Showbizz
“Më mirë martohu dhe bëj fëmijë”/ Ofendoi konkurrenten, ndjekësit kritikojnë ashpër koreografin dhe moderatoren

Një deklaratë e koreagrafit, Albi Nako ndaj një konkurrenteje në emisionin “Just Dance”, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale kundër koreografit dhe moderatores Dojna Mema.
“Komplimente, por unë mendoj se të garosh me këta të rinj, pa përjashtuar gjithë energjinë tënde mendoj që je në një moshë më mirë martohu dhe bëj fëmijë se sa të vazhdosh”, u shpreh Albi ndaj konkurrentes.
Ndërkohë në rrjet kanë vërshuar komentet negative duke kërkuar që Albi të largohet nga juria për bullizëm ndërsa ndaj moderatores dojna Mema, duke qenë se asjo shpesh bën deklarata kundër seksizmit.
Kjo e fundit ka reaguar pas komenteve me anë të një postimi në Instastory duke thënë që ndodhet në një pozicion shumë delikat.
“Quhem Dojna Mema dhe jetoj ne nje vend ku s’eshte e thjeshte te jesh NJERI. Punoj ne televizon dhe kjo ka qene gjithmone endrra ime. Jam penduar pak, sepse eshte e veshtire te kesh nje pozicion publik ne nje vend jo-normal. Nje dite te shajne me liber shpie pse jep opinion tend (sepse s’je ti per te dhene mend) dhe diten tjeter te shajne prape pse nuk e dhe. Kam mbajtur gjithmone qendrime te forta mbi seksizmin, ne vendin e kohe nuk mjafton, sepse nese zgjedh te qendrosh neutrale nje here, ke qene fallco gjithmone. Prezantoj nje talent-shoë kercimi me nje juri dhe pozicioni im eshte shume delikat, por gjithmone asnjeanes. Jam sulmuar serisht, me po te njejten dhune verbale, por kam arritur ne nje pike qe per fat te keq vika me moshen, kur ti kupton se je bije e nje populli qe e stimulon vetem ndjenja e shemtuar e urrejtes. Quhem Dojna Mema dhe jashte nje spektakli ku kam nje pozicion asnjeanes, mendoj se çdo forme seksizmi duhet te marre pergjigjen qe meriton!?”, ka shkruar Dojna./ CNA.al