Connect with Us

Përgjimet e grupit mafioz Ndragheta/ SPAK vihet në lëvizje

Aktualitet

Përgjimet e grupit mafioz Ndragheta/ SPAK vihet në lëvizje

Publikuar

-

Përgjimet e grupit mafioz Ndragheta/ SPAK vihet në lëvizje

Struktura e Posaçme Antikorrupsion është vënë në lëvizje pas publikimit të përgjimeve të një grupi mafioz në të cilën dolën të përfshira edhe disa politikna të përfshirë.

Kreu i SPAK Arben Kraja i ka kërkuar zyrtarisht ndihmë drejtësisë italianë përsa i përket hetimeve në vendin fqinj.  Me anë të kësaj shkrese, SPAK do të kërkojë akte që janë bërë publike dhe akte që nuk janë bërë publike nga dosja hetimore e prokurorisë së Katanzaros.

Informacioni do të kërkohet për çdo personazh që ka rezultuar në përgjime, apo episodë ku përmendet Shqipëria. Nga SPAK thonë se këto të dhëna do vlerësohen me fakte që do verifikohen për tenderët në vendin tonë. Kërkesa për ndihmë juridike do bëhet me procedurë të shpejt.

Pas përgjigjes që  do të marrin nga italia, SPAK do vendosë nëse do të nisë apo hetimet në vendin fqijin, e më pas me anë të një letërporsie ata do kërkojnë informacione dhe prova për personat që dyshohet se janë të përfshirë.

LEXO EDHE:  Trafiku ndërkombëtar i drogës/ Arrestohen prokurorë, drejtues policie dhe zyrtarë publik

Rreth një javë më parë antimafia italiane vuri në pranga 50 persona, si pjesë e organizatës mafioze Ndragheta. Nga përgjimet e kësaj dosjeje janë ngritur dyshime se organizata mafioze pastron paratë në vëndin tonë. Nga këto përgjime ka lindur dyshime se zyrtarë në shqipëri mund të kenë lidhje me pjestarë të kesaj organizate.

Organizata mafioze ka synuar që biznesemeni të ngrejë biznese në vendin tonë e të futet në tendera me qëllim pastrimin e parave të tyre. Në përgjime biznesmeni italian e cilëson shqipërinë si Kalabrinë e viteve 60, periudhë ku mafia italiane lulëzoi dhe kontrollonte pothuajse të gjithë shtetin fqinj Gjithashtu në këto përgjime Gallo, interesohej edhe për zgjedhjet e vitit 2017.

Në Shqipëri dyshohet se deri më tani janë pastruar rreth 250 milionë euro. Ndërsa, në përgjime si personi që ndihmonte italinët në pastrimin e parave dhe të fitonin tendera publikë, ka dalë një person i identifikuar si ‘Nik’. Ky person dyshohet se është biznesmeni,  Besnik Halili./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave/ Qeveria jep 3 miliardë lekë shtesë për rindërtimin

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Këshilli i Ministrave është mbledhur sot për herë të dytë pas krijimit, teksa zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ka informuar pas mbledhjes për vendimet e marra.

Ahmetaj ka deklaruar se qeveria ka dhënë 3 miliardë lekë shtesë për rindërtimin.

“Doja të ndaja vendimet kryesore. Duke filluar me vendimet për sa i përket rindërtimit. Siç e keni parë rindërtimi vazhdon me intensitet. Sot i kaluam Fondit Shqiptar të Zhvillimit edhe 30 milion dollarë për të vazhduar punët në terren që të plotësojmë atë angazhim që kemi marrë para qytetarëve,” është shprehur Ahmetaj për mediat.

LEXO EDHE:  U zgjodh në krye të SPAK/ Kush është Arben Kraja, si ka ndryshuar pasuria e tij ndër vite

LEXO EDHE:  Ngritja e SPAK/ Gjermania: Hap kyç për Reformën në Drejtësi



Ahmetaj gjithashttu bëri me dije se se po ashtu se janë nënshkruar tre marrëveshje me qeverinë gjermane për 20 milion euro hua për rikonstruksion universitetesh.

“Në të njëjtën kohë dua të ndaj me qytetarët dhe studentët e prindërit që kaluam 3 marrëveshje me qeverinë gjermane nëpërmjet kfW, brenda paktit të universitetit një shumë 20 milion euro hua, 8.5 milion euro grant që do të shkojnë në rikontruksion e efiçiencës së energjisë të godinave të universiteteve publike”, ka deklaruar Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vendimi për ish-prokurorin Llalla/ Klodiana Lala tregon çfarë ndodh nëse nuk gjendet në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

“Policia kapet në flagrancë duke gënjyer”/ Klodiana Lala kërkon dorëheqjen e Ardi Veliut

Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është dënuar me 2 vite burg për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë sot në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që përfshin edhe 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike si dhe konfiskim të pasurisë.

Ndërkohë dyshohet se Adriatik Llalla nuk ndodhet aktualisht në Shqipëri.

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se se është e paqartë se ku ndodhet dhe se avokati i tij ka deklaruar se ndodhet në regjim spitalor, por nuk e saktësoi nëse ndodhet brenda apo jashtë Shqipërisë.



 “Llalla ka udhëtuar javët e fundit jashtë Shqipërisë, destinacioni i parë është Turqia. Nuk i kemi informacionet nëse ka hyrë më në Shqipëri. Duke qenë se gjykata e ka dënuar me verdikt të formës së prerë, z. Llalla duhet të shkojë pas hekurave, por me sa duket në banesë gjithçka është e mbyllur, asgjë nuk lëviz”, thotë Lala në News 24.

LEXO EDHE:  Ngritja e SPAK/ Gjermania: Hap kyç për Reformën në Drejtësi

LEXO EDHE:  Ilir Meta, a “crazy” president who wants bloodshed for elections

Më tej Lala ka thënë se nëse ai ndodhet në spital brenda vendit, ky vendim është i ekzekutueshëm, por nëse nuk ndodhet në vend, por jashtë është më e komplikuar.

Gazetarja është shprehur se Llalla është ish-zyrtari i parë i Lartë, i cili ndëshkohet nga institucionet e reja, apo gjykatat e vettuara pas reformës në drejtësi.

“Nëse ndodhet në spital brenda vendit, ky vendim është i ekzekutueshëm. Oficeri i policisë që ka urdhrin në dorë e prangos dhe e dërgon në paraburgim. Nëse nuk ndodhet në vend, por jashtë është më e komplikuar. Por kjo duhet sqaruar. Llalla është ish-zyrtari i parë i Lartë i cili ndëshkohet nga institucionet e reja, apo gjykatat e vettuara pas reformës në drejtësi. Qytetarët janë të predispozuar të shohin sa më shumë rezultate të reformës në drejtësi dhe sytë janë tek SPAK”, tha Lala./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Arrestimi i Llallës/ Juristi shpjegon si veprohet kur i dënuari ka probleme shëndetësore

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Juristi Ledio Braho e konsideroi në një intervistë për Euronews Albania si një vendim domethënës dënimin e ish-kryeprokurorit.

Megjithatë ai u shpreh se suksesi i reformës në drejtësi pritet të matet me dënimin e atyre që janë ende në institucione shtetërore, jo me ish-funksionarët.

Braho sqaroi se vendimi i formës së prerë nga Apeli kërkon që ish-kryeprokurori Llalla të arrestohet.

Avokati i ish-zyrtarit të lartë të drejtësisë ka ngritur shqetësim për gjendjen shëndetësore të Llallës me shpjegimin se vuan nga një sëmundje e rëndë dhe se ndodhet në kujdes spitalor.

LEXO EDHE:  Hetimet për Fatos Lulon/ GJKKO “rrëzon” SPAK

LEXO EDHE:  SPAK-u në gjumë/ Yuri Kim i "tërheq" veshin



“Gjendja shëndetësore është një nga mekanizmat që mund të përdoret për ta pezulluar ekzekutimin e këtij vendimi. Megjithatë kjo sërish kalon nëpërmjet gjykatës,” u shpreh juristi Braho, i cili nuk komentoi më gjatë duke shtuar se mjetet juridike që do të përdoren i takojnë avokatit të z. Llalla.

Vepra penale për të cilin ish-kryeprokurori u dënua ka dënim maksimal 3 vite burg.

Braho theksoi se është mjaft e vështirë për hetimet të gjenden provat për vërtetimin e veprave penale pas largimit nga funksioni të zyrtarëve./euronews

LEXO TE PLOTE