Connect with Us

Takaj shpërthen ndaj arbitrit: Vijnë me mision kundër nesh, na kanë masakruar!

Sport

Takaj shpërthen ndaj arbitrit: Vijnë me mision kundër nesh, na kanë masakruar!

Publikuar

-

Skënderbeu nuk shkon më shumë se barazimi 1- 1 ndaj Apolonisë dhe mbetet sërish i fundit. Mirëpo, këtë herë në Korçë janë ndier të vjedhur prej gjykimit të kryesorit Ardian Beqiri. Pas ndeshjes, ka reaguar ashpër presidenti Ardjan Takaj.

Në një bisedë ekskluzive për “Panorama Sport”, kreu i klubit ka thënë ndër të tjera se gjyqtari i Kolegjiumit të Tiranës e ka mision dëmtimin e Skënderbeut.

I gjithë ky shpërthim vjen pas një penalltie të dhënë për fierakët në minutën e 70-të, teksa u shënua edhe goli i barazimit nga Mario Gjata. Më parë bardhekuqtë kishin kaluar në avantazh me një penallti të Meksit.

“Çfarë ishte ky arbitër që e na dha atë penallti?! Të njëjtën gjë na ka bërë edhe një vit më parë kur fitonim ndaj Partizanit në Korçë. Sa herë na ka drejtuar, ka dashur vetëm të na dëmtojë.

E kam ngritur alarmin në vitin e kaluar, por sot po e përsëris. Beqiri ka dashur ta çonte ndeshjen aty ku donte vetë. I kam kërkuar FSHF-së që ky arbitër të mos e gjykojë më Skënderbeun.

Po të shikosh këtë sezon penalltitë që janë dhënë kundër nesh, janë të gjitha për të qeshur. Na kanë masakruar! Nuk kemi folur kurrë për arbitrat, por vendimet e Beqirit kanë qenë me mision, nuk mund të quhen gabime”, deklaroi dje Takaj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Sport

20 milionë të vaksinuar, kryeministri anglez i gatshëm ta zhvillojnë të gjithë Europianin në Angli

Publikuar

-

Nga

Britania e Madhe është duke u kthyer në një shembull të vaksinimit kundër COVID-19, teksa janë lider me 20 milionë persona që tashmë janë imunë ndaj virusit të rrezikshëm. Ndërkohë, deri në verë pritet që shifrat të ecin dhe të kalohet në më shumë se gjysmën e popullsisë të vaksinuar.

Diçka e tillë, lehtëson shumë edhe botën e sportit veçanërisht atë të futbollit, që është detyruar të luajë në stadium të boshatisura. Nëse ky sezon futbollistik, tashmë po ikën pa tifozë, UEFA kërkon që të paktën në Europian të ketë spektatorë. Dhe, vendi që garanton më së miri impiante të mbushura, është Anglia.

Në fakt, në këtë vend do të luhen gjysmëfinalet dhe finalja, mirëpo kryeministri Boris Xhonson, ka theksuar se është i gatshëm që gjithë kompeticioni të zhvillohet në Angli. Kjo është një alternativë që ka qarkulluar shumë në kohët e fundit dhe po shqyrtohet, pasi duket se ky nuk është viti më i mirë për ta shpërndarë eventin në disa stadiume të Europës.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Afrimet e janarit s’na kanë ndihmuar”, suprizon Ilir Daja: Javën tjetër do kemi…

Publikuar

-

Nga

Partizani luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një kundërshtar i lehtë në letër. Para kësaj sfide në konferencë për shtyp foli trajneri i të kuqve, Ilir Daja.

“Barazuam me Laçin në ndeshjen e fundit, që është një prej pretendentëve. Ne jemi me të njëjtin kontingjent, përveç janarit, sepse afrimet e janarit nuk na kanë ndihmuar shumë, por nuk kanë qenë pjesë e rëndësishme e grupit. Kemi luajtur mirë dhe na jep garanci për të ardhmen.

Mendojmë se jemi në gjendje të mirë, por nuk ka ndeshje të lehta. Në fillim të këtij viti kemi barazuar në Elbasan. Atmosfera është e mirë, përveç lojtarëve të dëmtuar, që nuk do jenë pjesë e jona. Jemi mirë edhe psikologjikisht.

E vështirë do të jetë ta vlerësojmë Apoloninë, ashtu si çdo kundërshtar tjetër në Superiore sepse në fund çdo ndeshje vlen 3 pikë. Jemi ekipi që kemi shënuar më shumë gola deri tani. Duhet të jemi më cinikë përpara portës, por e rëndësishme është të krijojmë raste sepse goli do të vijë më pas.

Kemi situatë me bonus psikologjik sepse i bëjmë llogaritë me veten, jo me të tjerët. Kemi mbajtur vendin e dytë për kohë të gjatë dhe kemi më shumë pikë dhe lojë më të mirë. Përveç rinovimeve do e përmirësojmë grupin në pikat e dobëta. Kemi kohën e duhur. Duhet të nisë puna deri tani sepse janë lojtarë të rëndësishëm dhe duam t’i kemi në vazhdimësi.

Kemi nisur punën dhe para derbit drejtori dhe stafi do ulemi për të bërë të mundur rinovimet për vazhdimësinë. Asnjë i dëmtuar nuk rikuperohet për Apoloninë. Po stërviten të veçuar dhe këtë javë do jenë jashtë.

Mëllugja dhe Domingues po marrin formën e duhur për rolin në fushë dhe gjendjen fizike dhe duke parë ecurinë e lojës, mund të jenë në fushë ndaj Apolonisë. Vllaznia humbi në ndeshjen e fundit dhe ne nuk fituam, kështu që është më e rëndësishme të përqendrohemi te ndeshjet tona”, përfundoi Daja.

LEXO TE PLOTE

Sport

Dhunoi të dashurën, merret vendimi për Solomon. Ja kur do të dalë nga burgu

Publikuar

-

Nga

Ish-sulmuesi i Partizanit, Theofilus Solomon, u  arrestuar në flagrancë nga Policia e Shtetit, nën akuzën “Dhunë në familje”. 25-vjeçari pati një debat të ashpër me partneren e tij në mes të lagjes ku banonin dhe është arrestuar.

Sulmuesi nigerian depozitoi ankimimin e tij në Gjykatën e Apelit, teksa zbulohet se Gjykata e Tiranës, lidhur me vlerësimet e ligjshme të arrestit në flagrancë, ka vendosur masën e sigurimit personal “Grancia Pasurore e parashikuar nga neni 236 K.Pr.Penale në shumën 300 mijë lekë, e cila duhet të paguhet brenda 5 ditëve.

Deri në shlyerjen e kësaj shume, Solomon, është i detyruar të qëndrojë në masën e sigurimit “arrest me burg”. Ish-sulmuesi i Partizanit mund të dalë nga burgu në momentin e depozitimit të grancisë pasurore.

LEXO TE PLOTE