LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta nis fushatën elektorale/ Akuza qeverisë për tarifat e studimit

25 Janar 2021, 14:12, Politikë CNA
Meta nis fushatën elektorale/ Akuza qeverisë për tarifat e

Edhe tre muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe përveç palëve politike, në fushbetejë ka zbritur edhe Ilir Meta, i cili i zhveshur nga kostumi presidencial ka nisur fushatën elektorale.

Takime dhe premtime të shumta ka mbajtur kreu i shtetit, ku ditën e sotme i ka bërë thirrje qeverisë që të ulë tarifat në Universitete, teksa mbajti një takim me një përfaqësi të Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Edukimit.

Teksa përfaqësuesit studentorë dhe pedagogët në takim theksuan se papunësia mes të rinjve të arsimuar mbetet një ndër shqetësimet kryesore në Shqipëri, Presidenti Meta bën thirrje që të krijohen më shumë mundësi të reja për punësimin e të rinjve.

?Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Edukimit, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta zhvilloi sot një takim me njëpërfaqësi të Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, të cilët e njohën me disa nga çështjet më kritike me të cilat përballen studentët, duke parashtruar edhe rekomandimet për zgjidhjen e tyre.

Disa nga çështjet e ngritura, që shqetësojnë rininë studentore ishin:tarifat e larta në universitete, të papërballueshme për shkak të ndikimit të pandemisë COVID-19 në humbjen e vendeve të punës, korrupsioni në arsim, specifikisht në arsimin e lartë, ngacmimi dhe dhuna seksuale ndaj studenteve vajza në universitete, rritja e sfidave për frekuentimin e mësimit online nga studentët për shkak të mungesës së teknologjisëdhe mjeteve; si dhe mungesa e bibliotekave, laboratorëve dhe praktikave mësimore?, tha Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga