Connect with Us

Përgjimet e antimafias italiane/ Tabaku: Korrupsion galopant, i miratuar nga Veliaj e Rama

Politikë

Përgjimet e antimafias italiane/ Tabaku: Korrupsion galopant, i miratuar nga Veliaj e Rama

Publikuar

-

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me pergjimet e antimafias italiane.

Sipas Tabakut, këtë javë doli në dritë një korrupsion në shkallë të gjerë në Shqipëri. Tabaku thekson se arsyeja pse Rama nuk flet dhe Veliaj po shmang përgjigjet e vërteta është se ata dinë se sa thellë janë futur në këtë biznes me mafian.

“Janë 1000 faqe përgjime të antimafias italiane, ku përshkruhet mënyra sesi bëhen pazaret për tenderat, koncesionet, PPP-të dhe ndërtimet në Shqipëri. 20%-shi është pjesa për pushtetin e Edi Ramës, dëshmi e gjallë e asaj që po ndodh në Shqipëri prej 8 vjetësh. Edi Rama hesht. Kukulla e tij në bashkinë e Tiranës ka mbyllur gojën. Arsyeja pse Rama nuk flet dhe Veliaj po shmang përgjigjet e vërteta dhe po justifikohet është e qartë për të gjithë. Ata e dinë se sa thellë janë futur në këtë biznes me mafian. Ndërkohë që Rama dhe Veliaj janë të fokusuar në punët e tyre të pista me mafian, shqiptarët janë gjithnjë e më shumë të papunë, investitorët seriozë largohen, ekonomia e pjesës dërrmuese të familjeve shkon drejt rrënimit, mijëra të rinj e të rinj largohen nga vendi”, u shpreh Tabaku.

Sipas saj, kundrejt rryshfetit 20%, Edi Rama dhe veliaj e kanë shndërruar vendin në një parajsë për pastrimin e parave, duke dhunuar ligjin dhe duke shkatërruar konkurencën.

“Përgjimet e antimafias italiane janë një provë më shumë se Rama dhe njerëzit e tij shqetësohen vetëm për veten dhe jo për popullin shqiptar.

• Ata po trefishojnë pasurinë e tyre, ndërsa ekonomia shqiptare po kolapson.
• Ata bëjnë biznes me mafian në vend që të krijojnë vende pune për qytetarët.
• Ata hanë darka luksoze në Dubai, kur vendi është i përmbytur.

Mafia dhe pastrimi i parave nuk sjell vende pune, nuk prodhon mirëqenie, nuk ofron investime reale dhe të besueshme për ekonominë dhe qytetarët. Mafia dhe lavatriçja e parave të pista prodhon vetëm shkatërrim, dhe mjerim për çdo familje që jeton me punë të ndershme.

Të dashur qytetarë! Këto 8 vjet të Edi Ramës në pushtet na kanë mësuar një gjë: Se kjo është një qeveri që kujdeset vetëm për vete dhe paratë e saj. Vëmendja dhe synimi i kësaj qeverie dhe i këtij kryeministri nuk është barazia apo konkurenca, por korrupsioni dhe monopoli. Përpjekja patetike nga Taulant Balla nuk do të funksionojë. Kjo është ajo që ata bëjnë.

o Ata dështojnë.
o Ata korruptojnë.
o Ata marrin paratë tuaja dhe i fusin në xhepat e tyre.

Ne do ta ndryshojmë këtë!

Në 25 Prill historia e një qeverie që punon për 20%-shin e mafias dhe të korrupsionit do të marrë fund. Është koha për ndryshim!

* Ne do të sjellim ndryshimin!
* Ne do të shpëtojmë vendin nga mafia, nga Rama, nga kukulla e tij në Bashkinë e Tiranës dhe nga miqtë e tyre.
* Ne do të ndërtojmë një qeveri që kujdeset për qytetarët e Shqipërisë”, u shpreh më tej Tabaku./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Dritan Leli i refuzoi propozimin/ Rama: Është zgjedhja e tij!

Publikuar

-

Nga

Dritan Leli i refuzoi propozimin/ Rama: Është zgjedhja e tij!

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për mediat, është pyetur dhe për refuzimin e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë të PS në Vlorë.

Rama tha se është e vërtetë që e ka propozuar, por ai nuk e ka parë të arsyeshme.

 “Në formimin e një skuadre ka dinamika të brendshme. Këtu nuk ka rëndësi fare se çfarë ka menduar njëri apo tjetri. Është e vërtetë që unë i kam propozuar që ai të bëhet pjesë e skuadrës, nuk e ka parë të arsyeshme, është zgjedhja e tij. Me të, pa të skuadra jonë në Vlorë do realizojë objektivin bazë dhe do shkojë shumë afër objektivit maksimal që është plotësisht i mundur sipas meje, s’ka asnjë problem”, deklaroi Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama nuk harron Erion Braçen/ I pari në listën e Fierit

Publikuar

-

Nga

Rama nuk harron Erion Braçen/ I pari në listën e Fierit

Listën e Partisë Socialiste në Fier do ta kryesojë zv.kryeministri Erion Braçe.

Kështu u shpreh kryeministri Rama gjatë prezantimit në selinë e PS.

Rama tha se kjo do të jetë një skuadër që ka edhe palcën e PS, por edhe frymëmarrje me figura të reja.

“Zgjeron kufijtë e PS. Është një skuadër që ka të gjithë palcën e PS por edhe një frymëmarrje shumë më të madhe që shkon përtej organizmit. Duke e bërë PS pasqyrë të shoqërisë, të gjitha kategorive”, shpreh Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama prezanton kandidatët e PS-së/ Kush do kryesojë listat në Elbasan, Gjirokastër, Lezhë dhe Durrës

Publikuar

-

Nga

Rama prezanton kandidatët e PS-së/ Kush do kryesojë listat në Elbasan, Gjirokastër, Lezhë dhe Durrës

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar mbrëmjen e sotme kandidatët e Partisë Socialiste për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë një konference për shtyp, Rama tregoi se Elbasanin do ta përfaqësojë ministrja e Arsimit, Evis Kushi, Gjirokastrën Mirela Kumbaro, Lezhën Lindita Nikolla dhe Durrësin Milva Ikonomi.

“Vendi i parë në Elbasan e njihni, është ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Ka bërë më të mirën në Kuvendin e Shqipërisë për të përfaqësuar Elbasanin dhe jo vetëm. Është një nga surprizat më të mira.

Mirela Kumbaro në Gjirokastër ku faktikisht ne kemi objektivin bazë për dy deputetë dhe i dyti do të jetë Bledi Çuçi.

Lindita Nikolla do të jetë në krye të vendin në zonën e Kurbinit, në të gjithë qarkun e Lezhës për arsye krejt të mirëkuptueshme, sepse unë besoj shumë fort që në atë zonë, gratë janë e ardhmja.

Kam akoma, se harrova…Durrësi, aaa, praprë një grua, Milva Ikonomi…”, thekosi kreu i qeverisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE