pavarur”

Publikuar

-

Nga

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti në fjalën e tij nga Gjirokastra, ku zyrtarizoi kandidimin në zgjedhjet e 25 prillit, hodhi poshtë mundësinë për koalicion me partitë e tjera në Shqipëri.

Ndër të tjera, Kurti, tha se kandidatët e LVV do të jenë të pavarur dhe se ka kërkuar angazhimin e tyre sepse Shqipëria ka nevojë për zhvillim që sjell punësim. Ai po ashtu deklaroi se ka patur takim me Edi Ramën, Ilir Metën dhe Lulëzim Bashën.

“Sot jemi këtu në Gjirokastër, tek vendi ku një javë pas ngritjes së flamurit nga Ismail Qemali në Vlorë, u ngrit edhe në Gjirokastër. Unë kam takuar dje të tre, edhe kryeministrin Edi Rama, edhe presidentin Meta, edhe kryetarin e PD, Basha. Janë tre kandidatë të pavarur që ne i mbështesim. Kreshnik Merxhani në Gjirokastër, Boiken Abazi në Tiranë dhe Iljaz Shehu në Lezhë. Duam të angazhohen sepse Shqipëria ka nevojë për zhvillim që sjell punësim” -tha Kurti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

I mori paratë një vajze duke e kërcënuar/ Arrestohet 24 vjeçari nga Tirana

Publikuar

-

Nga

I shpallur në kërkim për abuzim seksual/ Arrestohet 34-vjeçari në Lezhë

Një 24-vjeçar me iniciale E.R është vënë në pranga nga policia e Vlorës.

Ky shtetas akuzohet se ka kanosur shtetasen me iniciale E.GJ duke i marrë një shumë parash dhe më pas është kallzuar në polici.

“Policia e Vlorës  në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë ka bërë të mudur kapjen dhe

ndalimin e shtetasit E. R., 24 vjeç, banues në Tiranë.Ndalimi i tij u bë pasi shtetasja E. Gj. ka bërë kallëzim se në periudha të ndryshme kohore, nëpërmjet shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie, shtetasi E. R. i ka marrë një sasi lekësh”, njofton policia

LEXO EDHE:  Kandidate për Bashkinë e Shkodrës?/ Reagon ish-zv.kryeministrja

LEXO EDHE:  Gjekmarkaj i lëpihet Lulit/ Duhet ta kemi kryeministrin e kunatit

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama vizitë dy ditore në Itali/ Zbardhet axhenda e takimeve

Publikuar

-

Nga

Rama vizitë dy ditore në Itali/ Zbardhet axhenda e takimeve

Kryeministri Edi Rama do të jetë në një vizitë dy ditore në Itali, më konkretisht në datat 5 dhe 6 mars.

Mediat italiane kanë zbardhur axhendën që do të ndjekë kryeministri shqiptar. Kjo vizitë e Ramës do të bëhet për 30 vjetorin e eksodit masiv të shqiptarëve në Itali.

Sipas “Lagazzettadelmezzogiorno’, Rama do të jetë i pranishëm në Puglia ditën e premte aty ku do të zhvillohet një sesion i jashtëzakonshëm në Këshillin e Qarkut, ku prezent do të jetë dhe Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio. Rama do të shoqërohet nga Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj, Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliun, ministren e arsimit Evis Kushi, dhe Fate Velaj, një anëtar i Parlamentit.

Rama do të marrë pjesë në inagurimin e ekspozitës “Eksodi”, e krijuar nga Nicola Genco, ngritur në Agora të Ndërtesës së Këshillit Rajonal, aty ku do të ketë dhe një performancë të violonçelit Redi Hasa. Ekspozita “Shokë dhe Engjëj” e kuruar nga Alfredo Pirri është vendosur në të njëjtat hapësira.

LEXO EDHE:  “Kryemadhi sapo doli nga zyra e Bashës”/ Duka: Ja pse dolëm me dy lista

LEXO EDHE:  Emri/Kush do kandidojë në vend të Ilir Metës në Tiranë

Rektorët e universiteteve Apuliane do t’i dorëzojnë Ramës një kopje të manualit për “Rajonet e Sigurta” të përkthyer në shqip dhe të hartuar falë punës së 130 personaliteteve nga bota shkencore e katër universiteteve kulturore./CNA.al

LEXO TE PLOTE