Vetingu
Gjobiti deputeten e Ramës për shpifje/ Gjyqtari që liroi të dyshuarin për vrasje, në Gjykatën e Lartë

Gjyqtari i Fierit, Engert Pëllumbi, prej më shumë se gjashtë muaj, po hetohet nga Vettingu.
Pëllumbi nuk është emër i panjohur, pasi në vitin 2011, gjobiti për shpifje, deputeten e Partisë Socialiste Ermonela Felaj.
10 milionë lekë ishte vendimi që mori gjyqtari Pëllumbi, si dënim ndaj deputetes socialiste Felaj, më qëllim që të dëmshpërblejë kompaninë “Ferar” për dëmin që i ka shkaktuar për deklaratat e saj në një konferencën për shtyp para selisë së PS-së.
Por, i njëjti gjyqtar është kontestuar nga ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, për shkelje të ligjit, pasi për një person të dyshuar për vrasje e ka lënë me masën « detyrim paraqitje ».
Ngjarja ka lidhje me ndalimin e shtetasit H. Meçanaj, nga Policia e Shtetit me datë 04.03.2013, i akuzuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal, pasi dyshohej se kishte vrarë nga pakujdesia shtetasin M. Lulaj me banim në Hambaraj, Fier. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në Burg”. Ndërsa, Gjykata e shkallës së parë Fier me vendim Nr. 256 datë 08.03.2014 të gjyqtarit Engert Pëllumbi ka vendosur masën e sigurisë, “Detyrim i paraqitjes tek oficeri i policisë gjyqësore”.
Të paktën këto dy raste që kanë kaluar nga duart e gjyqtarit Pëllumbi kanë gjetur hapësirë në media. Sa i përket aspektit të pasurisë, rezulton se gjyqtari Engert Pëllumbi, bën tre punë njëherësh, në një kohë kur gjykatat janë zbrazur nga Vettingu.
Ai përfiton të ardhura si gjyqtar apo më vonë edhe ndihmës-magjistrat në Gjykatën e Lartë, si, mësimdhënies pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, si lehtësues në programin e trajnimeve nga Shkolla e Magjistraturës apo dhe si ekspert. Gjithashtu të ardhura ka përfituar edhe nga trajnime të ndryshme jashtë vendit.
Në vitin 2017, gjyqtari Pëllumbi ka arritur të depërtojë në Gjykatën e Lartë si ndihmës-mgjistrat.
Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Engert Pëllumbi.
Viti 2010 (Deklarata fillestare)
Llogari kursimi, 180 000 lekë.
Të ardhura nga bursa në Shkollën e Magjistraturës, 42 500 lekë.
Shpenzime për Master, 50 000 lekë.
Viti 2010
Llogaria rrjedhëse shtuar me 230 000 lekë.
Llogaria rrjedhëse, pakësuar me 90 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë, 85 000 lekë.
Viti 2011
Llogari bankare në shumat, 339 000 lekë dhe 24 970 lekë.
Blerë autoveturë Volsvagen Polo Sedan, 5 000 euro, shumë kjo dhurues subjektit deklarues nga babai.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë, 808 108 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Fier, 24 970 lekë.
Viti 2012
Llogari rrjedhëse pakësuar me 339 000 lekë dhe 24 970 lekë.
Llogari rrjedhëse shtuar me 70 140 21 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Fier, 878 637 lekë.
Viti 2013
Llogari rrjedhëse shtuar me 90 356 63 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Fier, 844 397 lekë.
Viti 2014
Llogari rrjedhëse shtuar me 110 312 7 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Fier, 1 050 105 lekë.
Viti 2015
Llogari rrjedhëse shtuar me 455 050 35 lekë.
Llogari rrjedhëse pakësuar me 270 710 8 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Fier, 1 027 706 lekë.
Viti 2016
Llogari rrjedhëse shtuar me 215 183 79 lekë.
Llogari rrjedhëse shtuar me 43 820 72 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Fier, 1 053 410 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagog në Universitetin e Elbasanit, 41 820 lekë.
Shpenzime për qiranë e ap në Fier, 17 000 lekë në muaj.
Viti 2017
Llogari rrjedhëse shtuar me 220 062 88 lekë.
Llogari rrjedhëse shtuar me 6 899 57 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Fier, 158 773 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si ndihmësmagjistrat në Gjykatën e Lartë, 979 378 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues, nga shpërblimi si lehtësues në Shkollën e Magjistraturës, 22 117 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagog në Universitetin e Elbasanit, 69 477 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga fondacioni Hans siedel në Shqipëri për angazhimin si lektor, në seminarin e organizuar në Gjykatën e Fierit, 8 500 lekë.
Shpenzime për qiranë e një ap në Fir, 17 000 lekë në muaj.
Viti 2018
Llogari rrjedhëse pakësuar me 889 964 52 lekë.
Llogari rrjedhëse shtuar me 84 672 39 lekë.
Llogari rrjedhëse e pagës, 850 472 lekë.
Gjendje kesh shtuar me 350 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si ndihmësmagjistrat në Gjykatën e Lartë, 1 219 296 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues, nga shpërblimi si lehtësues në Shkollën e Magjistraturës, 103 965 25 lekë.
Shepnzime udhëtime të subjektit deklarues, paguar nga ambasada e SHBA, në Maqedoni, për pjeëmarrjen në një aktivitet në Ohër, 12 592 28 leekë.
Dieta të subjektit deklarues, nga Gjykata e Lartë për pjesëmarrje në një konferencë në Shkup, 50 euro.
Dieta të subjektit deklarues, nga Fondacioni Gjerman IRZ, për pjesëmarrje në një intership në Gjermani, 220 euro./CNA.al