LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kolonel Sulaj u shua nga Covid/ Meta: Humbëm një nga intelektualët më të spikatur

25 Janar 2021, 17:22, Politikë CNA
Kolonel Sulaj u shua nga Covid/ Meta: Humbëm një nga

Presidenti Ilir Meta ka shprehur trishtim për ndarjen nga jeta të kolonelit Agim Sulaj.

Meta shprehet se Sulaj ishte një prej pedagogëve më të përgatitur për shumë breza ushtarakësh.

“Trishtues lajmi për ndarjen nga jeta të Kolonel Prof.As. Agim Sulaj, një prej pedagogëve më të vlerësuar për përgatitjen me profesionalizëm të shumë brezave ushtarakësh.

Forcat e Armatosura dhe bota akademike shqiptare humbën një nga intelektualët më të spikatur.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërme, kolegëve dhe nxënësve të tij!”/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga