Connect with Us

“Për Shqipërinë janë dy përgjime specifike”/ Lala: Si nisi hetimi për “Ndraghetan”

Kronika

“Për Shqipërinë janë dy përgjime specifike”/ Lala: Si nisi hetimi për “Ndraghetan”

Publikuar

-

“Për Shqipërinë janë dy përgjime specifike”/ Lala: Si nisi hetimi për “Ndraghetan”

Gazetarja investigative Klodian Lala ka zbuluar të tjera detaje lidhur me përgjimet e publikuara të Anti-Mafias italiane, ku flitej për interesa të mafias italiane për të investuar në ndërtim dhe shëndetësi në Shqipëri.

Lala tha se fillimisht hetimi është nisur për Antiono Gallon, por më pas janë zbuluar përfshirjet e tij për pastrim parash.

Ajo tregoi në emisionin “Opinion” se anëtarët e Ndraghetas kanë rënë në përgjim ambiental dhe për Shqipërinë janë dy përgjime specifike.

Fillimisht hetimi është nisur për Antiono Gallo, është një hetim për pastrim parash pasi kishte dyshime se dhe në rajonin e Kalabrisë ishin vjedhur votat në favor të Franko Talarikos, por dhe në favor të një euro deputeti. Sipas dosjes në shtëpinë e Gallos janë gjetur miliona euro, janë nevojitur 24 orë për të numëruar paratë që janë gjetur në banesën të atij që konsiderohet si princi. Problemi është që pse ky personazh lidhet me Shqipërinë. Sepse ka pasur një kompani në bashkëpunim me një aksioner Henrik Baçi i cili është arrestuar për llogari të këtij hetimi.

Ai jetonte mes dy vendeve. Antonio Gallo rezulton se ka hyrë e ka dalë nga Shqipëria me dhjetëra herë. Interesi i radhës për Ndragheta ishte Shqipëria. Anëtarët e Ndragheta kanë rënë në përgjim ambiental. Dy përgjime janë specifike për Shqipërinë.  Njëri është mes Antoni Gallos dhe avokatit të tij si dhe avokatit të dy politikanëve, babë e bir. Tjetra është me një oficer policie, i cili pretendohet që kishte lidhje me Shqipërinë”, deklaroi gazetarja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kronika

Makina përplas motorin në rrugën e Kavajës/ Në gjendje të rëndë 21-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Makina përplas motorin në rrugën e Kavajës/ Në gjendje të rëndë 21-vjeçari

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në kryeqytet.

Mësohet se një automjet ka përplasur rëndë një 21 vjeçar me motor pranë rrugës së Kavajës.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.03.2021, rreth orës 16:05, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtuese shtetasen S. M., ka aksidentuar një mjet motorr me drejtues R. Ç., 21 vjeç. Si pasojë është demtuar drejtuesi i motorrit, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  “Shfryu” operacionin e bujshëm të policisë/ Prokurori në pritje të Vettingut

LEXO EDHE:  Akuzat ndaj Thaçit/ Rexhep Meidani: Kuvendi i Kosovës të ndërpresë funksionimin e gjykatës së Hagës

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr mes të rinjve në Elbasan/ Plagoset një prej tyre

Publikuar

-

Nga

Sherr mes të rinjve në Elbasan/ Plagoset një prej tyre

Një sherr mes të rinjve ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Valas të Elbasanit.

Sipasojë e konfliktit, mësohet se një prej tyre ka mbetur i plagosur me sende të forta.

Ky i fundit është dërguar me auto-ambulancë drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa pesë të rinjtë e tjerë, janë shoqëruar për në komisariatin e policisë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

U kapën pa maskën mbrojtëse/ Gjobiten qindra qytetarë në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Policia intensifikon kontrollet/ Gjobiten mbi 1400 qytetarë për mosmbajtjen e maskës

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 755 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 101 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 1 subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për pronarin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

LEXO EDHE:  Shifra të larta të infektuarish/ Mbi 150 persona konfirmohen pozitivë

LEXO EDHE:  A duhet hetuar Endri Fuga pas dëshmisë së sizmiologut grek?

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 9 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE