LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reshje shiu e bore në vend/ Parashikimi i motit për këtë javë

25 Janar 2021, 07:12, Sociale CNA
Reshje shiu e bore në vend/ Parashikimi i motit për këtë

Java nis me mot kryesisht të vranët e alternime afatshkurtra në mesditë kthjellimesh. Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar dhe në kohë afatshkurër në zonën e veriut deri të lartë. Në zonën e Alpeve, verilindje në lartësitë mbi 300 metër dhe juglindje mbi 800 metër do të ketë reshje tepër të dendura dëbore.

Gjatë orëve të para të 24-orëshit të ditës së Martë reshjet vijojnë me intensitet mesatar deri dhe të lartë në një pjesë të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës reshjet humbasin intensitetin dhe bëhen të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Në relievet malore në lindje të territorit priten reshje tepër të dendura dëbore te cilat gjatë ditës në zonën e veriut dhe jugut zbresin deri në lartësitë kodrinore 400-500 metër.

Dita e Mërkurë dhe ajo e Enjte parashikohen të kenë mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira kalimtare e reshje shiu të izoluara dhe lokale.
Java mbyllet me ditën e Premte me rikthim të motit të vranët e reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata afatshkurtër. Duke nisur nga orët e pasdites reshjet bëhen të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në pjesën më të madhe të territorit. Përsëri reshje dëbore në relievet malore në lindje por me intensitet të ulët./CNA.al

Lajmet e fundit nga