Connect with Us

U prezantua te Vllaznia, por futbollisti afrikan ende nuk ka hedhur firmën

Sport

U prezantua te Vllaznia, por futbollisti afrikan ende nuk ka hedhur firmën

Publikuar

-

Vllaznia ka prezantuar para ndeshjes me Kastriotin afrimin më të ri në merkaton e janarit, pikërisht mesfushorin Elom Nya-Vexhi, i cili vjen nga radhët e klubit të Zetas në Malin e Zi.

Togolezi është përgatitur së fundmi me shkodranët, por akoma nuk quhet zyrtarisht, pasi lojtari nuk ka dokumentacionin e plotë.

Drejtori sportiv i klubit, Matko Djarmati, deklaroi pas barazimit me Kastriotin arsyen e mosfederimit të Vexhit.

“Ende nuk ka një firmë zyrtare me lojtarin nga Togoja. Mungon edhe një dokument, në mënyrë që të kryhen veprimet e tjera”, u shpreh Djarmati për “Panorama Sport”. Gjithsesi, togolezi pritet që të jetë afrimi i radhës për Vllazninë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Sport

Ëndrra kineze ishte joreale, futbolli i shpenzimeve të çmendura ka falimentuar

Publikuar

-

Nga

Futbolli kinez ka falimentuar. Shpenzimet e tepruara për transferimet e “yjeve” të futbollit, që spikatnin në Europë, kanë çuar drejt zhdukjes shumë klube të vendit aziatik. I fundit, pa shkuar më tej, është kampioni në fuqi, Jiangsu Suning.

Të dielën, kompania që e mbështet financiarisht raportoi ndërprerjen e aktivitetit të ekipit të futbollit.

Titulli kampion, që fitoi së fundmi, nuk i ka shërbyer për të shmangur katastrofën. Borxhet e akumuluara ndër vite fundosën një skuadër që nga divizioni i dytë, brenda një kohe të shkurtër arriti të ngjitej në majën e futbollit kinez.

Peshën kryesore të falimentit e kanë ato 50 milionë euro të paguara për Álex Teixeiran disa sezone më parë apo 28 milionë të shpenzuara për Ramires. Edhe në vitin 2019 u fol rreth interesimit të Jiangsu Suning për blerjen e Gareth Bale.

Jiangsu është hallka e fundit në një zinxhiri që është ndryshkur prej kohësh. Kriza e futbollit kinez u përshpejtuar nga pandemia e Koronavirusit. Në tri sezone, në fakt, janë zhdukur 16 klube futbolli. Katër vjet më parë Kina arriti të shpenzonte 380 milionë euro për merkaton; në tregun aktual, vetëm 7.5 milionë.

Përforcimi i huaj më i shtrenjtë është kroati i panjohur Majstorovic, i cili kushton vetëm 3.3 milionë euro. As që mund të imagjinohet një shpenzim prej 60 milionësh, që u paguan pak kohë më parë për Oscar apo 55 milionë për Hulk.

Qeveria kineze e parandjeu rrezikun dhe gjeti një mënyrë për të ndalur shpenzimet e tepruara.

Masa e marrë konsiston në pagimin e së njëjtës shumë federatës kineze. Kështu, nëse një klub dëshiron të blejë një lojtar 10 milionë, duhet t’i paguajë edhe 10 milionë të tjera federatës. Për më tepër, që nga ky sezon është vendosur një kufi pagash prej 3 milionë eurosh.

Për rrjedhojë, janë larguar të gjithë emrat e mëdhenj: Teixeira, Hulk, Pellé, Ighalo, El Shaarawy, Rondón, Goulart … Ka pasur gjithashtu një eksod masiv teknikësh: Rafa Benítez, Vitor Pereira, Bruno Genesio apo Van Bronckhorst. Një kampionat i shkatërruar plotësisht, pa para, pa “yje” dhe pa kampion në fuqi. Ëndrra kineze ishte joreale.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Trajneri tha të mos bëja kryqin”, deklarata befasuese e futbollistit barazilian: Qeshnin se lutesha

Publikuar

-

Nga

Shqipëria është shquar gjithmonë për tolerancën fetare, për ta mbajtur si një nga vlerat më të çmuara. Megjithatë në Brazil ky virtyt i shqiptarëve ka marrë një goditje të madhe. Mesfushori brazilian, Adalto Silva, ka bërë xhiron e të gjitha mediave braziliane pasi është shprehur se në Shqipëri nuk janë aspak tolerant në pjesën e festë.

“Kur ndeshja jonë do të transmetohej në televizione në të gjithë vendin, ishte trajneri i cili erdhi tek unë dhe gjithmonë thoshte që unë nuk duhet të bëja shenjën e kryqit në fushë ose të festoja një gol duke treguar gishtat e mi lart. Ai tha se ishte më mirë të shmangim këto gjeste për hir të vetvetes, për sigurinë tim.

Ajo që dëgjova më shumë, nga tifozët kundërshtarë, njerëz në rrugë dhe madje edhe nga shokët e ekipit, ishte shprehja ‘i krishteri brazilian’. Kohë pas kohe, ajo shoqërohej nga një mallkim. Në dhomën e zhveshjes, kur u gjunjëzova për të thënë lutjet e mia, shokët e mi vazhdonin të më shikonin, me atë vështrim të çuditshëm. Unë mund të shihja që disa po qeshnin dhe të tjerët thoshin diçka ndërsa unë po lutesha,” tha Silva që kujton gjashtë muajt te Shkumbini.

LEXO TE PLOTE

Sport

ZYRTARE/ Ish-mesfushori i Skënderbeut firmos me klubin kroat

Publikuar

-

Nga

Suad Sahiti është zyrtarisht lojtar i Sibenikut. Mesfushori i avancuar kosovar i bashkohet klubit të vëllait të tij Emir Sahiti.

Ish-lojtari i Skënderbeut iu bashkua klubit kroat Sibenikut pas aventurës që pati me klubin boshnjak Zrisnjski Mostar. Lajmin e transferimit të talentit kosovar e ka publikuar vetë klubi kroat me anë të një postimi në profilin e saj në “Facebook”.

Më parë mesfushori 26-vjeçar është aktivizuar me fanellat e Hajvalisë, Skënderbeut, Rabotniçkit, AEL Larisa, Septemvri Sofia, Uisla Plok, Zrinjski Mostar dhe së fundmi me Sibenikun ku do të aktivizohet në vazhdim.

LEXO TE PLOTE