Sport
VIDEO/ Nuk ka fitues në “Niko Dovana”, Teuta dhe Partizani i bëjnë “dhurata” Vllaznisë

Është mbyllur në barazim 1-1 supersfida e javës së 16-të të Kategorisë Superiore. Një rezultat ky që kënaq më së tepërmi… Vllazninë.
Pavarësisht se të dy skuadrat i luajtën të gjitha duke kërkuar fitoren, në fund nuk arritën të siguronin më shumë se 1 pikë, duke bërë që diferenca ndaj shkodranëve kryesues të qëndrojë po 9 pikë.
Jasir Asani hapi serinë e golave në minutën e 8-të, ndërkohë që Krasniqi vendosi baraspeshën në të 37-tën. Vlen të theksohet fakti se Partizani e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me 2 kartona të verdhë të mesfushorit Murataj në minutën e 80-të.
FT: TEUTA-PARTIZANI 1-1
Krasniqi 37′ / Asani 8′
37′ Tjetër gol në “Niko Dovana” dhe vjen reagimi i Teutës. Goditje këndi për vendasit dhe finalizim me kokë i Blerim Krasniqit, i cili kërcen më lart se të gjithë dhe dërgon topin në rrjetë.
8′Partizani në avantazh. Jasir Asani merr një pasim nga William Cordeiro dhe mposht portierin durrsak me një diagonale të saktë me të djathtën.