LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kobina e konfirmon: Dua të rikthehem në Shqipëri

25 Janar 2021, 08:15, Sport CNA
Kobina e konfirmon: Dua të rikthehem në Shqipëri

Vinful Kobina do të dëshironte që në të ardhmen të kthehej përsëri për të luajtur te Tirana. Futbollisti u largua nga bardheblutë në fillimin e këtij sezoni për të nisur një etapë të re të karrierës në Egjipt. Një zgjedhje që e qajnë ende tifozët bardheblu, të cilët e kishin parë atë të bënte diferencën në shumë ndeshje të sezonit të kaluar.

Në një intervitsë në ?Zona Gol?, kobina tregoi ndryshimet mes dy kampionateve, si e ka parë nga larg Tiranën dhe cilat sipas tij janë problemet që kanë larguar kaq shumë ekipin nga kreu i rendijes.

?Ndjehem mirë, është një skuadër e re, një qytet i ri, një shtet i ri, një sfidë e re për mua. Por deri tani gjithçka është mirë, uroj që gjithçka të vazhdojë mirë.

Në Egjipt luajnë lojë më fizike, bëjnë shumë presing. Edhe në Shqipëri ka presing, por u pëlqen të luajnë më shumë topin. Kurse këtu ka më shumë kontakt, është një kampionat i vështirë.

Derbi? E kam parë. Nuk më pëlqeu që humbi Tirana, por është derbi, çfarë t?i bësh? Mendoj se luajtën mire. Por në fund jam i bindur se do të jetë gjithçka në rregull ka shumë të rinj në skuadër dhe u duhet kohë.

Problemi i Tiranës? Lojtarë të rinj, trajner i ri, nuk dua të hyj në detaje, por është futboll e gjera të tilla ndodhin. Trajneri i ri duhet të rregullojë disa gjëra. Problemi është se ka shumë lojtarë të rinj dhe duhet kohë të njihen. Ne fituam kampionatin dhe pritshmëria është e lartë dhe për këta të rinj të përshtaten nuk është e lehtë. Meqë janë kampionët, çdo klub që luan ndaj Tiranës është shumë i motivuar. Janë në vështirësi, por kanë lojtarë me eksperiencë që mund të ndryshojnë situatën, çdo gjë mund të ndodhë, por unë kam besim te ata.

Tirana përsëri kampione? Nuk dua të them asgjë, por do të jetë shumë e vështirë se e kam parë Vllazninë dhe po luan shumë mire. Tirana mund të arrijë vendin e dytë apo të tretë, nuk ka shumë diferencë dhe nuk është shumë e vështirë, me pak korrigjime mund të shkojë atje. Por nuk mund të them se do të mund të fitojnë titullin kampion.

Largimi nga Shqipëria nga çështja e pasaportës? Jo, ishin situata të tjera. Nuk kishte lidhje me çështjen e pasaportës, nuk dua të flas për këtë.

Do të më pëlqente të kthehesha përsëri. Më pëlqen Shqipëria, kampionati, më pëlqente Tirana e ?Fanatics?. Do të më pëlqente të kthesha dhe të mbaroja diçka të lënë përgjysëm?, tha Kobina.

Lajmet e fundit nga