Politikë
Përgjimet e Ndragheta/ Hajdari: Kemi të bëjmë me një aferë shumë të rrezikshme

Deputetja e opozitës Rudina Hajdari ka reaguar lidhur me çështjen e përgjimeve të grupit mafioz “Ndragheta”, në të cilin u përmendën disa emra të njohur të politikës në vendin tonë.
Në fjalën e saj nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian Hajdari deklaroi se kemi të bëjmë me një aferë shumë të rrezikshme.
“Kemi të bëjmë me një aferë për një nga mafiat më të rrezikshme ku flitet për shumë persona që janë të implikuar në rrushfetet që janë marrë në këtë vend. Dalja ne pah e këtyre përgjimeve tregon që ne jemi shumë pas. Kjo tregon se ne nuk jemi në rrugën e duhur dhe nuk ka justifikime nga vendet anëtare që janë skeptike për të na e bllokuar procesin e integrimit.
Të gjitha këto afera i japin Shqipërisë një dallgë, krimi i organizuar është i mbushur, dhe po zgjerohet. Unë vij nga një vend problematik si Elbasani, aty ku njerëzit presin me padurim që kjo cështje të merret përsipër dhe të ketë vullnet që do merret seriozisht dhe kushdo që është i implikuar të marrë ndëshkimin e duhur. Vetëm kështu ne do të bëjmë hapa përpara”, tha Hajdari./CNA.al