LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përgjimet/ Frrok Çupi: Ata që flasin në telefon janë halabakë që mburren me Presidentin

25 Janar 2021, 20:53, Politikë CNA
Përgjimet/ Frrok Çupi: Ata që flasin në telefon janë

Përgjimet e antimafias italiane janë temë diskutimi sonte në ?Open?, çka ka sjellë dhe debate të forta mes panelistëve.

Frrok Çupi ka thënë se nuk ka asgjë në këtë histori, dhe se ata që flasin në telefon janë hallka e fundit e mafias që mburren në telefon me emrat e figurave të larta në Shqipëri.

Nga ana tjetër përfaqësuesi ligjor i PD, Çlirim Gjata tha se kjo është një ngjarje e madhe dhe një skandal i thellë, që tregon lidhjen e mafias me qeverinë shqiptare.

?Media dhe politika po e bën popullin budalla. Ai është një zarf bosh, që s?ka asgjë brenda. Nuk ka një çështje. Duhet të kesh një çështje, nuk ka. Duhet të kesh një shifër, shifër nuk ka. Duhet të ketë të akuzuar, nuk ka. I vetmi që përmendet aty, është Ilir Kulla. Por si mund ta akuzosh Ilir Kullën se i paska siguruar një takim atij të mafias me prokurorin italian të antimafias. Nuk ndodh. Bie Italia. Këta janë halabakë që flasin, janë fundi i mafias?, tha Çupi.

Ndërsa sipas Gjatës, ky është skandali i radhës pas darkës së famshme.

?Ky korrupsion nuk është thjesht skandali i radhës, mbas darkës së famshme. Janë nga 3-4 në javë, por ky është i përmasave të tjera. Këto e kanë bazën tek ato zgjedhjet që i kemi folur. Këtu ka bashkëpunim te mafias me qeverinë. Ky është rast i madh sepse po diskutohet me një organizatë mafioze të madhe si ajo e Ndraghetës. Ata nuk e dinin që po përgjoheshin. Kur përgjohet dikush po flet me sinqeritet, pra çdo gjë është e vërtetë. Në këtë maxhorancë kanë hyrë dhe kanë dalë personazhe që kanë pasur lidhje me krimin.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga