Politikë
Përgjimet e antimafies italiane/ Balla e kalon topin në fushën e Bashës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit e qarqeve, ku foli edhe për përgjimet e antimafias italiane për ndërtimet në Shqipëri.
Ndonëse në këto përgjime u lakua edhe emri i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe komponentëve të tjerë të politikës, Balla e kaloj “topin” në fushën e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Sipas Ballës eurodeputeti që ka dalë në përgjime është mik i ngushtë me Bashën dhe për këtë ai tha kryeopozitari mund të përgjigjet më mirë për këtë gjë.
“Unë jam kryetari i delegacionit shqiptar në Parlamentin Europian dhe jam i bindur që eurodeputeti që përmendet është miku i ngushtë i Lulzim Bashës, madje e ka pritur edhe në zyrë. Shko pyeteni Bashën sepse e di mirë. Si politikan shqiptar, meqë është përmendur një politikan
Ata që janë përmendur i keni në presidencë dhe miq të kreut të opozitës. SPAK do të bëj verifikimet përkatëse dhe do I shkoj deri në fund kësaj çështje. Kjo çështje po hetohet nga drejtësia e vendit fqinj.
Ora News e ka një çështje të hapur për këtë gjë e nuk duhet të hyj më thellë”, tha Balla./CNA.al