Connect with Us

Rritja e numrit të të infektuarve/ Alimehmeti: Pasojat e fundvitit dhe ditëve të ftohta

Shëndeti

Rritja e numrit të të infektuarve/ Alimehmeti: Pasojat e fundvitit dhe ditëve të ftohta

Publikuar

-

Alimehmeti publikon studimin/ Lajme të mira për trajtimin e pacientëve me Covid

Janari është shoqëruar me rritje të rasteve të reja me Covid.

Për epidemiologët kjo situatë ka ardhur si pasojë e ftohjes së motit dhe shkeljes së masave mbrojtëse, veçanërisht gjatë periudhës së ndërrimit të viteve.

Por pavarësisht, rritjes së infektimeve, epidemiologu Ilir Alimehmeti tregon se këtë periudhë janë ulur shtrimet në spital dhe humbjet e jetës.

Sipas tij, kjo ka lidhje me infektimet e moshave të reja dhe mungesën e shenjave klinike te kjo kategori.

“Pra nëse shkon infeksioni drejt moshave të reja normale dhe për spitalin do të ketë më pak nevojë. Fakti është që edhe pse shifrat janë konsistente, shifrat në spital janë të buta”, shtoi mjeku.

LEXO EDHE:  “Covid-19 jo prodhim laboratorik”/ Kërkuesi shkencor tregon atë që nuk thuhet zyrtarisht

Alimehmeti kritikoi gjithashtu vendimin e Komitetit Teknik për të mbajtur mbyllur shkollat e larta në të gjithë vendin.

Sipas epidemiologut, të rinjtë nuk shkojnë në auditore, por mund ta përhapin virusin kur mblidhen së bashku në bare dhe lokale./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Çfarë ndodh me vaksinimin nëse PS humb zgjedhjet?/ Manastirliu: Ne do fitojmë

Publikuar

-

Nga

Çfarë ndodh me vaksinimin nëse PS humb zgjedhjet?/ Manastirliu: Ne do fitojmë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, është shprehur e sigurt se Partia Socialiste do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

E pyetur për procesin e vaksinimit nëse PS humbet zgjedhjet, Manastirliu kundërshtoi panelistët dhe tha në Rtsh se ata kanë planifikuar që gjithçka të shkojë siç duhet.

“Partia Socialiste do të fitojë zgjedhjet dhe ne do të mbajmë të gjitha premtimet që kemi dhënë. Jemi me ritme shumë të shpejta dhe të larta të vaksinimit të popullatës. Tani do merremi me operatorët turistiëk për të pasur një sezon turistik pa kufizime.

PS do të fitojë dhe kemi siguruar gjithçka që procesi i vaksinimit të vijojë ashtu siç është planifikuar. Njerëzit janë të bindur dhe nuk duan të rikthehen më pas në kohë, ata duan të ecin përpara. Unë jam shumë pranë qytetarëve dhe ne duam të vijojmë vaksinimin, rindërtimin”, u shpreh ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Covid-19/ Alimehmeti tregon sa zgjat imuniteti ndaj virusit

Publikuar

-

Nga

“Do të shpëtojmë shumë jetë”/ Alimehmeti publikon studimin dhe ndan lajmin e mirë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti bazuar në një studimi të publikuar në revistën prestigjoze  “Nature” ka sqaruar se imuniteti ndaj Covid-19 zgjat me vite dhe dekata.

“Përgjigja imunitare e trupit përfshinë jo vetëm IGM dhe IGG , përsfhinë përgjigjen qelizore dhe ato të kujtesës që qëndrojnë aty për një kohë të gjatë. Studime të shumta na e tregon dhe një studim i veçantë na e tregon ato të Sars-Cov1 të cilët janë testuar 17 vite më pas dhe vazhdojnë reagojnë ndaj këtij virusi,” thotë ai.

Ai shtoi, se në shkallë globale shumë pak persona vdesin nga riinfektimi me virusin.

 “Riinfektimet edhe ose ndodhin kanë tendencën të jenë të lehta. Në shkallë globale numri i vdekjeve nga riinfektimi është një numër pothuajse inekzistent.

Tendenca është që imuniteti të zgjasë shumë, jo që të evitojë hyrjen e virusit në trup, por forma e shfaqjes të jetë e butë,” thekson epidemiologu .

LEXO EDHE:  Studentët paguajnë për makinat e rektorëve/ Portali i qeverisë nuk përmban të dhëna të qarta  

LEXO EDHE:  Foto-Studentët i tregojnë vendin Ramës/ Ne nuk jemi Lulzim Basha

Më tej, në një intervistë për AbcNews ai theksoi se nëse ke 6 muaj që e ke kaluar Covid-19 nuk ke nevojë për vaksinë.

“Dimë që me sëmundje të tjera virale kush e ka kaluar nuk ka nevojë për një vaksinë. Me këto sëmundje specifike dimë që po thuhet se 6 muajt e parë nuk është e nevojshme dhe ndoshta mund të ketë nevojë për një dozë të vetme pas 6 muajsh,” thotë ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Infektimi pas vaksinës/ Brataj sqaron arsyen

Publikuar

-

Nga

“Ulja e infektimeve ”/ Brataj paralajmëron tjetër lehtësim masash

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka sqaruar se përse ka raste të infektimit me COVID dhe pas marrjes së dozës së parë. Në një postim në rrjetet sociale ai është shprehur se kjo gjë ka ndodhur pasi përgjigjia imunitare pas dozës së parë nuk është e lartë që të na mbrojë nga infektimi, por sidomos nga format e rënda.

“Nuk është vaksina që shkakton sëmundjen e Covid-19, por infektimi me SarsCov2. Specifikoj se ka pasur raste për të gjitha llojet e vaksinave që janë soministruar në Shqipëri! Antitrupat kundër SarsCov2 fillojnë në javën e dytë pas injektimit të vaksinës. Po ashtu përgjigja imunitare pas dozës së parë nuk është e lartë që të na mbrojë nga infektimi, por sidomos nga format e rënda”, thotë Brataj.

Postimi i plotë:

Që nga fillimi i vaksinimit ka pasur jo pak raste infektimi me SarsCov2 edhe në ato raste kur është marë doza e parë e vaksinës. Nuk është vaksina që shkakton sëmundjen e Covid-19, por infektimi me SarsCov2. Specifikoj se ka pasur raste për të gjitha llojet e vaksinave që janë soministruar në Shqipëri! Antitrupat kundër SarsCov2 fillojnë në javën e dytë pas injektimit të vaksinës. Po ashtu përgjigja imunitare pas dozës së parë nuk është e lartë që të na mbrojë nga infektimi, por sidomos nga format e rënda.

Antitrupat fillojnë të prodhohen në nivele të larta pas 7-10 ditësh nga marja e dozës së dytë. Vërtet që vaksina ul infeksionin dhe rastet e rënda por nëse infektohemi në periudhën midis dozës së parë dhe të dytë rreziku është i lartë. Ne mund të infektohemi dhe të shfaqim sëmundjen e Covid-19 me të gjitha format e sajë, të lehta, të mesme dhe të rënda. Respektimi i masave mbrojtëse është i domosdoshëm, sidomos në këtë periudhë tranzitore. Edhe pak durim, derisa të fitojmë këtë betejë të fundit me virusin. Jeta është pasuria më e madhe që kemi, prandaj ne duhet ta ruajmë atë./CNA.al

LEXO TE PLOTE