Connect with Us

Ndrea Prendi flet për herë të parë për 21-Janarin: Plumbat janë rikoshetë

Aktualitet

Ndrea Prendi flet për herë të parë për 21-Janarin: Plumbat janë rikoshetë

Publikuar

-

Ish-Komandanti i Gardës Ndrea Prendi ka folur për herë të parë lidhur me protestën e 21-Janarit të vitit 2011, ku mbetën të vrarë 4 persona.

10-vjet pas ngjarjes, Prendi shprehet i keqardhur, ndërsa pohon se Garda është një strukturë që vepron në zona me siguri të lartë.

Pjesë nga intervista

Blendi Fevziu: Ju keni qenë komandat i Gardës se Republikës me gradën  Gjeneral në 21 janar 2011, si e shihni 10 vite me pas këtë ditë?

Ndrea Prendi: Ajo ngjarje ka lënë gjumë tek unë sepse ka patur 4 viktima për të cilat unë kam shprehur ngushëllimet e mia dhe kam ndjerë dhimbje, por në atë ditë ka patur dhunë kundrejt institucioneve të shtetit.

B: A ndjeni përgjegjësi personale apo përgjegjësi morale për këtë ngjarje? Ju jeni dënuar nga Gjykata e Lartë a ndjeni përgjegjësi personale?

P: E kam konsideruar si ngjarje të dhimbshme por edhe të rrezikshme që nuk duhet të kishte ndodhur, sepse Garda nuk duhet të ishte aktivizuar dhe protesta s’duhet të ishte në ato përmasa.

B.Një nga gjërat thelbësore për të cilën është folur është fakti që të 4 viktimat janë qëlluar jashtë perimetrit sigurisë të kryeministrisë…

P: Në lidhje me këtë dua të sqaroj dicka. Nëse mund t’i referohemi skemës që ka Garda e Republikës për zonën e sigurisë së lartë, në këtë skemë Kryeministria nuk është objekti. Ajo është rrethimi prej kangjellave të hekurit dhe kalimit i tyre për Gardën është ngjarje e jashtëzakonshme. Dhe zona potokalli në momentin që ka trazira si 21 Janari kthehet në zonë të kuqe.

LEXO EDHE:  Berisha ne Top Story/ Flet për themelimin e PD, Azemin, 21 janarin, PD-në dhe Lulzim Bashën

B. Cfarë mbron Garda?

P: Unë kam shumë pikëpyetje nëse ata janë të vrarë nga Garda apo jo.

B. C’domenthënë, njëra nga vrasjet është vërtetuar, madje dy prej vrasjeve sipas gjykatës kanë autor.

P: Janë verifikuar sipas gjykatës dhe janë konsideruar edhe nga të tjerë rikoshetë, mund të jenë edhe aksidentale nuk e përjashtoj.

B: Janë plumba të Gardës së Republikës.

P. Ajo është cështje e prokurorisë pastaj. Dua të them që Garda në këtë skemë që paraqita është një stukturë që vepron në zonë me siguri të lartë. Garda e Republikës nuk ka patur përplasje me protestuesit.

B:Kur aktivizohet Garda e Republikës?

P: Vetëm pasi cënohet institucioni shtetëror

B: Kishit informacione që mund të kishte probleme?

P: Etiketimi për atë që po ndodhte ishte demostrata, e cila jepte një impakt më të dhunshëm. Eksponent të opozitës në atë kohë në media të ndryshme bënin thirrje për dhunë dhe viktima./Opinion.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

“Bën premtime sikur janë karamele”/ Balla kritika Bashës nga Elbasani

Publikuar

-

Nga

“Bën premtime sikur janë karamele”/ Balla kritika Bashës nga Elbasani

Krye i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me pensionistët  në Elbasan.

Duke folur për akuzat e njëpasnjëshme të PD kundrejt premtimit të PS për 300 mijë vende pune, Balla deklaroi se ky premtim tashmë është bërë realitet, sepse sot në Shqipëri numërohen 300 mijë pagues më shumë të siguruar.

“Kam dëgjuar shpesh bëhet një akuzë ndaj nesh ku janë 300 mijë vende pune? Këtu janë, sepse e vërteta është se sot ne Shqipëri janë 300 mijë pagues më tepër të skemës së sigurimeve shoqërore se sa ishin në 2013. Numri i shqiptarëve sot që paguajnë kontributin e tyre është 300 mijë më shumë dhe duke qenë se këta po paguhen më shumë ne sot kemi mundësinë të balancojmë skemën e pensioneve,” theksoi Balla.

LEXO EDHE:  Ja si temperaturat e larta ndikojnë në shtimin e kriminalitetit

LEXO EDHE:  Adriatik Llalla kryeprokuror deri në nëntor/ “CEZ” e “21 janari” në dorë të prokurorisë speciale

Gjithashtu, Balla gjatë fjalës së tij ironizoi edhe Lulzim Bashën, për të cilin tha se premtimet i ka si karamele./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

8 vjet nga inagurimi i portalit ‘E Albania’!/ Berisha publikon foton dhe bëhet nostalgjik: Arritje historike!

Publikuar

-

Nga

8 vjet nga inaugurimi i portalit ‘E Albania’!/ Berisha bëhet nostalgjik: Arritje historike!

Ish kryeministri Sali Berisha është kthyer pas në kohë, ndërsa kujton sot 8 vjetorin e inagurimit të portalit ‘E Albania’.

Teksa bën një rezyme të arrtijeve teknologjike në vend asokohe, si shtrirja e internetit në shkolla, hapja e pikave të internetit për qytetarët, autostarda dixhitale Tiranë – Prishtinë, rrjeti 3G, etj, Berisha falenderon të gjithë ata specialistë, zyrtarë e drejtues institucionesh që me përkushtim sollën Shqipërinë në moshën dixhitale.

Nje arritje historike!

Si sot 8 vjet me pare u inaugurua portali ‘E Albania’!Shqiperia qe ne shtator te vitit 2005 kishte penetrimin e internetit nder me te ultit ne bote vetem 4,8%. Ne zbatim te platformes Shqiperia dixhitale arriti te shenoje nder rritjet me te shpejta ne bote per penetrimin e internetit.

Ne vitin 2011 ky penetrim arriti ne 63% fare afer mesatares europiane. Ne kete kuader u realizua shtrirja e internetit ne te gjitha shkollat e vendit. Nga gjithsej 950 kompjuter qe kishte ne tere sistemin arsimor, u krijuan kabinetet e informatikes ne 2000 shkolla te vendit me rreth 25000 mije kompjuter, u ndertua autostarda dixhitale Titane – Prishtine, u ul me mbi 10 here cmimi i internetit, u hapen 1250 pika per internet falas per qytetaret, u dixhitalizuan nje seri sherbimesh si tatimet, doganat, hipoteka, u perdor firma dixhitale dhe u vendos sistem i e-qeverise.

Shqiperia do te ishte vendi i pare ne bote qe do vendoste sistemin e prokurimit elektronik te çertifikuar dhe nga OKB. Kurora e suksesit ne platformen Shqiperia dixhitale ishte dixhitalizimi dhe ofrimi online e sherbimeve qeveritare per qytetaret qe kulmoi me inaugurimin si sot 8 vjet me pare i portalit ‘e albania’.

Progres i jashtezakoneshem u arrit ne telefonine celulare, u ulen me disa here cmimet per bisedat, nga 38% qe ishte perdorimi i saj arriti ne 187%, u licencua dhe instalua rrjeti 3G dhe u vendos kuadri per rrjetin 4G etj.

Nje nderim per te gjitha ata specialiste, zyrtare, drejtues institucionesh, qeveritare qe me pasionin dhe perkushtimin e tyre sollen Shqiperine ne moshen dixhitale. sb

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Plagosja me armë zjarri në mes të Korçës, zbardhen detajet e reja

Publikuar

-

Nga

Foto/ Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Korçë

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 7 në Korçë.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia, i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet I.Q 45 vjeç, i cili ndodhet në spital jasht  rrezikut për jetën.

Ndërkaq vijon puna për kapjen e autorëve.

Më datë 02.03.2021, rreth orës 17:50, në lagjen nr. 7, Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se është dëmtuar në këmbë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, shtetasi I. Q., rreth 45 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e deputetit të PS/ Isha afër Ziver Veizit, e pash kush e vrau

 

LEXO TE PLOTE