Connect with Us

Varianti i ri i Covid i afrohet Shqipërisë/ Një i infektuar në vendin fqinj

Aktualitet

Varianti i ri i Covid i afrohet Shqipërisë/ Një i infektuar në vendin fqinj

Publikuar

-

Mutacioni i ri i Covid/ Specialisti i iSHP ngre alarmin: Po prek moshat e reja

Virusi i frikshëm anglez i Covid -19 i afrohet Shqipërisë. Një shqiptar nga Kosova është zbuluar se përmban mutacionin e koronavirusit dhe e ka çuar atë deri në Slloveni.

Por nuk ka asnjë siguri që ai të mos e ketë përhapur në Kosovë duke u bërë personi ‘zero’ për ta përhapur në të gjithë hapësirën shqiptare. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri i Sllovenisë Janesh Jansha, i cili u shpreh se shqiptari i Kosovës e ka sjellë infeksionin nga Belgjika. Autoritetet belge u informuan për këtë rast.

“Pacienti përdori një test negativ për të hyrë në Slloveni, megjithëse ai kishte një provë tjetër që ishte pozitive, kështu që ai tani vendoset në izolim dhe kontaktet e tij të mundshme po kontrollohen”, tha Jansha në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, raporton agjencia kroate e lajmeve Hina.

LEXO EDHE:  Infektohet me koronavirus kryetarja e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë

Për shkak të mundësisë që në Slloveni të ketë një numër më të madh të të ashtuquajturve virusi anglez i koronavirusit, qeveria sllovene do të rishikojë vendimet mbi lehtësimin e masave antiepidemi javën e ardhshme, njoftoi Jansha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Aktualitet

Nis vaksinimi në Lezhë/ Manastirliu lajmëron ardhjen e 8000 dozave të tjera nga Pfizer

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme ka nisur vaksinimi për të moshuarit mbi 90 vjeç në Lezhë. Të pranishëm ishin dhe Kryeministri Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta

Manastirliu, e cila ka lajmëruar se në 15 mars priten të vijnë dhe 8000 diza të tjera nga vaksina Pfizer.

“Kemi arritur 15 mijë vaksinime, 12 mijë janë personel shëndetësor. Bëjmë çdo ditë të paktën 1000 vaksinime dhe besoj se do të bëjmë akoma më shumë me ardhjen e vaksinave nga Pfizer. Me datë 15 Mars vijnë rreth 8000 vaksina nga Pfizer”- tha Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta kercënon Ramën/ “Po dhunove zgjedhjet nuk do kesh vend ku të futesh

Publikuar

-

Nga

Meta del me mesazhin e fortë/ ‘Treni është nisur, mjerë ai që i del para’

Presidenti Ilir Meta gjatë takimit online me përfaqësuesit civilë tha se kushti kryesor për negociatat e integrimit në BE është që këto zgjedhje të jetë të lira dhe të ndershme. Ndër të tjera Meta tha se nësë Partia Socialiste do të fitojë pa prekur votën, ai do të japë dorëheqjen më 26 prill.

“Nëse kjo shumicë konfirmohet pa prekur votën, Presidenti jep dorëheqjen më 26 prill. Të jenë të qartë të gjithë, Presidenti do të shkojë në të gjithë Shqipërinë me këto mesazhe: Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen se në demokraci, fuqia e tyre është vota.

Ta përdorin votën për të zgjedhur dhe për të ndëshkuar. Ta orientojnë votën e tyre tek kandidatët më me integritet. Për mua ka rëndësi të ringjallet besimi tek demokracia. Presidenti nuk do të fshihet kurrë nga një sfidë e madhe, angazhimi për të ndalur çdo përpjekje që synon të vrasë demokracinë.

Nuk i jam shmangur asnjëherë kësaj sfide, por ama që ti të dhunosh dhe njëherë popullin shqiptar, kushdo qofsh, kjo është një gjë që nuk ka më ku të shkojë e ku të rrijë, sepse e dimë më c’do të thotë të humbasë edhe njëherë Shqipëria” tha ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situata e Covid në Kosovë/Zemaj paralajmëron ashpërsim të masave

Publikuar

-

Nga

Ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj ka deklaruar se nesër do të bëhet vlerësimi i masave anticovid dhe në rast shtimi të rasteve, masat do të ashpërsohen.

Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19, Zemaj deklaroi se në bazë të situatës mund të ketë ashpërsim të masave dhe kufizim të lëvizjes.

“Do të vlerësohen edhe më tej masat dhe aktivitetet për të parandaluar infeksionin. Nëse kemi rrezikshmëri dhe rritje të numrit të rasteve, masat do të jenë më rigoroze, do të ketë edhe kufizim të lëvizjes dhe aktiviteteve tjera. Duhet të vazhdojë ndalesa për të gjitha takimet që konsiderohen shpërndarëse të infeksionit. Aktivitetet duhet të jenë të organizuara sipas manualit për pandeminë. Institucionet publike dhe ato private duhet të funksionojnë duke iu përmbajtur strikt manualit”-theksoi Zamaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE