Connect with Us

Vrasjet e 21 janarit, ish-komandati i Gradës tregon tre letrat sekrete

Aktualitet

Vrasjet e 21 janarit, ish-komandati i Gradës tregon tre letrat sekrete

Publikuar

-

Ish-komandat i Gradës së Republikës së Shqipërisë, Ndrea Prendi ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me protestën e 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë 4 qytetarë para kryeministrisë.

Prendi thotë se për protestën e 21  janarit kishte marrë tre letra me shkrim nga departamenti kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të cilat paralajmëronin situatën që mund të krijohej gjatë protestës.

Ish-komandat i Gradës letrat ishin dërguar nga Interpol gjermani,  Departamenti kundër krimit të organizuar si dhe kishin marrë informacion nga burime kofidenciale.

Kishin informacion me shkrim që mund të kishte problem atë ditë?

Ndrea Prendi: Nga departamenti kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda kemi patur letër me shkrim për këtë situatë. 3 letra me shkrim.

Letra 1: Nga Interpol gjermani kemi patur informacion se: Sipas këtij mesazhi informohemi se organizata terroriste do të organizojnë sulme me lëndë kimike kundër instiucionit të Presidentit dhe Kuvendit në disa vende të ndryshme të Europës gjithashu edhe  instituionet homologe në Shqipëri.

Letra 2: Sipas informacionit që vjen nga burime kofidenciale informohemi se po përgatitet një atentat kundër kryministrit të vendit. Kjo letër ka ardhur vetëm 2 ditë para datës së demostratës. Dhe për këtë do vinin snajpera dhe shiptarë nga gjermania.

Letra 3: Departamenti kundër krimit të organizuar: Në lagjen nr. 1 dhe 2 në Tiranë po bëheshin pergatitje për lëvizje të paligjshme do të ketë djem të moshës 25 vjeç nga rrethet, disa me probleme me drejtësinë. Këta persona do te presin sinanjalin për t’u futur në parlament. Më pas do të shkojnë pranë shtpisë së Kryeministrit dhe do të presin aty derisa ai të vij në shtëpi. Më vonë në afërsi të Ambasadës Italiane do të jenë të parkuara 2 automjete me targa të huaja.

LEXO EDHE:  Policia “blindon” Kuvendin/ Garda porosi gazetarëve

Çfarë masash keni marrë atë ditë?

Ndrea Prendi: Minisioni i Gardës nuk ndryshon si në kohë paqe dhe në kohë lufte. Garda merr masa të përforcuara dhe në raste të tilla e ka detyrë ligjore. E veçanta e kësaj demonstrate ka qënë, që sapo demostruesit u grumbulluan para Kryeministrisë ka patur dhunë kundrejtë policisë.  Kryeministrit iu kërkua të largohej por ai është shprehur se është në zyrën e tij dhe në ditën e tij të punës e do të vijonte punën.

Nëse Kryeministrit dhe personelit të tij do t’i vihej në rrezik jeta si do të vepronit?

Ndrea Prendi: Në qoftë se kërcënohej jeta e Kryeministrit patjetër që do të mërreshin masa ekstreme por ne nuk do e lejonim këtë gjë./ Opinion.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

“Bën premtime sikur janë karamele”/ Balla kritika Bashës nga Elbasani

Publikuar

-

Nga

“Bën premtime sikur janë karamele”/ Balla kritika Bashës nga Elbasani

Krye i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me pensionistët  në Elbasan.

Duke folur për akuzat e njëpasnjëshme të PD kundrejt premtimit të PS për 300 mijë vende pune, Balla deklaroi se ky premtim tashmë është bërë realitet, sepse sot në Shqipëri numërohen 300 mijë pagues më shumë të siguruar.

“Kam dëgjuar shpesh bëhet një akuzë ndaj nesh ku janë 300 mijë vende pune? Këtu janë, sepse e vërteta është se sot ne Shqipëri janë 300 mijë pagues më tepër të skemës së sigurimeve shoqërore se sa ishin në 2013. Numri i shqiptarëve sot që paguajnë kontributin e tyre është 300 mijë më shumë dhe duke qenë se këta po paguhen më shumë ne sot kemi mundësinë të balancojmë skemën e pensioneve,” theksoi Balla.

LEXO EDHE:  Video-Zgjedhjet në SHBA/ Protestuesit përleshen me Gardën Kombëtare

LEXO EDHE:  Klodiana Lala lëshon “bombën”/ Sulm i organizuar nga bandat kundër komandantit të Gardës

Gjithashtu, Balla gjatë fjalës së tij ironizoi edhe Lulzim Bashën, për të cilin tha se premtimet i ka si karamele./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

8 vjet nga inagurimi i portalit ‘E Albania’!/ Berisha publikon foton dhe bëhet nostalgjik: Arritje historike!

Publikuar

-

Nga

8 vjet nga inaugurimi i portalit ‘E Albania’!/ Berisha bëhet nostalgjik: Arritje historike!

Ish kryeministri Sali Berisha është kthyer pas në kohë, ndërsa kujton sot 8 vjetorin e inagurimit të portalit ‘E Albania’.

Teksa bën një rezyme të arrtijeve teknologjike në vend asokohe, si shtrirja e internetit në shkolla, hapja e pikave të internetit për qytetarët, autostarda dixhitale Tiranë – Prishtinë, rrjeti 3G, etj, Berisha falenderon të gjithë ata specialistë, zyrtarë e drejtues institucionesh që me përkushtim sollën Shqipërinë në moshën dixhitale.

Nje arritje historike!

Si sot 8 vjet me pare u inaugurua portali ‘E Albania’!Shqiperia qe ne shtator te vitit 2005 kishte penetrimin e internetit nder me te ultit ne bote vetem 4,8%. Ne zbatim te platformes Shqiperia dixhitale arriti te shenoje nder rritjet me te shpejta ne bote per penetrimin e internetit.

Ne vitin 2011 ky penetrim arriti ne 63% fare afer mesatares europiane. Ne kete kuader u realizua shtrirja e internetit ne te gjitha shkollat e vendit. Nga gjithsej 950 kompjuter qe kishte ne tere sistemin arsimor, u krijuan kabinetet e informatikes ne 2000 shkolla te vendit me rreth 25000 mije kompjuter, u ndertua autostarda dixhitale Titane – Prishtine, u ul me mbi 10 here cmimi i internetit, u hapen 1250 pika per internet falas per qytetaret, u dixhitalizuan nje seri sherbimesh si tatimet, doganat, hipoteka, u perdor firma dixhitale dhe u vendos sistem i e-qeverise.

Shqiperia do te ishte vendi i pare ne bote qe do vendoste sistemin e prokurimit elektronik te çertifikuar dhe nga OKB. Kurora e suksesit ne platformen Shqiperia dixhitale ishte dixhitalizimi dhe ofrimi online e sherbimeve qeveritare per qytetaret qe kulmoi me inaugurimin si sot 8 vjet me pare i portalit ‘e albania’.

Progres i jashtezakoneshem u arrit ne telefonine celulare, u ulen me disa here cmimet per bisedat, nga 38% qe ishte perdorimi i saj arriti ne 187%, u licencua dhe instalua rrjeti 3G dhe u vendos kuadri per rrjetin 4G etj.

Nje nderim per te gjitha ata specialiste, zyrtare, drejtues institucionesh, qeveritare qe me pasionin dhe perkushtimin e tyre sollen Shqiperine ne moshen dixhitale. sb

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Plagosja me armë zjarri në mes të Korçës, zbardhen detajet e reja

Publikuar

-

Nga

Foto/ Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Korçë

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 7 në Korçë.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia, i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet I.Q 45 vjeç, i cili ndodhet në spital jasht  rrezikut për jetën.

Ndërkaq vijon puna për kapjen e autorëve.

Më datë 02.03.2021, rreth orës 17:50, në lagjen nr. 7, Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se është dëmtuar në këmbë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, shtetasi I. Q., rreth 45 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE:  “Rebelohet” Erion Kristo/ Sot do të jem të Garda, ju mos u shqetësoni

 

LEXO TE PLOTE