Showbizz
“Kam marrë maksimumin”/ Fjoralba Ponari përfundon rrugëtimin e saj në “E Diell”

Moderatorja Fjoralba Ponari ka bërë të ditur lajmin se nuk do të jetë më pjesë e programit “E Diell”.
Me disa fjalë emocionuese, moderatorja ka falenderuar të gjtihë ata që e shoqëruan në rrugëtimin e saj në këtë program.
Ajo ka treguar se nga eksperienca e saj në E Diell, ka marrë maksimumin dhe është rritur shumë profesionalisht.
“Sot, teksa ndiqja nga ekrani finalen e “Beauty-t”, më pushtuan rrufeshëm sekuenca episodesh, momentesh, ndjesish… sepse bashkë me “Beauty-n”, sot finalizova në mënyrën më të mirë të mundshme dhe një eksperiencë timen 2-vjeçare me “E Diell”, emisionin që gjithmonë do të mbajë një vend special në zemrën time. Një program që më ka ndihmuar e që i kam marrë maksimumin teksa rritesha jo vetëm në profesion, por edhe si njeri. Për këtë i jam pafund mirënjohëse familjes “E Diell”,ka shkruar Fjoralba.
Kujtojmë se ajo vazhdon të jetë pjesë e ekranit me një tjetër emision, “Më thuaj një dëshirë”, që ka rezultuar i suksesshëm./ CNA.al