Premier Liga
E bujshme nga Anglia/ Çelsi merr vendimin e papritur për Lampardin, ja kush do të jetë trajneri i ri

Ecuria e Çelsit në këtë sezon ka lënë shumë për të dëshiruar. Blutë e nisën mirë sezonin, por ndeshje pas ndeshje erdhën vetëm zhgënjime. Edhe pse klubi investoi plot 220 milionë paund në merkato duke transferuar lojtarë si Verner, Havertz apo Zijek, sërish trajneri Frenk Lampard nuk ia doli të përfitonte.
Kështu, duke qenë se është bërë edhe trajneri me mesataren më të ulët për ndeshje (1.67) që nga koha kur Roman Abramoviç mori klubin në vitin 2003, ish-futbollisti do të mbajë të gjithë përgjegjësitë. Në Angli janë të sigurt se Lampard do të shkarkohet, edhe pse fitoi dje ndaj Luton në FA Cup, ndërsa në vendin e tij do të emërohet Tomas Tuhel.
Gjermani sapo u shkarkua nga PSG, megjithatë londinezët e shohin si njeriun e duhur për të menaxhuar grupin e futbollistëve, teksa mund t’iu marrë patriotëve si Verner dhe Havertz më të mirën.
Premier Liga
VIDEO/ Barazim shterpë, Chelsea bën “paqe” me Manchester United! City më pranë titullit

Chelsea dhe Manchester United janë ndarë në paqe 0-0 në super duelin e kësaj fundjave në Premier League. Ndonëse një ndeshje e shumë luftuar dhe e shumëpritur nga tifozët e lojës më të dashur me top, ky takim përfundoi me rrjeta të paprekura.
Ekipet lanë pak hapësira në fushën e lojë dhe rastet për shënim ishin të pakta, por duhet theksuar se të dyja vinin të lodhura pas përballjeve që kishin në mesjavë në arenën ndërkombëtare.
Ky barazim, megjithatë nuk i shërben asnjë prej ekipeve, duke bërë që Manchester City të vijojë i pashqetësuar me 12 pikë para United.