Connect with Us

Përplasjet/ Çfarë po ndodh me listën e PD në Korçë, kush janë pretendentët

Politikë

Përplasjet/ Çfarë po ndodh me listën e PD në Korçë, kush janë pretendentët

Publikuar

-

Analiza e qarqeve/ Pse lista Basha ska më vende?!

Qarku i Korçës duket se do të jetë një nga më të vështirët në përzgjedhjen që do të bëjë Lulzim Basha. Kështu ishte edhe me emërimin e drejtuesit politik të këtij qarku. U emërua nga të fundit, ishte Edmond Spaho, një personazh politik i cili ka qenë deri në vitin 2013 të paktën tre herë kandidat në këtë qark, dy herë nga lista, një herë në zonë të drejtpërdrejtë dhe më pas ai spostua në Durrës, më vonë në Elbasan, për tu rikthyer tashmë si drejtues politik në Korçë, raporton cna.al.

Përpara zotit Spaho emra të tjerë që u përdorën ishin ai i Dritan Shanos, ky i fundit i sulmuar në mënyrë agresive nga kreu i degës së PD në Korçë, Andrea Mano dhe ish-deputeti Ervin Salianji, por edhe Eno Bozdo, një nga ish-drejtuesit e PDR-së së Genc Pollos që aspironte të ishte në listën e qarkut të Korçës si drejtues. Por përtej këtyre emrave, Lulzim Basha do ta ketë vërtet të vështirë përcaktimin e listës në këtë qark.

Paralajmëron Vangjel Dule/ Do kemi një fushatë me hile dhe jo të barabartë
Kreu i PBDNJ Vangjel Dule

Së pari, është fenomeni PBDNJ. Vangjel Dule, kreu i kësaj partie dhe aleat me Lulzim Bashën ka kërkuar që të jetë pjesë e listës së PD në këtë qark sepse përplasjet e tij me Fredi Bejlerin në qarkun e Vlorës kanë bërë që Dule të kërkojë spostimin.

Ai sistematikisht ka mundur të sigurojë 2-3 mijë vota në qarkun e Korçës. Në një llogari arithmetike nëse do t’i kalonte këto vota te opozita, mund ta ndihmonte këtë të fundit për të rritur mundësinë që nga katër të shkojë në pesë mandate, apo të kapin të gjashtin ashtu siç pretendohet.

Fillimi i reshjeve të shiut në Korçë/ Braimllari: Pushteti lokal duhet të marrin masa!
Endrit Braimllari

Së dyti, është fenomeni LSI, aleati tjetër i Lulzim Bashës, i cili në qarkun e Korçës mesa duket do të jetë brenda listës së PD-së. Akoma ka diskutime sesi do të veprohet me dy koalicionet, pra do jetë në dy lista të ndara ku do të udhëhiqet lista e koalicionit të LSI-së nga Endrit Braimllari, apo në Korçë do të jetë brenda listës së PD-së.

Në fakt, pretendimet e deritanishme dhe informacionet thonë që Braimllari do të jetë brenda listës së PD-së dhe lista e LSI-së në qarkun e Korçës do të jetë fiktive, çka bën që tre vende me gjithë Spahon të jenë të zëna, përfshirë këtu dhe pozicionin e vendit të tretë që është një femër. Pra, i bie që katër vende të jenë të zëna nëse Braimllari do të jetë brenda listës së PD-së dhe Dule do të jetë në qarkun e Korçës, shkruan cna.al, sipas burimeve zyrtare nga PD.

Kreu i degës së PD-së në Korçë, jep dorëheqjen/ Zbulohet arsyeja
Andrea Mano

Së treti, Andrea Mano, ish-kreu i degës, i dorëhequr, i cili kandidon dhe kandidon që nga viti 2015 dhe vetëm humb. Ashtu si Luli që ka ëndërr të bëhet kryeministër, Andrea ka ëndërr të bëhet deputet.

Mano ka qenë ish-kreu i degës së PD në Korçë, ka kandiduar në vitin 2005 si deputet dhe ka humbur. Më pas, ka kandiduar për kryetar të PD në Korçë, ka humbur. Ka kandiduar për kryetar bashkie, ka humbur. Ka qenë drejtues i fushatave të 2009-ës dhe 2013-ës, ka humbur. Është bërë kryetar dege dhe më pas ka humbur në zgjedhjet lokale të 2015-ës, ka humbur sërish në zgjedhjet e vitit 2017 duke qenë i pesti në listë dhe tashmë pretendon të bëhet deputet. Por mesa duket, në rast se do të jetë pjesë e listës, do të jetë te pjesa e sipërme, pra te tre apo katër vendet e sigurta.

Bledjon Nallbati

Një faktor tjetër është ish-kryetari i Bashkisë Devoll, Bledjon Nallbati. Lart e poshtë ish-kryebashkiaku pretendon se i është premtuar nga Lulzim Basha që të jetë te treshja ose katërshja e listës fituese, duke theksuar se Andrea Mano e fenomene të tjera nuk janë fare pjesë e kësaj liste. Ai është pjesë e listës fituese dhe për këtë ka marrë garanci nga Basha. Sa e mban fjalën Basha këtë e dimë të gjithë, por gjithsesi Ledjoni shpreson.

LEXO EDHE:  Rakipllari “prek në sedër” Ballën/ “Shpërthen” socialisti: Nuk ke të drejtë të më thuash ke mashtruar
Fatbardh Kadilli

Një tjetër faktor i rëndësishëm që pretendon të jetë si emër kandidues jo më poshtë se numër tre i listës në Korçë, pra pretendon të jetë dyshi, është Fatbardh Kadilli. Kadilli kërkon që si përfaqësues i Pogradecit apo ish-drejtues i burimeve njerëzore, pra sekretar, i cili nuk u vendos si kandidat në vitin 2017, ka një borxh të Lulzim Bashës ndaj tij, duke qenë se Kadilli e mbështeti dhe me qëndrimin në krye të PD-së dhe bënë edhe një marrëveshje në atë kohë, pretendon se duhet të jetë i dyti në listë. Pas largimit nga Saranda, i mbetur si peshku pa ujë, Kadilli kërkon të jetë pjesë e listës fituese në këtë qark.

Erald Kapri
Erald Kapri

Një emër tjetër që pretendon sërish të jetë pjesë e listës fituese, këtë herë nga Pogradeci, është edhe Erald Kapri, i afërm i ish-kryebashkiakut demokrat të Pogradecit, Eduart Kaprit. Ky i fundit një ish-gazetar tashmë i kthyer në historian, i cili punon pranë AMA-s, pretendon të jetë pjesë e listës fituese në qarkun e Korçës.

Ervin Salianji

Një emër jo i panjohur, por edhe i spikatur në politikë vitet e fundit, një produkt i dalë nga Lulzim Basha, është edhe Ervin Salianji. Salianji është njeriu i cili bashkë me Andrea Manon drejtuan fushatën e 2017-ës, duke regjistruar katastrofën më të madhe elektrorale të PD-së që nuk kishte ndodhur as në vitin 1997.

Salianji pretendon që të jetë në krye të listës dhe brenda një zone të sigurt, ai ishte i dyti në vitin 2017, por duket se këtë herë do ta ketë të vështirë për shkak edhe të një dënimi nga Gjykata e Faktit në Tiranë për çështjen Babale.

Janë edhe dy zonja të tjera nga Korça Ledina Aliolli dhe Sorina Koti, të cilat pretendojnë të jenë në pjesën e listës fituese të PD, duke gjetur vend midis treshit apo gjashtës pa menduar që mund të ketë ndonjë suprizë nga ana e Lulzim Bashës.

Dritan Shano

Ka edhe emra të tjerë që përfliten, zyrtarë, ish-drejtues apo emra të futur në votim nga kreu i demokratëve, siç është emri i Dritan Shanos, i cili pretendon sërish të jetë në pesën e sipërme të listës.

Mësa duket, qarku i Korçës do të jetë një nga më të vështirët për Lulzim Bashën, pasi do të duket të gjejë vende të sigurta për aleatët dhe të mbajë gati 10 premtime që ka dhënë, duke zënë vend në listën fituese për të gjithë.

Basha tashmë do kërkojë të rinegociojnë pazaret e tij për të bërë të mundur të maksimalizojë votën në Korçë, por gjithsesi me këta emra sido që t’i rendisë nga i pari tek i fundit, pas shpalljes së listës në qarkun e Korçës parashikohet të ketë një stuhi të madhe brenda strukturave dhe një përplasje.

Këto janë shfaqur së fundmi kur është bërë prezantimi i zotit Edmond Spaho si drejtues i qarkut të Korçës, ku Andrea Mano dhe Ervin Salianji porositën strukturat që të flisnin fort. Ata kërkuan me çdo kusht, të porositur nga jashtë, që Salianji dhe Mano të ishin pjesë e listës fituese, në të kundërt nuk do të punonin, pra duke bërë presion të hapur ndaj Bashës. Në të njëjtën situatë ndodhet dhe Bledjon Nallbati. Kështu reagon edhe Fatbardh Kadilli.

Pra, sido që të veprojë Lulzim Basha, edhe sikur të duhet të vendosë gjashtë emrat e parë, dy nga të cilat do t’i ketë femra dhe një Edmond Spaho, ka hapësirë për tre vetë, të cilët vetëm një ose dy mund të jenë fitues, kur në rast se do të ketë marrëveshje me Dulen për Korçën dhe me LSI-në në një listë, mesa duket gjithçka është e mbyllur dher përplasja brenda strukturave të PD-së dhe dështimi në këtë qark duket i pashmangshëm./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncimi i Kryemadhit/ Kandidatët e LSI në Elbasan po kërcënohen nga prokurori…

Publikuar

-

Nga

Denoncimi i Kryemadhit/ Kandidatët e LSI në Elbasan po kërcënohen nga prokurori...

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë një denoncim të fortë ndaj kryeprokurorit të Elbasanit Kreshnik Ajazi. Ajo tha se ky prokuror që është njëkohësisht dhe vëllai i Besjan Ajazit kandidat i Partisë Socialiste për deputet në Qarkun e Elbasanit po përdor postin për të kërcënuar kandidatët e LSI për të favorizuar vëllain e tij.

“Po ka pasur nga Prokuroria e Elbasanit. Nga kryeprokurori i Elbasanit, i cili po i hap rrugën vëllait të tij që do ta kandidojë në Bashkinë e Gramshit, Besjan Ajazi, që është shef i kabinetit të Taulant Ballës. Madje ajo tha se do t’I bëjë një letër KLP për të riparë emërimin e tij.

A nuk është publike kjo? E kam thënë edhe në një emision tjetër. E kam bërë publike këtë gjë. Do vazhdoja ta bëj edhe më tutje, ku do t’i bëj një letër Këshillit të lartë të Prokurorëve, ambasadave që kanë qenë të detyruara për të ndjekur procesin e reformës në drejtësi, sepse kam akoma shumë fakte të tjera të përdorimit të prokurorit të Elbasanit nga Taulant Balla dhe segmente të tjera për të ushtruar presion jo vetëm ndaj anëtarëve përfaqësues të LSI-së, por edhe shumë bizneseve apo individëve të tjerë, të cilët nuk kanë dëshirë ta përkrahin Taulant Ballën, sepse nuk u pëlqen fytyra e tij.

LEXO EDHE:  PD nis “betejën” para protestës/ Ja, përse kërkohet shkarkimi i Gramoz Ruçit

LEXO EDHE:  Skandal/ Anëtari i PD përjashtohet nga grupi i punës

Por kjo nuk do të thotë që me qenë se nuk u pëlqen Taulant Balla atyre, ata duhet të shkojnë të paraqiten në Prokurori, që ta kenë si mjet përfitim qoftë politik edhe financiar”, shprehet Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK/ Po bën krim me ndihmën e rreme ekonomike

Publikuar

-

Nga

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK/ Po bën krim me ndihmën e rreme ekonomike

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, tregoi se ka depozituar në SPAK ditët e fundit një kallëzim penal për përfaqësuesin e qeverisë në Elbasan, Taulant Balla, pasi pretendon se ai po kryen një krim elektoral, duke ushtruar presin ndaj personave që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike.

Bardhi tha se ekzistojnë provat se si personat e listës janë telefonuar, dhe u është thënë se do ta humbin ndihmën ekonomike që marrin nëse nuk votojnë PS, ose në rast tjetër, u është kujtuar atyre se dyfishimi i ndihmës deri në qershor, është vepër dhe meritë e Taulant Ballës.

Bardhi theksoi se prokuroria e ka shumë të lehtë të hetojë e të verifiokojë se telefonatat janë bërë nga shtabi i Taulant Ballës, dhe se në telefon janë marrë pikërisht qytetarët që janë përfitues të ndihmës ekonomike.

Jemi në një koalicion opozitar me LSI, nuk kemi ndasi programore. Edhe LSI ka në fokus të programit ekonominë, për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet vendi. Më besoni vij nga një qark ku takoj çdo ditë qytetarë, të cilët nuk kanë para për të mbyllur ditën. Fokusi ynë është ndryshimi i situatës ekonomike në vend. Sot ne kemi një njeri që kontrollon gjithçka, pushtetin lokal, atë qendror, shantazhin mbi drejtësinë.

Vijnë njerëz në takim dhe na lutem të mos nxjerrim fotot, se thonë na heqin ndihmën ekonomike. Nga ana tjetër, në duart e zyrtarëve të PS kanë përfunduar para të pista, që do të përdoren në fushatë. Unë kam dorëzuar dje në SPAK një kallëzim penal ndaj Ballës, pasi kemi raste konkrete ku persona nga shtabi i tij elektoral marrin persona me ndihmë ekonomike në telefon dhe i kërcënojnë me heqjen e ndihmës, nëse nuk votojnë për PS.

Ne i kemi identifikuar të gjitha numrat që marrin qytetarët. Ose marrin njerëz në telefon dhe iu thonë “Ndihma ekonomike iu është dyfishuar nga Taulant Balla”. Kjo është kriminale. Mjafton një hetim nga SPAK për të verifikuar numrat e telefonit. Janë telefonuar të gjithë personat që marrin ndihmë ekonomike në Qarkun e Elbasanit”, tha demokrati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Duhet të kesh dosje abuzive që të jesh në LSI”/ Kryemadhi-Veliajt: Qen që të kafshon dorën

Publikuar

-

Nga

“Duhet të kesh dosje abuzive që të jesh në LSI”/ Kryemadhi-Veliajt: Qen që të kafshon dorën

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u shpreh ditën e sotme se është bërë kriter që të jesh kandidat i LSI-së, sa më të madhe ta kesh dosjen, aq më të madhe duhet ta kesh haraçin për të shpenzuar në fushatë. Ai shprehet se duhet të kesh dosje abuzimesh në SPAK që të jesh pjesë e listës së LSI-së.

Këtyre akuzave u është përgjigjur Monika Kryemadhi, e cila gjatë një interviste për “Çim Peka Live” se Veliaj kur flet për SPAK e ka për vetën e tij sepse dosjen po ja përgatit Rama me shumë devotshmëri.

Ajo tha Erion Veliaj nuk i blen dot kandidatët e LSI me shantazhe dhe me drejtoresha bukuroshe. Po ashtu ajo paralajmëroi zhvillime në lidhje me kryetarin e bashkisë.

“Kam përshtypjen që e ka për veten e tij, të cilën po ia përgatit mister Rama dhe po ja bën me devotshmërinë më të madhe. Sepse shikon që konkurrenca që ka për marrjen e partisë pas 25 prillit nga zoti Veliaj është shumë e madhe.

Dhe ai e di shumë mirë që zoti Veliaj është qeni që kafshon dorën, edhe pse ai e ka ushqyer dhe e ka sjellë sot deri këtu, nuk ka për ta lejuar. Për sa i përket kandidatëve të LSI-së, Zoti Veliaj dhe kushdo tjetër që është pas zotit Veliaj, ta ketë të qartë që asnjë kandidat i LSI-së, jo vetëm që nuk e kërcënon e nuk e blen dot, por as nuk mundet qoftë duke i çuar edhe drejtoreshat simpatike të bashkisë, qoftë edhe duke i çuar edhe bukuroshet e shtojzovallet e grupeve të eskortës së bashkisë dhe të kryeministrisë. Është e pamundur të tjetërsojë atë që duhet.

LEXO EDHE:  Skandal/ Anëtari i PD përjashtohet nga grupi i punës

LEXO EDHE:  Patozi tregon rrugët e shpëtimit të PD/Çfarë pres deri më 22 korrik

Zoti Veliaj ta gëzojë inceneratorin e Tiranës dhe do të flasim në ditët në vazhdim, që të mos i konsumojmë të gjithë fishekët sot. Do të keni lajme, fakte e dokumente pafund, por ajo që është e rëndësishme sot është pse qytetarët duhet të shkojnë të votojnë më 25 prill LSI-në.

Po nuk iu pëlqeu LSI-ja, të votojnë PD-në. Po nuk i pëlqeu PD-ja, të votojnë çdo kandidat tjetër, vetëm Rilindjen e Edi Ramës mos ta votojë. Është kaq e thjeshtë”, tha Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE