Connect with Us

Zbulohet arsyeja pse nuk po firmos ende mbrojtësi boshnjak me Kukësin

Sport

Zbulohet arsyeja pse nuk po firmos ende mbrojtësi boshnjak me Kukësin

Publikuar

-

Kukësi ka zyrtarizuar deri më tani vetëm një afrim në merkaton e janarit, pikërisht mbrojtësin e djathtë lituanez, Rolandas Baravikas. Ndërkohë, edhe qendërmbrojtësi boshnjak, Numan Kurdiç, pritet të firmosë për Kukësin.

Fillimisht u mendua se lojtari do të vinte në huazim nga Sarajevo, por “Panorama Sport” mëson se 21-vjeçari pret të prishë kontratën me klubin boshnjak e të nënshkruajë me Kukësin.

“Mbrojtësi i djathtë që ka ardhur nuk është në gjendjen më të mirë fizike. Ka ardhur edhe një qendërmbrojtës, por duhet të rregullojë disa gjëra për pjesën e dokumentacionit. Po kërkojmë një mesfushor qendre dhe një sulmues do të na bëjë shumë punë”, sqaroi dje Hallaçi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Seria A

Te Milani nuk heqin dorë nga gara për titullin

Publikuar

-

Nga

Milan-Udineze përfundoi me polemika, teksa vendësit barazuan në minutën e 97-të, me një 11-metërsh. Ky episod kishte dy momente.

I pari ishte kontakti mes Leaos dhe Larsen, por ajo prekje ishte mjaft e lehtë dhe nuk justifikon lëvizjen e dorës së lojtarit të Udinezes që preku topin.

Një skenë e ngjashme, për një kontakt të lehtë, ndodhi edhe në dyluftimin ajror mes Romanjolit dhe Bekaos, në rastin e golit të Udinezes, në pjesën e dytë.

Ndaj, mund të themi se penalltia e akorduar në minutën e fundit për Milanin ishte e saktë dhe nuk ka vend për diskutim.

Vendim Moviola i saktë i Masës, i cili nuk kërkoi as ndihmën e VAR-it.

LEXO TE PLOTE

Sport

Ëndrra kineze ishte joreale, futbolli i shpenzimeve të çmendura ka falimentuar

Publikuar

-

Nga

Futbolli kinez ka falimentuar. Shpenzimet e tepruara për transferimet e “yjeve” të futbollit, që spikatnin në Europë, kanë çuar drejt zhdukjes shumë klube të vendit aziatik. I fundit, pa shkuar më tej, është kampioni në fuqi, Jiangsu Suning.

Të dielën, kompania që e mbështet financiarisht raportoi ndërprerjen e aktivitetit të ekipit të futbollit.

Titulli kampion, që fitoi së fundmi, nuk i ka shërbyer për të shmangur katastrofën. Borxhet e akumuluara ndër vite fundosën një skuadër që nga divizioni i dytë, brenda një kohe të shkurtër arriti të ngjitej në majën e futbollit kinez.

Peshën kryesore të falimentit e kanë ato 50 milionë euro të paguara për Álex Teixeiran disa sezone më parë apo 28 milionë të shpenzuara për Ramires. Edhe në vitin 2019 u fol rreth interesimit të Jiangsu Suning për blerjen e Gareth Bale.

Jiangsu është hallka e fundit në një zinxhiri që është ndryshkur prej kohësh. Kriza e futbollit kinez u përshpejtuar nga pandemia e Koronavirusit. Në tri sezone, në fakt, janë zhdukur 16 klube futbolli. Katër vjet më parë Kina arriti të shpenzonte 380 milionë euro për merkaton; në tregun aktual, vetëm 7.5 milionë.

Përforcimi i huaj më i shtrenjtë është kroati i panjohur Majstorovic, i cili kushton vetëm 3.3 milionë euro. As që mund të imagjinohet një shpenzim prej 60 milionësh, që u paguan pak kohë më parë për Oscar apo 55 milionë për Hulk.

Qeveria kineze e parandjeu rrezikun dhe gjeti një mënyrë për të ndalur shpenzimet e tepruara.

Masa e marrë konsiston në pagimin e së njëjtës shumë federatës kineze. Kështu, nëse një klub dëshiron të blejë një lojtar 10 milionë, duhet t’i paguajë edhe 10 milionë të tjera federatës. Për më tepër, që nga ky sezon është vendosur një kufi pagash prej 3 milionë eurosh.

Për rrjedhojë, janë larguar të gjithë emrat e mëdhenj: Teixeira, Hulk, Pellé, Ighalo, El Shaarawy, Rondón, Goulart … Ka pasur gjithashtu një eksod masiv teknikësh: Rafa Benítez, Vitor Pereira, Bruno Genesio apo Van Bronckhorst. Një kampionat i shkatërruar plotësisht, pa para, pa “yje” dhe pa kampion në fuqi. Ëndrra kineze ishte joreale.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Trajneri tha të mos bëja kryqin”, deklarata befasuese e futbollistit barazilian: Qeshnin se lutesha

Publikuar

-

Nga

Shqipëria është shquar gjithmonë për tolerancën fetare, për ta mbajtur si një nga vlerat më të çmuara. Megjithatë në Brazil ky virtyt i shqiptarëve ka marrë një goditje të madhe. Mesfushori brazilian, Adalto Silva, ka bërë xhiron e të gjitha mediave braziliane pasi është shprehur se në Shqipëri nuk janë aspak tolerant në pjesën e festë.

“Kur ndeshja jonë do të transmetohej në televizione në të gjithë vendin, ishte trajneri i cili erdhi tek unë dhe gjithmonë thoshte që unë nuk duhet të bëja shenjën e kryqit në fushë ose të festoja një gol duke treguar gishtat e mi lart. Ai tha se ishte më mirë të shmangim këto gjeste për hir të vetvetes, për sigurinë tim.

Ajo që dëgjova më shumë, nga tifozët kundërshtarë, njerëz në rrugë dhe madje edhe nga shokët e ekipit, ishte shprehja ‘i krishteri brazilian’. Kohë pas kohe, ajo shoqërohej nga një mallkim. Në dhomën e zhveshjes, kur u gjunjëzova për të thënë lutjet e mia, shokët e mi vazhdonin të më shikonin, me atë vështrim të çuditshëm. Unë mund të shihja që disa po qeshnin dhe të tjerët thoshin diçka ndërsa unë po lutesha,” tha Silva që kujton gjashtë muajt te Shkumbini.

LEXO TE PLOTE