Connect with Us

Largimi nga Tirana, Dede i befason të gjithë me rrëfimin special: Ju tregoj çfarë ndodhi…

Sport

Largimi nga Tirana, Dede i befason të gjithë me rrëfimin special: Ju tregoj çfarë ndodhi…

Publikuar

-

Trajneri Nevil Dede foli pas largimit nga drejtimi i Tiranës, teksa tregoi edhe shkaqet e këtij divorci. Për “Supersport”, Dede tha se para ndeshjes kishte pasur një takim me presidentin Refik Halili, ku sipas tij nuk kishin përputhje të mendimeve në lidhje me formacionin për ndeshjen e Tiranës. Ai tha se gjithmonë për formacionin kishte vendosur vetë dhe nuk kishte pasur ndërhyrje përveç ditës së sotme.

ÇFARË NDODHI- Te të treja herët nuk e kam bërë unë skuadrën. Unë nuk vajta te Tirana nga rruga se isha pa punë. Drejtoja Kombëtaren e 19 vjeçarëve dhe vendosa të filloj një projekt të ri. Unë nuk i gjej dot të vërtetat. Nuk kam pasur asnjë takim dje me presidentin Halili. E vërtetat është që ne kemi punuar që pas derbit me Partizanin me skuadrën. Na mungonte Batha, ishte një humbje e rëndësishme.

Përveç atij mungonte edhe Giamfi. Kjo ishte pasqyra e skuadrës që kisha. N ë  këtë kuadër e përgatitëm ndeshjen me skuadrën që kisha,. Në momentin që shkova në stadium unë bëra zgjedhjet e mia. Në një bisedë me presidentin më thanë që nuk janë dakord me zgjedhjet e mia. Nga ana tjetër unë iu thashë që të bëhej kështu, dhe i thashë të largohem dhe të vazhdojnë rrugën e tyre, nëse mendojnë se mund të bëjnë më mirë. Unë i vlerësoj si të mirëqenë.

DORËHEQJE APO SHKARKIM? Kam vajtur te Tirana për të zhvilluar dhe për të dhënë frymëmarrje akademike dhe klubit. Gjeta lojtarë shumë të mirë me shumë cilësi. Kishim probleme me mungesat, mendoja që do të ishim të fortë dhe kompetitiv. Nuk ka asnjë penalitet klubi nga largimi im. Kam vajtur për të zhvilluar veten dhe klubin. Kontratën e firmosa të bardhë. Mendova më mirë t’iu jap frymëmarrje popullit të Tiranës, sesa lojtarëve që blihen nga jashtë.

KA NDËRHYRË PRESIDENTI NË FORMACION? Halili nuk ka ndërhyrë asnjëherë vetëm sot, që kishte mungesë të theksuar besimi. Nuk dua të bëhem precedent si trajner. Jeta do të vazhdojë. Kam qenë i detyruar të bëj formacionin në bazë të lojtarëve që kam pasur. Sot grupi ishte disi më i plotë dhe bëra ato zgjedhje.

NDRYSHIMET NË FORMACION? Nevil Dede nuk është më i madh se Tirana. Populli bardheblu është më i madh se çdo klub tjetër. Aseti më i madh i Tiranës është tifozët dhe akademia. Kemi shumë lojtarë të huaj që janë pjesë e kombëtareve respektive, por në fund mendoj që duhet t’i japim lojtarëve tanë.

MOSPËRPUTHJET- Unë mendova se njerëzit ndryshojnë me kalimin e kohës. Në fund fare nëse mungon besimi. Por kur e shikon që nuk ecën kështu, atëherë mbyllet këtu. Nuk ndajmë të njëjtat ide dhe këtu mbyllet gjithçka. Unë jam i kënaqur me lojtarët që kam stërvitur. Mund të luajë Muçi Çelhaka, apo edhe ndonjë tjetër nga jashtë.

Nuk flisnim me të njëjtën gjuhë dhe nuk kishim të njëjtën gjuhë me klubin. Unë mendova se do të kishim për dy vite një kontratë me projektin që kisha në mendje. Por nuk u realizua dhe e mbyllëm këtu.

 NDESHJA SOT- Ndeshjen e pashë si tifoz dhe mendoj se meritonim fitoren ne.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Surprizat në Europa League/ Slavia eliminon Leicesterin, Leverkuseni eliminohet nga Young Boys

Publikuar

-

Nga

Skuadra zvicerane, Young Boys, ka bërë befasinë e natës duke mposhtur Bayer Leverkusenin dhe duke e eliminuar nga Europa League, ndërsa Leicester ishte viktimë e Salvia Prague.

Young Boys kishin mposhtur Bayer Leverkusenin në ndeshjen e parë me rezultatin 4-3, por që pritej një rikthim i gjermanëve në ndeshjen kthyese.

Ishte Siebatcheu i cili shënoi golin e vetëm për Young Boys në min (43′). Skaudrat shkuan në pushime me avantazhin e zviceranëve. Ndeshje përfundoi, rezultati përfundimtar, Bayer Leverkusen 0-1 Young Boys.

Në anën tjetër, Leicesteri është shokuar në King Power Stadium nga skaudra çeke, Slavia Prague.

Pjesa e parë përfundoi pa gola në Angli, por çekët në pjesën e dytë shokuan anglezët. Ishte fillimisht Provod i cili shënoi në min (49′) për ti dhënë avantazhin Slavia Pragës.

Goditjen përfundimtare për Slavia Prague e dhe Sima në min (79′). Rezultati përfundimtar, Leicester City 0-2 Slavia Prague.

LEXO TE PLOTE

Sport

Milani kualifikohet me fat, ja të gjitha rezultatet e ndeshjeve në Europa League

Publikuar

-

Nga

Milan ka triumfuar duke eliminuar Crvena Zvezdan nga një duel i vështirë në kuadër të 1/16 të Europa League.

Edhe pse skaudrat u ndanë në barazim 1-1, Milani ka shënuar dy gola në Beograd, dhe me rregullin e golit mik kualifikohet me tej.

Ndërkaq, në ndeshjet e mbrëmjes, nuk pa pasur shumë surpriza, teksa këto janë të gjitha rezultatet:

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

17-vjeçari i Bayernit zgjedh kombëtaren e Gjermanisë

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi 17-vjeçar i Bayernit të Mynihut, Jamal Musiala, ka zgjedhur “Pancerat” dhe do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së trajnerit Joakim Lëv në ndeshjet e muajit mars. Lëv është takuar personalisht me lojtarin dhe me sa duket e ka bindur atë që të refuzojë çdo tentativë të Anglisë për të zgjedhur kombëtaren e “Tre Luanëve”.

Ky lajm është konfirmuar edhe nga vetë “Sky Sport” dhe “Bild” ditën e djeshme, të cilët janë shkruar se Musiala është i bindur edhe nga trajneri i Bajernit, Hansi Flik për të zgjedhur kombëtaren gjermane. Kujtojmë që lojtari luan prej dy sezonesh në Mynih dhe konsiderohet një nga lojtarët më premtues për të ardhmen në skuadrën e Bajernit të Mynihut.

Vetë lojtari pranoi dje për faqen zyrtare të federatës gjermane të futbollit se e kishte patur të vështirë për të zgjedhur kombëtaren e duhur. “Nuk ishte e lehtë të zgjidhje mes këtyre dy kombeve. Mendoj që kam bërë zgjedhjen e duhur, kam lindur në Gjermani dhe luaj prej disa kohësh këtu. Edhe pse në Angli jam rritur dhe kam hedhur hapat e para si lojtar. Mezi pres të veshë fanellën e “Pancerave”, do të jetë një ndjesi e veçantë”, tha Musiala.

I pyetur nëse kishte shpresë për të qenë një lojtar i kombëtares në Europian, talenti u shpreh: “Është një ëndërr që dua ta bëj realitet. Edhe pse duhet që më parë të ingranohem me skuadrën. Shpresoj shumë që të jem pjesë e Gjermanisë në një turne aq të madh. Më parë duhet të bind trajnerin Lëv, nuk do të jetë lehtë pasi në skuadër ka shumë lojtarë të mëdhenj. Këtë e di shumë mirë pasi shumë prej tyre luajnë te Bajerni. Të shohim se çfarë do të ndodhë”.

LEXO TE PLOTE