Politikë
Basha publikon videon dhe del ‘garant’/ Do të presim lidhjet e mafies me shtetin

Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar videon ndërsa nuk kursen as akuzat ngda kryeministrit Edi Rama.
Sipas Bashës, Rama e ka mendjen të shtojë pasuritë dhe nuk iu bie në mend për njerëzit. Kryedemokrati zotohet se me ardhjene tij në qeveri do të presin lidhjet e mafies me shtetin.
“Rama dhe marionetat e tij e kanë mendjen të shtojnë pasurinë e tyre me mafien. Atyre as që u bie në mend për njerëzit.
Së bashku, ne do të sjellim ndryshimin. Do të presim lidhjet e mafies me shtetin, do të largojmë Ramën dhe marionetat e tij e do të sjellim një qeveri që kujdeset për familjet shqiptare”, shkruan Basha./CNA.al