Connect with Us

Basha lexon përalla në shtrat/ Rrjeti “shpërthen” në meme

Aktualitet

Basha lexon përalla në shtrat/ Rrjeti “shpërthen” në meme

Publikuar

-

Mbrëmjen e djeshme kreu i PD, Lulzim Basha publikoi një foto me vajzën e tij, duke i lexuar një libër në shtrat, për të treguar se është një baba i kujdesshëm dhe familjar i devotshëm.

Menjëherë pas kësaj fotoje, rrjeti ka “shpërthyer” në meme që ironizojnë Bashën dhe situatën politike në të cilën ndodhet vendi.

Fotot me Bashën duke i lexuar përalla personazheve të ndryshëm politikë kanë bërë xhiron e rrjetit.

Komentuesit janë tallur me këtë foto të Bashës i cili përmes saj po kërkon të reklamojë diçka familjare, në një kohë kur jemi 3 muaj larg zgjedhjeve dhe ai pretendon që të jetë kryeministri i ardhshëm/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Aktualitet

Najada Çomo në listat e PS/ Kikia: Kemi humbur një mjeke që i duhet sistemit të shëndetësisë

Publikuar

-

Nga

Gazetari Mentor Kikia ka reaguar lidhur me kandidimin e mjekes Najada Çomo në listat e PS.

Kikia thekson se sot ne kemi humbur një mjeke që i duhet sistemit të shëndetësisë, dhe kemi fituar një politikane që s’ka ç’i bën hiç sistemit politik. Gazetari shprehet i sigurt se edhe nëse mjekja e ka për mision, nuk do të mund të shërojë asnjë plagë nga trupi i kësaj politike.

“Politika e sëmurë dhe shpresa tek doktorët elektoralë. Pashë shumë fyerje e sharje ndaj doktoreshës së njohur Najada Çomo, në rrjet, pse ajo vendosi të heqë bluzën e bardhë dhe ti drejtohet fushë-betejës së politikës. Nuk është e para, e nuk do të jetë as e fundit, as majtas e as djathtas.
Pa asnjë dyshim, sot ne kemi humbur një mjeke që i duhet sistemit të shëndetësisë, dhe kemi fituar një politikane që s’ka ç’i bën hiç sistemit politik. Por është e drejtë e saj të zgjedhë çfarë do të bëjë me karrierën e saj.

Zoti Rama tha se doktoreshë Najada do të vijë që të mos bëhet një nga deputetët e radhës, por të ndikojë që të tjerët të bëhen si ajo. Nëse edhe vetë doktoresha mendon kështu, atëherë mendoj se duhet ta sigurojmë se e ka të humbur betejën.
Nuk është herë e parë që politika u hap derën njerëzve që nuk kanë qenë pjesë aktive e saj. 8 vjet më parë PS mori borxh shumë njerëz nga shoqëria civile. Më herët PD kishte bërë të njëjtën gjë me KOP-in. U shtua numri i grave, duke thënë se ato do ta zbusin politikën, do ta bëjmë ne qytetare, më civile etj etj.
Por asgjë nuk ndodhi.

Këta njerëz që u “importuan” vetëm për qëllime elektorale, ose u bënë më keq se ata që gjetën në parlament, ose nuk mund të bëjnë asgjë, pasi askush nuk i dëgjoi. Ndaj unë sot nuk u bashkohen atyre që e shigjetojnë doktoreshën pse dëshiron ti futet politikës, por jam i bindur se doktoresha, edhe nëse e ka për mision, nuk do të mund të shërojë asnjë plagë nga trupi i kësaj politike”, shkruan Kikia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Largimi i Tritan Kalos/ Brataj: Zgjedhje personale, ka mijra ekspertë të tjerë

Publikuar

-

Nga

U shfaq entuziast për rënien e shifrave/ Brataj reagon pas “kryqëzimit”

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka komentuar largimin e mjekut Trita Kalo nga Komiteti i Ekspertëve.

Brataj tha se largimi i Tritan Kalo ishte një zgjedhje personale, për të cilën ai i shpjegoi arsyet. Ndër të tjera Brataj shtoi se Kalo ka dhënë dhe vazhdon të japë kontributin e tij gjatë gjithë jetës, por ekspertë ka pafund.

“Largimi i Tritan Kalo, zgjedhje personale. Kalo i shpjegoi arsyet e largimit nga Komiteti. Kalo ka dhënë kontribut gjatë gjithë jetës, por ka dhe mijra ekspertë të tjerë.”-u shpreh ai në intervistë për News 24./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Falsifikonin vaksinat anti-Covid/ Arrestohen 80 persona

Publikuar

-

Nga

Falsifikonin vaksinat anti-Covid/ Arrestohen 80 persona

Mbi dy mijë doza të vaksinës anticovid të falsifikuara janë sekuestruar në Kinë dhe në Afrikën e Jugut.

Lajmi është bërë i ditur nga Interpol, i cili dhe më herët ka ngritur alarmin se vaksinat do të ishin objektiv kryesor për organizatat kriminale.

Rreth 400 ampula, ekuivalente me rreth 2,400 doza të vaksinës se rreme u gjetën në një depo në Kinë së bashku me një sasi të madhe maskash. Policia arrestoi 80 persona në një fabrikë që pretendohet se prodhonte vaksinë false.

LEXO EDHE:  Basha braktisi tezat e PD-së/ Hajdari: E kam mbështetur, por gaboi me drejtimin e Partisë

LEXO EDHE:  Gjekmarkaj tregon, se si mund të shpëtojë PD-ja nga Basha

Hetimet vazhdojnë dhe Interpol po merr gjithashtu raporte shtesë të shpërndarjes të vaksinave false dhe përpjekjeve të mashtrimit që synojnë organet shëndetësore, të tilla si shtëpitë e të moshuarve./CNA.al

LEXO TE PLOTE