Aktualitet
Merret vendimi/ Ky është fakulteti i parë që do zhvillojë provimet online

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja është i pari që ka vendosur zyrtarisht të mbajë provimet e sezonit online, pavarësisht se studentët kanë kërkuar të kundërtën.
Pas një takimi disa ditë më parë me drejtuesen e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli, studentët deklaruan se kanë kërkuar rikthimin në auditore, të paktën për provime dhe praktika mësimore.
“Takimi shkoi mirë, i thamë që kërkojmë mësimin nëpër auditore, për seminare për praktika dhe laboratore. Kërkesat janë dorëzuar që ditën e hënë, dhe siç na është thënë dhe që në fillim brenda 10 ditësh presim një përgjigje. Sot është dita e katërt, kështu që brenda javës tjetër do të kemi një përgjigje zyrtare. Profesoreshë Mira Rakacolli iu drejtohet studentëve që nëse auditoret do të rihapen, duhet të kemi një bashkëpunim që studentët të mos jenë burim infeksioni” u shprehën studentët.
Pavarësisht shqetësimit të studentëve, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka vendosur që provimet të bëhen online./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....

Peshkatari Luca dhe levreku i artë Meta
Gjergj Luca nëpërmjet një video shumë therëse ironike, deri në tallje dhe përbuzje ndaj Ilir Metës të cilit i tregonte “prokurorë dhe gjyqtarë” që punonin...