LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shuhet dekani i Akademisë së Forcave të Armatosura/ Xhaçka mesazh prekës

25 Janar 2021, 10:33, Sociale CNA
Shuhet dekani i Akademisë së Forcave të Armatosura/ Xhaçka

Ndahet nga jeta dekani i Fakultetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Akademinë e Forcave të Armatosura, Agim Sulaj.

Lajmin e ka dhënë ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përmes një postimi në rrjetet sociale. Xhaçka shkruan se Sulaj me shumë përkushtim kontribuoi në përgatitjen e brezave të tërë ushtarakësh dhe punoi më shumë profesionalizëm.

?Trishtim e dhimbje pas lajmit për largimin nga jeta të profesor Agim Sulaj, një prej pedagogëve më të vjetër dhe më të vlerësuar të Akademisë së Forcave të Armatosura. Pata nderin të punoj me të, për një prej projekteve që ai kishte aq shumë përzemër: akreditimin e AFA si i vetmi institucion i arsimit të lartë për mbrojtjen dhe sigurinë në vend. Mirënjohje e nderim për pedagogun, që me shumë përkushtim kontribuoi në përgatitjen e brezave të tërë ushtarakësh dhe punoi më shumë profesionalizëm, për atë që Akademia e Forcave të Armatosura është sot. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve e kolegëve!
#FaleminderitPërShërbimin?, shkruan Xhaçka./CNA.al

Lajmet e fundit nga