LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbja dhe largimi i Dedes, Osmani: I marr unë përgjegjësitë

25 Janar 2021, 15:04, Sport CNA
Humbja dhe largimi i Dedes, Osmani: I marr unë përgjegjësitë

Drejtori sportiv i Tiranës, Tefik Osmani, drejtoi sot bardheblutë, në humbjen 0-1 ndaj Laçit. Korçarit iu besua ky post, pas largimit të teknikut Dede disa minuta para startit të sfidës. Në prononcimin për ?Gol pas Goli?, Osmani u shpreh:

ÇFARË NDODHI ME DEDEN? E di që të gjithë njerëzit mezi kanë pritur që të mbarojë ndeshja, unë e marr përsipër që në ditët në vazhdim do të dal dhe do të sqaroj gjithçka çfarë ka ndodhur.

HUMBJA- E marr unë përgjegjësinë e ndeshjes sot, unë nuk i trembem përgjegjësive. Nuk ka asnjë tjetër përgjegjësi për këtë humbje me Laçin.

RAPORTI DEDE-HALILI- Unë e thashë, deri sa kam dalë këtu, do të dal në ditët në vazhdim dhe do të sqaroj gjithçka. Kam dalë këtu që të them 2 fjalë, aq sa unë kuptoj nga futbolli për ndeshjen e sotme.

TRAJNERI I RI I TIRANËS- Të jeni të sigurtë që unë nuk largohem nga përgjegjësitë. Ne kemi një staf, është një president. Unë besoj shumë, dua t?i falenderoj, vërtet kanë punuar dhe më kanë ndihmuar shumë.

NDRYSHIMI NË FORMACION 5 MINUTA PARA NDESHJES- Unë e di ku doni të dilni. Ne kërkonim që sot të ishte një ndeshje, që në rast humbje na rrezikonte shumë për objektivin e madh dhe e dinim që duhej të fitonim me patjetër. Futja e Danson na dha më shumë forcë në fazën sulmuese.

Ne nuk dorëzohemi kurrë, edhe unë, edhe klubi që më ka emëruar mua. Duroni deri nesër dhe pasnesër për vendimin?, u shpreh Osmani.

Lajmet e fundit nga