LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tirana-Laçi, publikohen formacionet zyrtare të sfidës

25 Janar 2021, 12:47, Sport CNA
Tirana-Laçi, publikohen formacionet zyrtare të sfidës

Janë publikuar formacionet e sfidës Tirana-Laçi, e cila luhet sot në orën 13:45. Për sfidën e sotme, trajneri Nevil Dede ka graduar si titullar mesfushorin Enes Kuka. Bardheblutë do të luajnë në sulm me Muçin dhe Seferin, ndërsa do të kenë mbështetjen e Torasës.

Në krahun e kurbinasve, rikthehet Ardit Deliu për të cilin, klubi kurbinas ka paguar pjesën e mbetur të dënimit.

Lajmi më mirë për skuadrën e Shpëtim Duros është aktivizimi i Kirian Nuabuezes, për të cilin kishte dyshime se mund të mungonte për shkak të shqetësimeve në sy. Redon Xhixha i lë vendin Mentor Mazrekajt.

FORMACIONET ZYRTARE

Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovksi, Hoxhallari, Ismajlgeci, Kuka, Toli, Vrapi, Torassa, Muçi, Seferi. Trajner: Nevil Dede.

Laçi: Sherri, Selmani, Ignjatovic, Obanor, Marku, Deliu, Shehu, Lushkja, Musta, Mazrekaj, Nuabueze Trajner: Shpëtim Duro.

Lajmet e fundit nga